pusulabet girişcasibomcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet resmi adrestaraftarium24betasusjustin tvmeritkingdeneme bonusujustin tvdeneme bonusujustin tvtaraftarium24taraftarium24extrabetmatadorbetcasibombelugabahisimajbetmatbet girişzenbetcasibomzenbetzenbetcasibompusulabet girişbetplaybetewinbetewinbetgaranticasinomilyonsonbahiscasinoroyalcashwinpalacebetbetgarantibahiscasinoesbetbetgitbahiscasinoromabetbetbeyromabetnesinecasinojojobet resmi adresmatbet girişbelugabahisbettiltmatadorbetsekabet girişpusulabet girişbetgitcratosroyalbetcasinomilyoncasinoroyalpalacebetbahiscasinobetgitcratosroyalbetromabetgrandpashabetimajbet girişibizabetjojobetonwincasibomcasibom girişgrandpashabettipobetgates of olympusligobetdeneme bonusucasinosezardeneme bonusucasinosezarmarsbahiscasinowonbahiscomcasibomjojobet girişmatbetsuperbetinhititbetbettiltbetewingrandpashabet girişcasibom girişbahiscomcasibomcratosroyalbetbetplayjojobet girişPusulabetPusulabetGrandpashabetgrandpashabet girişholiganbetcratosroyalbetgrandpashabetkralbetholiganbetmarsbahisgrandpashabetpusulabetsekabetmatbetholiganbet girişmarsbahis girişgrandpashabet güncel girişpusulabet girişsekabet girişmatbet girişgrandpashabetimajbetimajbetdeneme bonusujojobetholiganbet girişlunabetcasibomgrandpashabetdeneme bonusugrandpashabet girişdeneme bonusugrandpashabetgrandpashabet
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Letër e hapur, për ambasadorin italian

5 vjet ago
in Editorial - Opinione

Nga Shpëtim Nazarko

I nderuar Shkëlqesi, Fabrizio Buzzi!

E lexova letrën Tuaj, drejtuar shtypit shqiptar, në lidhje me krahasimin e Elbasanit me Palermon. Ndihem edhe vetë në faj për këtë lloj krahasimi, pasi jo pak herë, duke shkruar për Elbasanin, jo vetëm në portalin “Konica“ që drejtoj, por dhe në medie të ndryshme të shkruara, apo vizive, kam përdorur jo pak herë, termat që ju përmendni.

Në princip, përdorimi nuk ka qënë i tipit shabllon, apo i huazuar nga pjesë të shtypit tonë.

Kohë më parë, për shkak të një relacioni të mirë që kisha me Senatorin e përjetshëm, Xhulio Andreotti, të cilin, pastaj e ftova dhe në vendin tim, për një jubile të gazetës që drejtoja atëherë, ai më tha në një bisedë të gjatë, diçka për Palermon, që po e perifrazoj në një formë të thjeshtë.

“Kur isha i ri dhe deputet në Palermo, u fola njerëzve të zonës, që kishin vendosur që të investoheshin për një fabrikë të madhe elektronike, e cila vinte nga një vend i fuqishëm perëndimor. U thashë ta linin këtë histori, pasi të huajt do të shfrytëzonin periudhën pa taksa dhe pastaj, do ta merrnin fabrikën dhe do shkonin diku tjetër.” Çka dhe ngjau realisht, duke e lënë Palermon, për një kohë të gjatë, të pazhvilluar dhe duke e bërë ndoshta edhe bartëse të fenomeneve që, me siguri, tashmë i përkasin së kaluarës, siç thoni edhe Ju, në letrën Tuaj.

U thashë – vazhdoi, Senatori – që ta linin këtë histori dhe të shfrytëzonin Diellin, detin ullinjtë dhe klimën e mrekullueshmë të zonës. Vetëm kjo, mund t’i prosperonte realisht. Nuk më dëgjuan – psherëtiu ai – dhe ndoshta, paguam për një kohë të gjatë.

Tani, kjo është histori e kaluar, siç thoni Ju, në letrën Tuaj dhe me të drejtë. Kryeredaktori i Konicës, pati vetë rastin ta shikonte këtë përparim kolosal, duke folur parvjet me Kryetarin e Bashkisë aty, e që për koincidiencë ishte nga Raca ime e vjetër, siç më thoshte Senatori i përjetshëm, kur më fliste tërë nderim për një gjeni të kësaj race, siç ishte bankieri i madh Enriko Kuça, për të cilin, kur vdiq, e tërë klasa e madhe, e Juaj, e politikës – majtas e djathtas – e quajti një nga arkitektët e mëdhenj të Italisë moderne të pasluftës.

Unë e kam përmendur për analogji, Elbasanin me Palermon, referuar fakteve të dikurshme, por jo me një konotacion keqdashës. Elbasani, ky qytet tipik tregtar prej mijëra vjetësh, i vendosur në kërthizë të Shqipërisë dhe përgjatë asaj rruge që, dikur me Apian tuaj, bashkë me Egnatian tonë, ishte rruga më e rëndësishme e botës, sepse veç të tjerash, lidhte dy perandoritë më të mëdha të kohës, sot është në mjerim të plotë. Pra, e kam përmendur Elbasanin, nisur dhe nga biseda dhe këshilla e Senatorit…

I jam lutur klasës politike time, për tridhjetë vjet rresht, ta rivitalizojë këtë rrugë, që ndryshe quhet Korridori i 8-të. Është detyrim ndoshta absolut edhe sepse Elbasani, është jo vetëm në qendër të Shqipërisë. Por, do të ishte edhe në udhën që lidhte dy portet e mëdha të Shqipërisë me Qafë-Thanën, si distanca më e shkurtër, për të hyrë e dalë nga vendi. Nuk u bë dhe rruga më e keqe edhe pas tridhjetë vjetësh, e Shqipërisë, ëshë ajo nga Rrogozhina në Qafë-Thanë. E kam përmendur Elbasanin, siç thashë më sipër, nisur nga këshilla e Senatorit të Përjetshëm që, për mua, për nga aq sa kuptoja e kuptoj, është ndoshta nga politikanët më të hollë, që bota njohu në shekullin e kaluar.

