Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Babo mes falenderimit dhe mërzisë!

3 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Babo mes falenderimit dhe mërzisë!

Nga: Agron Gjekmarkaj

Sot qe një ditë e hareshme per grupin socialist. Pas javesh plot mundime që i tregohen nates së varrit, kaluan orë të qeta ku gjumi ishte gjumë shelegu e gerrhima -gerrhimë shlodhjeje. Ëndrra me mirazhe panë sikur Babo i kishte ftuar të gjithë në Surrel dhe me doren e vet u mbushte gotat e u gatuante ! Secilit i thoshte: ha merr, nginju, mos kurse.

U  zgjuan në mengjes pak të muavitur nga perqafimi me jastekun, po secili prej tyre ndihej i dlirtë e i lehtë si flutur.

Pak uri i cimbiste dhe therje në mide. Dy feta buk pak djath e një gotë qumesht u ra butë ndersa kafeja edhe më jua qetoi trazimin.

Ditë e ditë që kerkonin, lypnin dhe gjenin emra per President, bam e-mail e bam me zarfe. Lodhja e preukupimi sepse Babo gjithçka kishte lënë në doren e tyre kishte bërë te veten! Ai, ata pyet gjithmonë. Nuk jua prish kurrë. Ca ishin hequr. Ndonjë kishte prerje oreksi. Pagjumësi po e po.

Taos i kishin rënë rrathet poshtë syrit dhe mendimet në hermetizem ishin çimentuar.

Mbrëme u mblodhen ashtu, jakë jakë, solemn e madheshtorë pasi nga pas oborrit të selisë së PS-së shkarkuan karrocat, zetoret, kuajt e gomeret me emrat e shumtë që kishin mbledhur.

Babo në fillim u merzit tha kush i hap të gjitha megjithëse dy tre nga ministrat u vetëofruan për ta bërë atë punë !

Ta bëjme me short tha hapim vetem 100 ! U tha u bë se fjalë e Babos është ligj. Ajo thyen gur e koka armiqsh. Zemra mbush me hove e gezim. Ambicje frymezon si askush. Ganxhë hekuri është ajo per karriera të gjata. Lum kush e kupton, lum kush i beson, lum kush e zbaton. U hap e para ! Barjami thanë një zëri! U hap e dyta e treta e njezeta, prapë Barjami deri tek e njeqinda kudo Barjami. Në sallë ra heshtja. Merrni kuturu tha Babo edhe 10 të tjera ! U hapen edhe ato perseri doli Barjami.

Mjekrren kroi Babo. Heshtja ra kudo si muzg. Nuk pipetinte as zog as sorrë. Damo desh të kollitej por e kaperdiu duke u skuqur deri tek qepiket si barbun. Nuk thyhej ajo qetesi historike. Teksa frymarrja pezull rrinte Babo vendosi të fliste me fjalë që në ndergjegjet e Kryesise skaliteshin si urdheresat e Moisiut në gurë! Ai tha “e kam enderruar ketë ditë. Populli mendon si unë, Partia mendon si unë, Kryesia po. Ju e kishit kuptuar që unë doja Barjamin dhe unë po kaq që ju atë donit. Ky është uniteti, simbioza që armiqtë na e kanë zili. Çelsi i sukseseve tona. Erdhi dita që Pandi, Fatmiri, Braçe, Mimi, Ditmiri të mendojnë si unë dhe Bora.

Të keqin të na marrin hasmit. Sonte vazhdoi do e therras Bajramin e Republikes në zyrë, ti japë ca keshilla e ta shohë mbarë vegjelia kush i darovit keto punë”! U tha u bë. Njerzia gjet paqen e mbrothesinë. Bajrami vajti, urtë e butë ngarkuar me mirnjohje. Nga dje Babo është bërë edhe guide shpirterore si Ajatollah Komeini i cili është mbi Presidentin. Ndaj sot mbledhja që një formalitet dashurie e mirnjohje. Babo u dha doren. Ndonjerit i rrahu shpatullat. Me Nikon, Olten dhe Mimin u ndal në menyrë veçantë, “ju rritet një gjeneral dhe i dhatë vendit një President mbi palet, mirnjohja ime nuk do tu braktisë”! Mimi psheretiu eh Bajro Bajro i vogel mu duke i madh me dole. Babo la me butësi por pa ekivok  porosinë “të gjithë në rresht sonte per votimin se perndryshe e dini vetë ju more firauner se sa ç’është e pamatë dashuria ime që shpon malet, epokat po kaq zemerimi”!

Deputet e jugut miratuan me kokë, Baçi do bënet se s’bën. Ua tha klotilda qyqja si ore nuk do ta votojmë Bomin. Ata të Vlores o Babo, quaje të bërë Barjamin. Por njerzit e keqinj që mos befshin hajer fusin gurë në rrota. Presidenti në largim Meta iku në Stamboll dhe nuk degjon të kthehet. Kushtetuta e do pa grada. Babo është zymtuar perseri. Nuk pipetin as miza. Ai kishte porositur që vigjilenca ndaj armikut të brendshem asnjë çast të mos binte por keta e kishin nenvleftesuar ”kaçakun”. Ai të pakten deri tani ka marrë me vete çelsin e Kushtetutes dhe ju thotë na hipni ketu e shihni Stambollin more edepsezer dhe ju nxjerr gjuhen.  Babo këtë merzi nuk e kishte parashikuar. Por ai ashtu siç drejtoi barken e Turit mes tallazeve do ta nxjerrë sonte Bajramin në breg. Grupi shyqyr që bëri mengjes të mire se sot ska më buk as ujë. Kujt i hahet e kujt i pihet kur Babo është i zymtuar xhanem?!!

Tags: Agron Gjekmarkaj

TË LIDHURA

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane
Editorial - Opinione

Zvicra ngre alarmin: Importin e kok**nës në Europë e kontrollon mafia shqiptare, financohet nga mafia italiane

08:53 | 26/05/2025
💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?
Analizë

💸 Pse rrogat rriten në letra, por varfëria rritet në realitet?

22:32 | 19/05/2025
Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa
Editorial - Opinione

Beteja për çlirimin e demokracisë sapo ka filluar,shprehet:Ardi Stefa

22:17 | 17/05/2025
Next Post
Presidenti i Ukrainës flet të martën në Kuvendin e Shqipërisë

Zelensky u kërkon kryebashkiakëve amerikanë të ndërpresin lidhjet me Rusinë

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

Meta firmos nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begaj

Meta firmos nga Stambolli dekretin për lirimin nga detyra të gjeneralit Bajram Begaj

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025




TË FUNDIT

Pjesë e grupit të fuqishëm kriminal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë
Aktualitet

Pjesë e grupit të fuqishëm kriminal, arrestohet 44-vjeçari në Belgjikë

by mirseda
09:39 | 28/05/2025
0

Policia e Shtetit/Vijojnë bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, në kuadër të operacionit të koduar “Ura”. Kjo...

Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë

Xhaferri: Urimi i SHBA ishte i ftohtë

09:36 | 28/05/2025
Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

Zbuloni katër pijet më të njohura që përshpejtojnë metabolizmin

09:28 | 28/05/2025
Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

Tre të akuzuarit për vr*sjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj mbeten në burg

09:26 | 28/05/2025
Merz në Finlandë: Europa duhet të jetë e përgatitur që ta mbështesë Ukrainën më gjatë

Merz në Finlandë: Europa duhet të jetë e përgatitur që ta mbështesë Ukrainën më gjatë

09:03 | 28/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com