Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Fantazi për dy buste

5 vjet ago
in Editorial - Opinione
Haram apo harem?

Nga Edmond Tupe /marrë nga Panorama

Para disa ditësh, nga goja e zhdërvjelltë e Erion Veliajt, pra e kryetarit (me “t” kjo fjalë) të Bashkisë së Tiranës ose e kremit të kremit (me “e” kjo fjalë) të hamendësuar si pasardhësi i lavdishëm (me “d” kjo fjalë) i Edi Ramës, mësova se Bashkia e kryeqytetit tonë sapo i kishte dhuruar Bashkisë së Budapestit një bust të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut, bashkëkohësit dhe bashkëluftëtarit, në njëfarë mënyre, të Janosh Huniadit, heroit kombëtar të Hungarisë, çka, siç e dimë, bëri të mundur para disa shekujsh një fitore të këtij të fundit përballë mësymjes së hordhive otomane  kundër Hungarisë.

Busti i Skënderbeut u vendos, siç bëri të ditur Agjensia Telegrafike Shqiptare, në parkun qendror të Budapestit, duke shtuar kështu numrin e busteve të Heroit tonë Kombëtar në Europë e më gjerë, sipas gjasës. Ndërkohë, diçka më thotë se me siguri edhe Bashkia e Budapestit do t’i a kthejë këtë nder Bashkisë së Tiranës duke i dhuruar edhe ajo një bust të Janosh Huniadit.

Me këtë rast, vetvetiu më lindi pyetja se ku do të vendoset ky bust: Te Parku i Rinisë? Te liqeni i Tiranës? Apo diku në ndonjë park tjetër, në pastë mbetur ende ndonjë i tillë, sepse, mjerisht, parqet janë bërë diçka fort e rrallë në kryeqytetin tonë të betonuar, të superasfaltuar, ku hapësirat e blerta janë ndrydhur e shtrydhur aq sa të vjen të vësh kujën për ato dhe të shkulësh jo vetëm leshrat e kokës, por edhe të krejt trupit!

Sidoqoftë, po marr guximin t’i propozoj lali Erit që i vetmi vend dinjitoz për vendosjen e bustit të Heroit Kombëtar të Hungarisë, më duket mali i Dajtit, madje, më saktësisht, fshati i Surrelit (me “S” ky emër, aspak me ndonjë tjetër shkronjë). Në ndodhtë kështu, kryeministrit tonë të përjetshëm do t’i propozoja që të vendoste gjithashtu në Surrel një kopje të bustit të Skënderbeut që sapo është birësuar nga bashkia e Budapestit dhe sapo është strehuar në parkun qendror të Budapestit. Në këtë mënyrë, ai do të mund të kënaqej duke e përfytyruar veten si hero mes dy heronjsh tashmë të konfirmuar nga Historia.

Mirëpo, të dashura lexuese dhe lexues po aq të dashur të këtyre radhëve të sinqerta, papritmas, diçka  fort serioze po më detyron të stepem: Po sikur një ditë të bukur zoti Erdogan, miku i shquar i kryeministrit tonë, të vinte në Tiranë dhe të shprehte dëshirën e zjarrtë të ngjitej në Surrel, si do të reagonte ai kur ta shihte veten në sanduiç midis dy heronjve europianë që u bënë qëndresë paraardhësve të tij otomanë duke i mundur ata në fushën e betejës?

Oh, për fat, sapo e gjeta zgjidhjen e këtij problemi: Po të vinte zoti Erdogan në Surrel, aty kryemministri ynë i përjetshëm do t’i rezervonte atij një surprizë (me “s” kjo fjalë, aspak me ndonjë tjetër shkronjë): Me t’u shfaqur zoti Erdogan, në hapësirën midis bustit të Janosh Huniadit dhe atij të Skënderbeut do të gjëmonte kënga për nder të presidentit Erdogan e kompozuar nga grupi polifonik “Gjergj Arianiti” i Mallakastrës dhe, o magji e magjive, o mrekulli e mrekullive, kryeministri ynë i përjetshëm dhe miku i tij Erdogan president po aq i përhershëm, do të hidhnin valle të zënë dorë për dore, ndërkohë që dy bustet, ai i heroit kombëtar hungarez dhe ai i heroit shqiptar, do të futeshin në valle me lot në sy e mallëngjim në zemër dhe, me të mbaruar kënga polifonike në fjalë, do të gjunjëzoheshin duke i kërkuar ndjesë presidentit turk për disfatat që u kanë shkaktuar sulltanëve otomanë, para se t’u binte të fikët në lëndinën e rezidencës së kryeministrit tonë të përjetshëm, ku do të mbërrinte menjëherë helikopteri magjik i ministres sonë të Shëndetësisë për t’i marrë e për t’i çuar urgjentisht në spitalin e Fierit, dhuratë e qeverisë turke neve arnautëve, më falni, shqiptarëve, që i kujtojmë me nostalgji pesë shekujt e lumtur, gjatë të cilëve paraardhësit tanë jetuan po aq të lumtur sa po jetojmë ne sot e kësaj dite!

Së fundi, nuk po lë pa u besuar lexueseve dhe lexuesve të mi besnikë një shqetësim që sapo ma pickoi vetëdijen: Çfarë do të ndodhte vallë sikur në Surrel, ditën e vizitës së Erdoganit, valles së dyshes Huniad & Skënderbe, si edhe të dyshes kryeministër shqiptar & president turk, të vinin e t’i bashkoheshin papritmas rusi Putin & kinezi Xi Jinping, secili me nga një ngarkesë vaksinash kundër Kovidit si dhuratë për qeverinë (me “q” kjo  fjalë) shqiptare?

Tags: edmond tupeopiniontupe

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit
Editorial - Opinione

Reagon BE: Lufta ndaj korrupsionit, thelbësor për integrimin e vendit

14:25 | 12/03/2026
Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin
Aktualitet

Reagon ambasada e Holandës në Tiranë: Drejtësia duhet të jetë në gjendje të hetojë korrupsionin

14:05 | 12/03/2026
Next Post

Haiti/ Flet gruaja e Presidentit të vrarë, e plagosur rëndë gjatë ngjarjes

Berlini – sërish adresa e preferuar për Uashingtonin

Gjykata e Rio de Janeiros e ka dënuar, kapet në Qafë Thanë 39-vjeçari







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…
Kryesore

Rama: Mund të dëgjoni edhe që është bllokuar procesi i negociatave me BE-në, por…

by mirseda
17:10 | 31/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e Asamblesë së PS-së në Njësinë numër 7 në Tiranë. Ai u...

“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

“Drejtësia e pavarur”, Edi Rama: Hetohen zyrtarë të lartë

17:09 | 31/03/2026
Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim

Nafta në rritje, Edi Rama: Krizë globale, premton ndryshim

16:53 | 31/03/2026
“Do fitojmë në 2027”, Edi Rama: Ne punojmë, të tjerët merren me ne

“Do fitojmë në 2027”, Edi Rama: Ne punojmë, të tjerët merren me ne

16:50 | 31/03/2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Donald Trump: Vështirë të hiqet uraniumi nga Irani

Lufta në Lindjen e Mesme, Donald Trump: Vështirë të hiqet uraniumi nga Irani

16:38 | 31/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com