Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Dashuria për SHBA-në nuk ka nevojë për ndërmjetës

4 vjet ago
in Të Gjitha
Kandidati i PD, Luçiano Boçi: Gjergj Luca më ka kërcënuar me jetë

Nga: Luçiano Boçi

Ka një përpjekje të shfrenuar për t’i ndarë anëtarët e PD-së sot apo drejtuesit e saj ndër vite, në pro dhe antiamerikanë. Investuesit politikë shqiptarë të kësaj teze spekulojnë me një akt diplomatiko-politik, me të drejtën ligjore të atakimit, i cili i drejtohet një personi (Berishës), pavarësisht përfaqësimit dhe vendit që mund të zërë ai në hierarkinë politike.

Sipas tyre, distanca ndaj këtij “mallkimi” afekton jo vetëm njerëzit që kërkojnë e mbështesin sot një proces normal zgjedhor legjitim të inspiruar nga anëtarësia e mbartësi i non-grata-s, por dhe forcën politike ku aderon, nëse e mban atë në gjirin e saj.

Retorika banale shkon deri aty sa këtë sjellje ta tundin si vërtetim dashurie ndaj SHBA-ve dhe si një kartabiankë, e cila u siguron ose jo të drejtën atyre, për të qenë ata ndërmjetësit e dashurisë për vetë SHBA-në.

Shkojnë deri në etiketime të tilla fantazmagorike me terma “bandë” apo “organizatë” antiamerikane, duke krijuar tymnajën e një ndjenje dhe realiteti që nuk ekziston. Shpërndajnë profecira antike të një “armiqësie” hipotetike që do shfaqet në horizont me përmasa shkatërruese për PD, nëse ndodh “gjëma”, por që ekziston vetëm në kokat e tyre. Spekulohet me një marrëdhënie tashmë solide, joartificiale e as momentale, me partnerin tonë kryesor dhe mbështetësin e disafishtë të vendit, SHBA-në.

E gjitha kjo bëhet për arrivizëm politik, me një kosto të pallogaritshme dhe një verbëri ulëritëse. Sepse po vendosin përdhunshëm një pikëpyetje që kurrë nuk ka ekzistuar së paku në këto vite demokraci. Pikëpyetjen e mirënjohjes për Amerikën.

E një tentativë e tillë është e rrezikshme dhe e dëmshme. Një pikëpyetje e tillë duhet të anulohet, duhet të zhduket e fshihet menjëherë. Ajo dëmton ndenjën proamerikane të shqiptarëve dhe hedh dyshime për vlerat e saj të pakontestueshme.

Shqiptarët kudo, anëtarët e formacioneve politike, veçanërisht të Partisë Demokratike, për shkak të historisë si dhe përfaqësuesit e saj politikë janë thellësisht proamerikanë. Në çdo kohë e moment. E kjo është e dëshmuar jo vetëm me politikat proatlantike të ndjekura nga çdo qeveri që ka drejtuar vendin në këto vite demokraci.

Shqiptarët e duan Amerikën. Anëtarët e PD-së thelbësisht. Pa kushte. E duan për vlerat e lirisë e demokracisë, përmasën e të drejtave universale, për fuqinë dhe zhvillimin që imponon, për rolin historik në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Prandaj, ata sot kërkojnë me ngulm “të pakuptuar” nga spekulantët politikë, respektimin e vullneteve të lira dhe votës së lirë. Është një dashuri, e cila as mund të dyshohet, as mund të keqpërdoret e as të negociohet.

Ajo asnjëherë nuk ka pasur nevojë të imponohet dhe kur është kërkuar të ndalohet nga diktatura, sepse thjesht ajo nuk pranon ndërmjetës. Prandaj tezat e “të përzgjedhurit” apo “të mallkuarit” sot janë e mbeten teza false. Sepse askush nuk mund të kushtëzoje apo të negociojë këtë marrëdhënie të ndërtuar mbi bazën e mirënjohjes, e cila është dhe e njohur dhe e pranuar si e tillë nga partneri ynë strategjik.