Këtu e vite më parë, po të vizitoje Barin Tuaj, shihje afër stacionit të trenit, me qindra metra të mbushur me fotografi dhe pllakata që flisnin për këtë Korridor, si shpresë e madhe zhvillimi për Italinë e Jugut e Shqipërinë. Ndoshta sot edhe aty, nuk e do më njeri një gjë të tillë. Nuk e kam kuptuar asnjëherë edhe sot, arsyen dhe urrejtjen që ekziston për mosbërjen e kësaj rruge…

Ishte Hoxha dikur, që në Elbasan, ndërtoi metalurgjinë duke e dyfishuar popullsinë, që sot është ndoshta, trefishuar. Si një rreth i vogël tipik, edhe tregtar, siç ju thashë, ai nuk mund ta mbante këtë popullsi të shtuar. E cila, mbeti përgjithsisht, pa pronë dhe pa arsim. Në thelb, Elbasanin, si kërthizë e Shqipërisë, e shfrytëzojnë në analogji, vetëm ata tipa të ngjashëm që bënin rrëmujë dikur, në Palermon Tuaj.

Natyrisht që duhej dëgjuar këshilla e Senatorit të përjetshëm dhe në Elbasan… Po nuk ndodhi dhe situata, është vërtet e tmerrshme aty. Hoxha, që kopjoi ekonominë sovjetike, në mënyrë po analoge, bëri siç bënë fillimisht, në Palermo.

E përfytyroja Elbasanin, siç thashë më lart… Qendër gjeografike e Shqipërisë. Qendër që duhet të ishte zemra, jo vetëm e Korridorit të 8-të. Vendi ynë, që eksportet i ka të tilla që kërkojnë vetëm porte dhe hekurudha, e ka detyrim absolut këtë gjë dhe jo vetëm se është rruga më e shkurtër, nga ku hyn del prej tij, për t’u lidhur me të tjerët.  Pika ku bashkoheshin rrugët, nga dy portet e jo vetëm si dispeceri qendrore e vendit. E mbushur me shkolla të gjithfarë profilesh etj., ajo do të kalonte me kohë fenomenet që, ndonjëherë, bëjnë dhe gazetarë të tjerë, të bëjnë analogjira me Palermon, por që i takojnë të kaluarës së largme.

Gjithsesi, i ndjerë dhe unë në faj, nga letra Juaj, gjej rastin t’ju kërkoj falje, duke pasur përunjësinë t’ju  lutem që ndoshta, t’ia përmendni jo vetëm gazetarëve, por dhe klasës politike, si dilet nga këto situata duke shfrytëzuar pozicionin e shkëlqyer të Elbasanit, ashtu si të Palermos, për të cilin më fliste dikur Senatori i Përjetshëm. Lutje kjo, para së gjithash, për një vend që gjithnjë ka dashur pa ekuivok, mbrothësinë absolute të vendit tim.

Edhe njëherë, duke Ju kërkuar falje dhe me respekt!

Tags: ambasadori italianelbasaniPalermoshpetim nazarko

TË LIDHURA

Aktualitet

PE miraton raportin për Shqipërinë, shqetësim liria e medias:Dënojmë sulmet dhe retorikën e përdorur

13:59 | 17/06/2026
Aktualitet

Komisioni i Venecias vlerëson pozitivisht projektligjin “Për Financimin e Partive Politike”,

10:40 | 17/06/2026
Aktualitet

Reagon Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Kërkesat e protestuesve po trajtohen me arrogancë!

09:23 | 12/06/2026
Next Post

Të paaftët dhe një mundësi e artë për turizmin

Kolegji Zgjedhor hedh poshtë kërkesën e PD-së për gjyqtarët

Sot vendimi për Ratko Mladiçin







JU REKOMANDOJMË

Tunisia's French head coach Sabri Lamouchi during the 2026 World Cup Group F football match between Sweden and Tunisia at the Monterrey Stadium in Guadalupe on June 14, 2026.  (Photo by Julio Cesar AGUILAR / AFP)

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

16:47 | 15/06/2026

E rëndë në Maliq! Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari

14:51 | 12/06/2026

Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit përmes Daskanit

20:27 | 10/06/2026

Deputetja e Shkodrës reagon pas largimit nga PS: Nuk jam zhdukur, telefonin e fika vetë

15:59 | 15/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Protesta e 18 vjen me risi/ Fjalimet në podium do të mbahen nga të moshuarit

by mirseda
19:22 | 17/06/2026
0

Revolucioni “Flamingo” ka hyrë në ditën e 18 dhe nga dje janë prezantuar disa risi. Nga dje...

Trump: Marrëveshja nuk është 3-mujore, shmangëm një katastrofë ekonomike

19:09 | 17/06/2026

Shqipëria anëtare e Komitetit të UNESCO-s për Trashëgiminë Jomateriale

18:38 | 17/06/2026

Ronaldo nis pas pak Botërorin, ja formacioni zyrtar i Portugalisë

18:22 | 17/06/2026

Rinasi hap linjë të re me Rumaninë, TAROM nis fluturimet direkte

18:19 | 17/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com