pusulabetcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabettaraftarium24royalbetjustin tvmeritkingtaraftarium24justin tvjustin tvjustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombetpuangrandpashabetmatbet girişzenbetmarsbahis girişzenbetzenbetcasibomkulisbetpusulabetjojobet canlıbetgitmercurecasino girişMercurecasinoholiganbet girişholiganbetsonbahis girişsonbahisholiganbet girişMercurecasinosuperbetin girişholiganbetbetplay girişsuperbetinholiganbet girişbetplaynesinecasino girişholiganbetmarsbahis girişmatbet girişbetpuanbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgit güncel girişcasinoroyalMercurecasino güncel girişholiganbet güncel girişsonbahis güncel girişholiganbet güncel girişsuperbetin güncel girişbetplay güncel girişholiganbet güncel girişnesicasino güncel girişimajbet girişimajbetgrandpashabetkavbetkulisbetcasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusudeneme bonusuCasibomgrandpashabetcratosroyalbetibizabetjojobetholiganbetgrandpashabethititbetbahiscombettiltsuperbetinpusulabetmatbetCasibomcratosroyalbetromabetjojobet girişjojobetcasibomGrandpashabetgrandpashabet girişmarsbahiscasibomcasibom giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Të shtëna në një shkollë të mesme/Tre të vdekur dhe tetë të plagosur

5 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha, W-Instant

Një 15-vjeçar ka vrarë tre studentë dhe ka plagosur tetë të tjerë, përfshirë një mësues, në  të shtënat me armë zjarri në shkollën e mesme në shtetin amerikan të Miçiganit.

Zyrtarët thonë se një djalë 16-vjeçar dhe dy vajza të moshës 14 dhe 17 vjeç vdiqën.

Policia pretendon se i dyshuari, një nxënës në shkollë, përdori një pistoletë që babai i tij e kishte blerë të premten.

Gjatë sulmit, studentët janë fshehur nën tavolina. Disa raportohet se kishin qëndruar në shtëpi të martën, për shkak të problemeve të sigurisë.

Policia mori thirrjet e para të urgjencës nga shkolla e mesme në qytetin e Oksfordit, rreth 40 milje (65 km) nga Detroit, në orën 12:51 me kohën lokale.

Brenda pak minutash, më shumë se 100 telefonata ishin bërë në numrin e shërbimit të urgjencës 911.

Zyrtarët thonë se i dyshuari u dorëzua pesë minuta pasi policia u thirr, kur oficerët u përballën me adoleshentin në korridorin e shkollës.

Autori lëvizte me një pistoletë gjysmë automatike, që mbante shtatë fishekë. Sekuenca e saktë e ngjarjeve mbetet e paqartë, por policia tha se besonte se i riu kishte mbajtur armën në shkollë me një çantë shpine, dhe kishte dalë nga një banjë duke tundur armën.

Tre studentë vdiqën në sulm, dy vajza adoleshente dhe një mashkull 16 vjeç, i cili vdiq në makinën e një deputeti lokal përpara se oficeri të mund ta çonte në spital.

Dy nga të plagosurit i janë nënshtruar një operacioni, ndërsa gjashtë të tjerët janë në gjendje të qëndrueshme, me plagë me armë zjarri.

Të gjitha shkollat ​​do të jenë të mbyllura për pjesën tjetër të javës, dhe po ofrohet mbështetje për nxënësit dhe prindërit. “Sigurisht që jam i tronditur. Jam i shkatërruar”, tha mbikëqyrësi i shkollave në Oksford, Tim Throne.

Studentët qëndruan në shtëpi, për arsye sigurie

Sipas gazetës “Detroit Free Press”, thashethemet kishin qarkulluar për një sulm të mundshëm dhe disa studentë kishin vendosur të mos ndiqnin mësimet të martën.

Prindi Jody Job i tha gazetës se djali i saj kishte lënë shkollën, sepse “ai ndjente se diçka do të ndodhte”. Robin Redding i tha “Associated Press” se djali i saj kishte humbur gjithashtu mësimet, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.

“Ai nuk ishte në shkollë sot”, tha ajo. “Ai thjesht tha se “Mami nuk ndihem rehat. Asnjë nga fëmijët me të cilët shkojmë në shkollë, nuk do të shkojë sot”.

Policia paralajmëroi kundër spekulimeve për shqetësimet e sigurisë, përpara përfundimit të hetimit.

Presidenti Joe Biden foli për të shtënat gjatë një vizite në Minneapolis, Minesota. “Zemra ime është me familjet që durojnë pikëllimin e paimagjinueshëm të humbjes së një njeriu të dashur”, tha ai.

Të shtënat në SHBA në terrenet e shkollave, kanë ardhur vazhdimisht në rritje vitet e fundit, sipas grupit pro-kontrollit të armëve Everytown.

Pas një rënieje të shkurtër vitin e kaluar gjatë bllokimeve të koronavirusit, numri i sulmeve të tilla është rimëkëmbur me 138 incidente të shtëna me armë zjarri në terrenet e shkollës deri më tani në 2021.

Burimi i lajmit: BBC. Përshtatur nga Tirana Today

Tags: miciganOksfordsulm me arme

TË LIDHURA

Aktualitet

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje fëmijën

17:11 | 12/06/2026
Aktualitet

U vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim, Gjykata liron ish-oficerin e Ksamilit

17:10 | 12/06/2026
Aktualitet

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

17:09 | 12/06/2026
Next Post

La Borën për Beatrixin, Rezarta Shkurta merr vendimin ‘drastik’ ndaj Donaldit

Ka vetëm një kënd që e bën takimin e 11 dhjetorit

Ministri izraelit i Shëndetësisë: Vaksina mbron kundër Omicron







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Zhdukja misterioze e Eglant Koçit, zbardhet dëshmia a përkrahësit të autorit: Shakaj më tha ….

13:38 | 10/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Aksident fatal në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje fëmijën

by mirseda
17:11 | 12/06/2026
0

Aksident i rëndë në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë. Një mjet përplas një fëmijë që...

U vetëdorëzua pas shpalljes në kërkim, Gjykata liron ish-oficerin e Ksamilit

17:10 | 12/06/2026

SPAK lëshoi urdhër-arrest ndaj tij, Ilir Shtufi arrestohet në Greqi

17:09 | 12/06/2026

Moti i keq godet vendin, stuhi dhe breshër shkaktojnë dëme; fenomeni pritet të vijojë

17:00 | 12/06/2026

OBSH: Të hartohen plane të posaçme ndaj valës së të nxehtit ekstrem

16:51 | 12/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com