Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Kur amerikanët s’kanë kohë të takojnë Ilir Metën

4 vjet ago
in Editorial - Opinione
Virusi politik, më i keq se koronavirusi

Nga Skënder Minxhozi

Ka raste kur në një vizitë nga larg, mesazhi të mos jetë i fshehur në atë që thuhet, por në atë që nuk thuhet ose që nuk ndodh fare. Ardhja në Tiranë e diplomatit të lartë amerikan Filip Riker vinte pak ditë pasi kryeministri Rama pati shtrënguar duart me shefin e tij, sekretarin e shtetit Blinken. Si e tillë ajo kishte pak për të thënë. Që nga dita që ishte lajmëruar, misioni i Riker pritej me më shumë interes për ata me të cilët nuk do të shtrëngonte duart, sesa për të tjerët që do e takonin. Në këtë rast “lista e zezë” amerikane ishte shumë e shkurtër, përmbante vetëm një emër: Presidentin e Republikës Ilir Meta. Berisha siç dihet është “non grata”, pra nuk është fare në radarin amerikan!

Jo vetëm që diplomati nga Uashingtoni nuk e takoi kreun tonë të shtetit, por ironizoi publikisht edhe përmes njoftimit zyrtar të ambasadës, rreth kësaj “vrime” në programin e vizitës. Një zëdhënës i ambasadës amerikane u kujdes që moshtrëngimi i duarve me Metën të merrte të gjithë vëmendjen e duhur, kur deklaroi se “për arsye të ndërtimit të axhendës, këtë herë nuk ishte i mundur një takim me presidentin Meta”. Kushdo që e di se axhenda e takimeve të zyrtari amerikan që viziton Tiranën, është një materie e hapur dhe krejt elastike, që merr formën dhe përmasat e dëshirave të tij për t’u takuar me përfaqësuesit që piketon.

Afërmendsh që Ilir Meta do ta kishte pritur megjithë dëshirë Filip Riker në zyrë. Ka qenë ky i fundit që e ka evituar dhe që më pas ka fajësuar axhendën për takimin e munguar me kryetarin e shtetit shqiptar. Hakmarrja është një gjellë që konsumohet e ftohtë, thotë proverbi. Zëdhënësi i Presidenti e bëri edhe më flagrante situatën, kur pohoi se askush s’ka kërkuar takim me Presidentin e Republikës. Pra, Riker as e ka marrë mundimin të kërkojë takim në Presidencë, e kjo flet më shumë se dhjetë takime të marra së bashku!

Është e qartë se amerikanët i kanë kthyer monedhën Metës në shtëpinë e tij, për deklarimet e ashpra dhe kërcënimet patetike që ai bëri publikisht ndaj SHBA gjatë fushatës së fundit elektorale. Nuk është e rastit që refuzimi për të shkelur në zyrën e presidentit lidhet edhe me rreshtimin e hapur pro Berishës që Meta afishoi pas shpalljes së ish-kryetarit të PD “non grata” nga sekretari amerikan i shtetit Blinken. Më në fund është gjithashtu jo e rastësishme që Filip Riker gjeti kohë që të takojë gjyqtarë e prokurorë të sapozgjedhur në sistem, si dhe ministrat e drejtësisë e të mbrojtjes.

Brenda një harku prej disa orësh, Riker u kujdes të prekë dhe të afishojë publikisht të gjitha prioritetet amerikane për Shqipërinë. Të cilat kalojnë përmes fushave të sigurisë, luftës kundër korrupsionit dhe startimit të drejtësisë së re. Ai gjithashtu identifikoi direkt ose indirekt se cilët persona të pushtetshëm shihen si problematikë nga administrata amerikane,  e këtu nuk përbën më lajm se si e tillë shihet dyshja Berisha-Meta. Takimet me Ramën dhe Bashën janë një mesazh i hapur se me cilat zyra dhe figura politike duan të punojnë këtej e tutje amerikanët. Ashtu siç janë një vënie e hapur e kreut të opozitës në pozitën e vështirë, nga shtatori e tutje, që të pajtojë linjën proamerikane të PD, me gjyqet folklorike të deputetit Berisha kundër Amerikës.

Tags: Amerikanetilir metaskender Minxhozi

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post

Tentoi të ndizte makinën duke e zbritur nga kodra, shoferi përplas 4 mjete

Prespa ‘i vë emrin’ Maqedonisë, të dielën

Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia V. mbledhje për mbrojtjen e Parkut të Prespës

Rakacolli: Në alert për variantin ‘Delta’, s’ka zgjatje të orarit të muzikës

Rakacolli: Në alert për variantin 'Delta', s'ka zgjatje të orarit të muzikës

JU REKOMANDOJMË

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

Spekulimet në media me shifra marramendëse për dasmën, reagon djali i Jozefina Topallit

16:48 | 17/09/2025
Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

Zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Cërrik

16:45 | 17/09/2025
Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

Përleshje masive në britani/ dy familje turke me shpata e thika

20:22 | 17/09/2025
“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

“Ka fat ky korçari”, Rama “pendohet” për Niko Peleshin në krye të Kuvendit

18:12 | 15/09/2025




TË FUNDIT

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!
Aktualitet

Policia apel qytetarëve: Mos bini pre e mashtrimeve. Hetimet vijojnë!

by mirseda
15:10 | 18/09/2025
0

Skemat piramidale janë kthyer në një problem. Qindra shtetas shqiptarë kanë rënë pre e mashtrimeve duke u...

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

Marrëveshje historike mes SHBA-së dhe Britanisë/ Trump dhe Starmer firmosin “Tech Prosperity Deal”

15:07 | 18/09/2025
Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

Prokuroria kërkon burg përjetë për Hysen Metën dhe 30 vite për vajzën, dënim edhe gruan dhe djalin e vogël

15:04 | 18/09/2025
U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

U akuzua se inskenoi vdekjen e tij, lirohet nga burgu italiani Davide Pecorelli

15:01 | 18/09/2025
Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

Lirohen hapësirat publike në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër

14:23 | 18/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com