Kryeministri polak Mateusz Morawiecki akuzoi të mërkurën Rusinë, për një “sulm të drejtpërdrejtë” ndaj vendit të tij, duke ndërprerë furnizimin me gaz.
Duke folur në dhomën e ulët të Parlamentit të Polonisë, Morawiecki u përpoq të qetësonte ligjvënësit për rritjen e furnizimit përmes tubacioneve të tjera dhe që vjen në vjeshtë; “Polonia nuk do të ketë nevojë për gazin rus”.
“Ky është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj Polonisë… por ne ishim duke u përgatitur deri në atë pikë”.
Ai njoftoi se terminali Świnoujście i Polonisë është funksional, dhe do të zgjerojë prodhimin e tij nga gjashtë miliardë metra kub LNG (gaz natyror i lëngshëm) në shtatë deri në tetë miliardë metra kub. Morawiecki vuri në dukje gjithashtu se një tubacion i ri gazi në ndërtim në Norvegji i quajtur Gazsjellësi Baltik do të përfundojë brenda tre muajsh, i cili do të pompojë 10 miliardë metra kub LNG në Poloni.
“Një tubacion i ri ndërkufitar në ndërtim e sipër me Sllovakinë, do të pompojë më shumë se pesë miliardë metra kub LNG sapo të përfundojë”, tha ai.
Polonia ka gjithashtu interkoneksione me Gjermaninë dhe Republikën Çeke dhe “në pak ditë, ne do të hapim një interkonektor me Lituaninë”, shtoi ai.
“Ne nuk do të përkulemi para këtij shantazhi. Dua të siguroj bashkëqytetarët e mi se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin nuk do të ndikojnë në situatën në Poloni. Rusia jo vetëm që kreu një sulm brutal, vrasës në Ukrainë, por gjithashtu sulmoi energjinë dhe sigurinë ushqimore”, tha ai.
“Ukraina është në vijën e parë. Ne, të gjitha vendet evropiane, duhet të jemi të vetëdijshëm se kjo është një luftë për paqe, një luftë për sovranitet, një luftë për siguri dhe nuk duhet të përkulemi”, tha ai.
Burimi i lajmit: CNN. Përshtatur nga Tirana Today