E diel, 17 Tetor, 2021
17.5 C
Tirana

Haiti/ Flet gruaja e Presidentit të vrarë, e plagosur rëndë gjatë ngjarjes

Për herë të parë që nga vrasja e burrit të saj, ka folur gruaja e presidentit të ndjerë të Haitit, Martine Moise. Faleminderit Zotit që është gjallë, tha ajo në një mesazh audio të postuar në llogarinë e saj në Tëitter të shtunën. Por shtoi se mercenarët ia morën burrin në një fraksion sekonde pas 25 vitesh së bashku.

Burri i saj u vra sepse ai luftoi për rrugë, ujë, energji elektrike dhe një referendum kushtetues, tha Martine Moise në gjuhën zyrtare të Haitit, Kreolisht.

Tani mercenarë të tjerë donin të vrisnin idetë dhe ëndrrat e tij, tha ajo. I kërkoi presidentit të mos vdiste për herë të dytë. Regjistrimi, i cili zgjat 2 minuta e 20 sekonda dhe ndalet papritmas në fund, u postua së pari në Tëitter nga një zëdhënës i qeverisë. Nuk ishte e qartë kur u bë.

Kreu i shtetit 53-vjeçar i Haaitit, Jovenel Moise, u sulmua dhe u qëllua në rezidencën e tij në orët e para të së mërkurës. Gruaja e tij u plagos rëndë dhe u dërgua në qytetin amerikan të Miamit, rreth 1.000 kilometra larg, për mjekim. Askush tjetër nuk raportohet të jetë lënduar. Sipas gazetës Le Nouvelliste, vajza e çiftit ishte në shtëpi gjatë sulmit dhe u fsheh në dhomën e vëllait të saj.

Sipas policisë haitiane, 28 mercenarë të huaj që paraqiteshin si agjentë amerikanë të anti-narkotikëve kryen vrasjen. Ishin 26 kolumbianë dhe dy haitianë, tha policia. Deri më tani, sipas raportit, janë arrestuar 20 të dyshuar dhe tre janë vrarë.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Mbështetësve të Lulzim Bashës tani po u del “droga”

Nga: Alfred Peza Lehtësia e papërballueshme me të cilën Lulzim Basha u artikuloi vendimin për largimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD, pas...

Itali/Vodhi brioshët, të nesërmen i paguan. Pronari i lokalit i ofron një punë

Ai vjedh brioshët në lokal, pastaj të nesërmen kërkon falje dhe paguan. Një histori dëshpërimi, por edhe mbi të gjitha dinjiteti dhe solidariteti që...

Kolumbia sterilizon hipopotamët e “Mbretit të kokainës”

Një grup hipopotamësh - një trashëgimi e padëshiruar pas vdekjes së mbretit famëkeq të drogës kolumbiane Pablo Escobar - po sterilizohen. Escobar, i cili u...

Rusia në gjendje emergjence nga infektimet, një mijë të vdekur në një ditë

Rusia të shtunën regjistroi 1.000 vdekje në një ditë të vetme për herë të parë, që kur filloi pandemia. 222.000 vdekjeve nga Covid është...

Misioni Lucy i NASA-s do të kërkojë ‘fosilet’ e Sistemit Diellor

Një anije kozmike është nisur nga Kepi Canaveral me një mision për të zbuluar "fosilet" e Sistemit Diellor. Sonda Lucy do të shkojë në...