Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

40 milionë vite më parë, Ballkani ka qenë një kontinent më vete

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
40 milionë vite më parë, Ballkani ka qenë një kontinent më vete

Një kontinent me një lartësi mesatare që ka ekzistuar rreth 40 milionë vjet më parë, dhe që ishte shtëpia e kafshëve ekzotike, mund t’i ketë “hapur rrugën” gjitarëve aziatikë që të kolonizojnë Evropën Jugore, sugjeron një studim i ri.

I pozicionuar midis Evropës, Afrikës dhe Azisë, ky kontinent i harruar – të cilin studiuesit e kanë quajtur “Ballkanatolia” – u shndërrua në një portë midis Azisë dhe Evropës kur ranë nivelet e detit dhe u formua një urë tokësore, rreth 34 milionë vjet më parë.

“Se kur dhe si mbërriti vala e parë e gjitarëve aziatikë në Evropën Juglindore, kjo nuk është kuptuar aq qartë”-shkruajnë paleogjeologu Aleksis Liht dhe kolegët në studimin e tyre të ri.

Por rezultati nuk ishte aspak dramatik.

Rreth 34 milionë vjet më parë, në fund të epokës së Eocenit, një numër i madh gjitarësh vendas u zhdukën nga Evropa Perëndimore, ndërsa aty u shfaqën gjitarë të rinj nga Azia në një shfarosje të papritur që tani njihet si “Grande Coupure”.

Por zbulimet e fundit fosile në Ballkan, e kanë ndryshuar atë afat kohor, duke treguar një bio-rajon “të veçantë”, që duket se u dha mundësi gjitarëve aziatikë të kolonizojnë Evropën Juglindore 5-10 milionë vjet para se të ndodhte “Grande Coupure”.

Për ta hetuar këtë çështje, Liht i Qendrës Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore, dhe kolegët rishqyrtuan provat nga të gjitha vendet e njohura fosile në këtë zonë, e cila mbulon gadishullin e sotëm Ballkanik dhe Anadollin, pjesën më perëndimore të Azisë.

Mosha gjeologjike e këtyre vendeve u rishikua bazuar në të dhënat aktuale gjeologjike. Po ashtu ekipi rindërtoi ndryshimet paleogjeografike që ndodhën në rajon, që ka një “histori komplekse të mbytjeve dhe rishfaqjes episodike të territoreve të caktuara”.

Ajo që ata gjetën, sugjeron se Ballkani ka shërbyer si një trampolinë që kafshët të zhvendoseshin nga Azia në Evropën Perëndimore, me transformimin e tokës së lashtë nga kontinenti i pavarur në njëurë tokësore, e cila përkon me disa “ndryshime dramatike paleogjeografike”.

Studimi zbuloi se rreth 50 milionë vjet më parë, Ballkani ishte një arkipelag i izoluar, i ndarë nga kontinentet fqinje, ku lulëzoi një koleksion unik kafshësh që ishin të ndryshme nga ato të Evropës dhe Azisë Lindore.

Më pas, një kombinim i rënies së nivelit të detit, rritjes së shtresave të akullit të Antarktidës dhe zhvendosjeve tektonike, e lidhën kontinentin e Ballkanit me Evropën Perëndimore, 40 deri në 34 milionë vjet më parë. Ky zhvillim i dha mundësi gjitarëve aziatikë, përfshirë brejtësit dhe gjitarët katërthundrakë që të zhvendoseshin drejt perëndimit dhe të pushtonin Ballkanin, tregojnë të dhënat fosile.

Liht dhe kolegët e tij zbuluan gjithashtu fragmente të një kocke nofulle, e cila i përkiste një kafshe të ngjashme me rinocerontin në një sit të ri me fosile në Turqi, të cilin ata e datuan rreth 38 deri në 35 milionë vjet më parë. Fosili është ndoshta thundraku më i vjetër aziatik i zbuluar në Anadoll deri më sot, dhe i paraprin me të paktën 1.5 milion vjet “Grande Coupure”, gjë që sugjeron se gjitarët aziatikë ishin duke rrugëtuar në atë kohë drejt Evropës nëpërmjet Ballkanit.

