Një shkëmbim mes Antuan Grizmanit dhe Saul Nigezit po bëhet gjithnjë e më i mundshëm. Atletiko e Madridit ka transferuar Rodrigo de Polin këtë merkato, duke shtuar radhët në mesfushën e vet dhe prej kohësh është përfolur se Saul mund të sakrifikohet këtë verë.
Në mes të pandemisë, “Los Colchoneros” duhet ende të paguajnë kredinë e ndërtimit të stadiumit të ri “Wanda Metropolitano” dhe Saul është një lojtarët e tyre më të çmuar, por edhe i zëvendësueshëm.
Fillimisht një shkëmbim me Grizmanin ishte shumë i vështirë për t’u konceptuar, duke qenë se Atletikos i shtohej një rrogë e lartë, pavarësisht se nuk do të paguante për kartonin e ishsulmuesit të vet.
Por, për një gjë të tillë Atletiko dhe Barcelona janë duke diskutuar, sepse edhe katalanasve u largohet një futbollist i jashtëzakonshëm, i cili është zëvendësuar që tani me afrimet me parametër zero të Serxho Agueros dhe Memfis Depajit.