Jo apriori, por në bazë të kontributeve dhe të personave për rolin në ardhjen e demokracisë, anëtarësimit në NATO apo akteve të tjera. Për më tepër, askush, qoftë drejtues politik, nuk mund të marrë tagrin e atij që ndan kufirin midis dashurisë dhe jo dashurisë. Një demokrat në dashurinë për Amerikën nuk ka nevojë për ndërmjetësinë e lidershipit të PD-së, sikurse një socialist nuk ka nevojë për Ramën.

Perandorët u zhveshën nga e drejta hyjnore që me iluminizmin kur njerëzit kuptuan e pranuan që dashuria për Zotin nuk kishte nevojë për ndërmjetës politik. Përgjatë historisë, një rol i tillë, madje edhe nga e kundërta, nuk ka pasur sukses dhe nuk mund të ketë. Mjafton të sjellim në kujtesën historike sjelljen e Hoxhës para viteve ‘90.

I vetëshpallur shpikësi dhe imponuesi i dashurive kombëtare, ai çfarë nuk bëri për të mbjellë me dhunë te shqiptarët dashuritë jugosllave, sovjetike e kineze dhe për të ndaluar dashurinë për Amerikën e Perëndimin. Dhe asnjëherë nuk ia doli, megjithëse përdori gjithçka. Nga propaganda e deri te terrori e pushkatimet për çdo ndjenjë proamerikane të shqiptarëve. ‘90-ta e dëshmoi qartazi që lidhja shpirtërore e shqiptarëve nuk ishte mbytur dhe ata para saj kishin refuzuar çdo “pro” tjetër të imponuar.

Ardhja e Xhejms Beker-it shpërtheu realitetin që shpërndahet dhe ekziston dhe sot. Ndërmjetësia nuk funksionon. Një shembull tjetër për padobishmërinë e ndërmjetësisë: Sado që mundohet Rama me prirjet e tij autoritariste të imponojë një “flirt” me Serbinë nëpërmjet projekteve rajonale, propagandës e me lloj-lloj marifetesh, ai nuk mundet t’ia dalë. Ai nuk mund t’u imponojë asgjë shqiptarëve.

Shqiptarët nuk mund të jenë dot proserbë. Ndërmjetësia apo shkuesia nuk jep rezultat si në demarshet për pro si në ato për kundër. Në këto marrëdhënie, “partneri” as nuk zgjidhet e as nuk funksionon, as për mirë e as për keq.

Prandaj proamerikanizmi i anëtarëve të PD-së, i përfaqësuesve të saj politikë, i liderëve të saj në çdo kohë, sikurse i gjithë shqiptarëve, i ngjason atij malit të lartë që sado ta gjuajnë ai po mal ngelet. Shqiptarët shkojnë vetë te ky mal. Nuk ka nevojë që dikush t’i zërë prej dore…

Tags: Luciano BociSHBA

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Einxhel në gjendje të rëndë psikologjike, ja si ia shpreh dashurinë DJ Dagz

Einxhel në gjendje të rëndë psikologjike, ja si ia shpreh dashurinë DJ Dagz

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Kompanitë ajrore anulojnë qindra fluturime për në SHBA, për shkak të rrjetit 5G

Einxhel “merr hak” për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)

Einxhel "merr hak" për Dagzin, dërgon në nominim Monikën (VIDEO)







JU REKOMANDOJMË

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

Vrau policin 28-vjeçar, Azgan Mërnica i shpëton burgut përjetë

21:44 | 09/04/2026
Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026




TË FUNDIT

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.
Aktualitet

Pashkët Ortodokse / Sali Berisha: Le të lutemi që Pashkët e ardhshme t’i festojmë më mirë.

by mirseda
22:41 | 11/04/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, nëpërmjet një reagimi në Facebook, ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët....

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

Analiza e BBC: SHBA-të dhe Irani ulen për bisedime pas gati gjysmë shekulli armiqësie

22:17 | 11/04/2026
Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

Mbi 6 orë bisedime në Pakistan! Hormuzi përplas SHBA-Iran, Teherani kërkon kontroll të plotë.

22:08 | 11/04/2026
Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

Tabaku: Çmimet rriten, të ardhurat s’ndryshojnë—koha për bilanc në Shqipëri

21:30 | 11/04/2026
Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

Braçe: Rruga e Selitës me gropa, Bashkia e Tirana nuk reagon

21:05 | 11/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com