Kjo rrugë jugore drejt Evropës përgjatë Ballkanit, ndoshta ishte më e favorshme për kafshët aventureske, sesa kalimi i rrugëve përmes Azisë Qendrore, të cilat në atë kohë ishin stepa shkretëtire më të thata dhe më të ftohta.

Megjithatë, ata theksojnë në studimin e tyre se “lidhja e dikurshme midis ishujve individualë të Ballkanit dhe ekzistencës së kësaj rruge jugore të migrimit mbetet ende e debatueshme”, dhe se historia e rrëfyer deri tani “është ndërtuar bazuar vetëm mbi fosilet e gjitarëve”.

Shumica e ndryshimeve gjeologjike që krijuan Ballkanin ende nuk janë kuptuar plotësisht, dhe është e rëndësishme të theksohet se ky rishikim është vetëm interpretimi i një grupimi të dhënash fosile.

Thënë këtë, të dhënat fosile të gjitarëve dhe vertebrorëve të tjerë që jetojnë në ishuj, janë zakonisht të pakta dhe të copëtuara, ndërsa të dhënat e pasura fosile tokësore të Ballkanit “sigurojnë një mundësi unike, për të dokumentuar evolucionin dhe zhdukjen e specieve që kanë jetuar dikur në rajon” përfundon ekipi. Studimi u botua në “Earth-Science Reviews”. /ScienceAlert – Bota.al

Tags: Ballkanikontinent

TË LIDHURA

Itali, 17 fëmijë të helmuar në një festë në Xhenova, shkak dyshohet monoksidi i karbonit
Bota

Itali, 17 fëmijë të helmuar në një festë në Xhenova, shkak dyshohet monoksidi i karbonit

21:17 | 12/01/2026
Trump: Forca ushtarake ndaj Iranit opsion; diplomacia prioritet
Bota

Trump: Forca ushtarake ndaj Iranit opsion; diplomacia prioritet

20:49 | 12/01/2026
Suedi: Sekuestrohen 3 ton kokainë, ngarkesa më e madhe ndonjëherë
Bota

Suedi: Sekuestrohen 3 ton kokainë, ngarkesa më e madhe ndonjëherë

20:32 | 12/01/2026
Next Post
Si forcat ruse hedhin në erë banesën në Kiev (VIDEO)

Si forcat ruse hedhin në erë banesën në Kiev (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës nuk dorëzohet: Po vijnë a*mët nga partnerët tanë

Presidenti i Ukrainës nuk dorëzohet: Po vijnë a*mët nga partnerët tanë

Zelenskiy publikon videon e re nga Kievi, përgënjeshtron lajmet se ka ikur

Zelenskiy publikon videon e re nga Kievi, përgënjeshtron lajmet se ka ikur







JU REKOMANDOJMË

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026




TË FUNDIT

“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”
Politikë

“Salianji: Peleshi emëron edhe pastrueset në Korçë, sillet si pronar i qytetit.”

by mirseda
22:30 | 12/01/2026
0

Në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit”, Ervin Salianji, mohoi pretendimet e selisë blu se po punon...

Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?

Alketa Vejsiu dhe Ledion Liço bëhen bashkë, çfarë do të ndodhë nesër?

22:10 | 12/01/2026
Itali, 17 fëmijë të helmuar në një festë në Xhenova, shkak dyshohet monoksidi i karbonit

Itali, 17 fëmijë të helmuar në një festë në Xhenova, shkak dyshohet monoksidi i karbonit

21:17 | 12/01/2026
Trump: Forca ushtarake ndaj Iranit opsion; diplomacia prioritet

Trump: Forca ushtarake ndaj Iranit opsion; diplomacia prioritet

20:49 | 12/01/2026
Suedi: Sekuestrohen 3 ton kokainë, ngarkesa më e madhe ndonjëherë

Suedi: Sekuestrohen 3 ton kokainë, ngarkesa më e madhe ndonjëherë

20:32 | 12/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com