Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Lukashenko urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Lukashenko urdhëron mbylljen e kufirit Bjellorusi-Ukrainë

Alyaksandr Lukashenko, sunduesi autoritar i Bjellorusisë, tha se ka urdhëruar mbylljen e plotë të kufirit me Ukrainën, me pretendimet se nga vendi fqinj po hyn një sasi e madhe armësh.

Njoftimi u bë përmes medias shtetërore, më 2 korrik. Lukashenko nuk i vërtetoi me asnjë fakt pretendimet e tij.

Regjimi i tij po përballet me presion ndërkombëtar për shtypjen e opozitës dhe protestuesve, pas rezultateve të kundërshtuara të zgjedhjeve presidenciale të mbajtura në gusht të vitit 2020.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera kanë vendosur sanksione ndaj entiteteve bjelloruse dhe rrethit të ngushtë të Lukashenkos për dhunën ndaj aktivistëve pro-demokracisë dhe politikanëve të opozitës.

Rezultatet e zgjedhjeve e nxorën fitues Lukashenkon, por opozita thotë se zgjedhjet ishin të manipuluara dhe Perëndimi ka refuzuar të njohë rezultatet zyrtare si dhe nuk e konsideron Lukashenkan si udhëheqësin legjitim të vendit.

Lukashenko gjithashtu pretendoi se disa “qeliza të fjetura terroriste” të lidhura me Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara, Lituaninë, Poloninë dhe Ukrainën janë ekspozuar në Bjellorusi, sipas agjencisë së lajmeve BelTA.

Vendet e përmendura nga Lukashenko ende nuk i kanë komentuar deklaratat e tij. Më herët, autoritetet lituaneze thanë se migrantët vazhdojnë të arrijnë nga Bjellorusia.

Shërbimi i Sigurisë së Kufirit Shtetëror tha përmes një deklarate se 150 emigrantë të paligjshëm ishin zënë derisa po përpiqeshin të kalonin në mënyrë të paligjshme kufirin Bjellorusi-Lituani.

Që nga janari, numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm, të cilët hynë ilegalisht në Lituani nga Bjellorusia është 822, shtoi deklarata.

Lituania ka kërkuar ndihmën e agjencisë evropiane për kufijt, Frontex, për shkak të fluksit të migrantëve. Lituania ka qenë një nga vendet më kritike ndaj Lukashenkos.

Shteti baltik i ka ofruar strehë, Svyatlana Tsikhanouskaya, për të cilën mbështetësit thonë se ishte fituesja e vërtetë e zgjedhjeve në Bjellorusi./REL

Tags: aleksander lukashenkobjellorusi-ukrainekufirimbyllet

TË LIDHURA

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

22:46 | 25/02/2026
Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn
Bota

Bisedimet për luftën në Ukrainë, Trump zhvillon një bisedë telefonike me Zelenskyn

20:12 | 25/02/2026
“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!
Bota

“Besimi nuk transmetohet me AI”, Papa thirrje priftërinjve: Mos shkruani predikimet me ChatGPT!

20:11 | 25/02/2026
Next Post
Kur përfundon realisht lufta në Afganistan

Kur përfundon realisht lufta në Afganistan

Italia kalon Belgjikën, në gjysmëfinale përballje titanësh me Spanjën

U akuzua në SHBA, Gjykata s’pranon të shqyrtojë apelin e Shkëlzen Berishës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

“SHKUNDET” SHQIPËRIA! Tërmeti i fuqishëm godet Elbasanin! Ja të dhënat e para

20:14 | 24/02/2026
“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

“Të fortët e Ballukut kanë kërcënuar dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin

14:32 | 23/02/2026




TË FUNDIT

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë
Bota

“Ata po mashtrohen”/ Mbi 1,700 afrikanë luftojnë në emër të Rusisë në Ukrainë

by mirseda
22:46 | 25/02/2026
0

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andriy Sybiha, deklaroi sot se më shumë se 1,780 qytetarë afrikanë po...

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

Bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, furgonat shtrenjtojnë çmimin e biletës deri 40%

22:30 | 25/02/2026
Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

Zyrtare! Benita hyn sërish sonte në “BBVK”

22:17 | 25/02/2026
Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Kosovë/ OVL-UÇK takon Spiropalin, kërkon mobilizim për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

21:56 | 25/02/2026
Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

Aksident në Elbasan/ Makina përplas motorin, raportohet për të plagosur

21:29 | 25/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com