Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Urdhri profesional i inxhinierit, shkatërrimi i inxhinierisë

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Urdhri profesional i inxhinierit, shkatërrimi i inxhinierisë

Nga: Dëshira Mena

Një draft i propozuar nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, kërkon të përfshihen në një urdhër profesional të gjithë inxhinierët, por nuk është parë e arsyeshme të pyeten inxhinierët. Ky është realiteti, me të cilin po përballen sot inxhinierët dhe të cilin po e kundërshtojnë me forcë. Kur e lexon titullin në pamje të parë duket si një iniciativë e rregullt dhe jo problematike. Por, në fakt UPI është një shkatërrim që po i bëhet profesionit të inxhinierit. Çdokush me të drejtë do të pyesë PSE JO?

  1. Jep pushtet me ligj për një grup të paracaktuar njerëzish që janë pikërisht autorët e Urdhrit (që këtu kuptohet kujt i shërben).
  2. Vë në rrezik të përjetshëm profesionin e inxhinierit duke e varur atë në duart e Këshillit Drejtues të UPI (pra, të një grupi të vogël individësh, të cilët janë profesionistë si vetë anëtarët e tij duke pasur konflikt të hapur interesi).
  3. UPI i ka dhënë të drejtë vetes të shfuqizojë të gjitha licencat e lëshuara deri tani (me të cilat po punojnë inxhinierët brenda dhe jashtë vendit) dhe detyron të gjithë inxhinierët të regjistrohen në regjistrin e tij si i vetmi dokument, me të cilin mund të ushtrosh të drejtën e inxhinierit.
  4. UPI kërkon të mbyllen të gjitha strukturat shtetërore që operojnë sot në shërbim të sektorit inxhinierik dhe jo vetëm edhe të ndërtimit në tërësi dhe të kalojnë në duart e UPI-t, duke ulur nivelin e sigurisë dhe garancinë e një klime të barabartë për të gjithë operatorët në këto aktivitete.
  5. UPI do organizojë “Provimin e shtetit” për të gjithë inxhinierët e sapo diplomuar duke anashkaluar kështu Institucionet Universitare, për të cilët gjithashtu UPI ka menduar që t’ju imponojë edhe Kurrikulat Universitare që këto universitete duhet të aplikojnë !!!!!
  6. Pasi inxhinieri ka kaluar filtrin e parë të Provimit të Shtetit, ai është i detyruar t’i nënshtrohet herë pas here (kur e shikon UPI të arsyeshme) Testimit të Përditësimit të Njohurive, i cili gjithashtu mund të të penalizojë në ushtrimin e profesionit, duke të kufizuar fushën e aktivitetit ose duke të fshirë emrin nga regjistri i UPI që praktikisht kjo të heq të drejtën e ushtrimit të profesionit, pra, bukën e gojës për atë familje.
  7. Jo vetëm kaq por edhe në rastet kur i ke kaluar tashmë këto faza (të cilat janë shumë problematike dhe lënë shteg për abuzim, korrupsion, seleksionim të pandershëm të profesionistëve etj.), UPI me anë të autoritetit që mbart Komisioni i Disiplinës, kur merr një ankesë nga çdo anëtar, koleg apo klient i çfarëdoshëm, bën shqyrtimin e kërkesës dhe merr masa penalizuese për inxhinierin deri në heqjen e emrit nga regjistri, pra, i heq të drejtën e ushtrimit të profesionit. Kjo lë shteg për prishje të klimës së tregut të lirë dhe monopolizim të profesionit të inxhinierit, dhe jo vetëm edhe të kompanive të ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin e tyre bazuar në licencat e inxhinierëve përkatës, nën pushtetin e një grupi njerëzish të vetëshpallur me ligj të organizatës së UPI-t.
  8. Për të bërë kalimin e kompetencave nga organet shtetërore në duart e UPI-t, vetëm vitin e parë nga buxheti i shtetit do të konsumohen 1.103.320 euro, që do t’jua bëjmë dhuratë me taksat tona, kandidatëve për drejtimin e UPI-t.

DHE KY ËSHTË VETËM FILLIMI! DHE KY ËSHTË VETËM FILLIMI!

Për të gjitha këto dhe në respekt të detyrës ndaj qytetarëve që i kanë zgjedhur, ftojmë të gjithë anëtarët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, të votojnë kundër këtij projektligji, duke u dhënë shpresë qytetarëve që KY VEND BEHET. Në emër të inxhinierëve që e kundërshtojnë këtë urdhër.

*Inxhiniere elektrike/Elektronikë/ Telekomunikacion

Tags: Dëshira Menainxhinier

TË LIDHURA

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia
Editorial - Opinione

Selami Jenishehri zbulon “recetën” se si mundet Serbia

11:53 | 03/06/2025
Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet
Politikë

Parlamenti u mbyll pas 15 minutash, Berisha: Bodrum i mafias! Seancë ndër më të turpshmet

12:33 | 29/05/2025
Next Post
Abuzimi me tenderat/SPAK jep pretencën, ja sa vite burg kërkon për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Shtyhet gjyqi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Sri Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Sri Lanka shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Integrimi i Shqipërisë në BE/Joseph Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

Integrimi i Shqipërisë në BE/Joseph Borrell: Po mbështesim me përkushtim Ballkanin Perëndimor

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025




TË FUNDIT

Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin
Bota

Spiun për BIA-n serbe, gjykata në Prishtinë dënon ish-policin

by mirseda
15:16 | 05/06/2025
0

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me pesë vjet burgim Aleksandar Vllajiqin, ish-zyrtar i Policisë së Kosovës,...

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

Kuqezinjtë vijojnë përgatitjet, Manaj stërvitet i vetëm larg grupit

15:07 | 05/06/2025
“Mos më prek Valbonën”/ Laert Vasili i jep sinjale për ribashkim gazetares?

“Mos më prek Valbonën”/ Laert Vasili i jep sinjale për ribashkim gazetares?

14:55 | 05/06/2025
Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

Ekspozita më e re në Galerinë “GOCAT” që të bën të mendosh se sa të ngjashëm dhe të ndryshëm jemi

14:44 | 05/06/2025
“Dje isha mbret, sot nuk di asgjë për futbollin”, rrëfimi i trajnerit të Serbisë

“Dje isha mbret, sot nuk di asgjë për futbollin”, rrëfimi i trajnerit të Serbisë

14:33 | 05/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com