Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, dështon në Senat përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, dështon në Senat përpjekja për komision hetimor mbi sulmin e 6 janarit

Republikanët në Senatin amerikan bllokuan të premten propozimin për krijimin e një komisioni hetimor për të zbardhur ngjarjet e 6 janarit kur Kapitoli u sulmua dhunshëm nga një turmë me përkrahës të ish-Presidentit Trump që synonin të pengonin certifikimin e fitores së rivalit demokrat, Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2020.

Ashtu siç pritej, republikanët përdorën një taktikë proceduriale të njohur si “filibuster” e cila pengoi miratimin e projekt-ligjit për krijimin e komisionit për të hetuar sulmin. Ishte hera e parë që taktika proceduriale u përdor me sukses gjatë administratës së Pressidentit Biden për të ndalur avancimin e një akti legjislativ në Senat.

Me 54 vota kundër dhe 35 pro, masa nuk arriti të sigurojë 60 votat e nevojshme për miratim.

Senati me 100 anëtarë është i ndarë barazisht mes demokratëve dhe republikanëve. Demokratëve u duhej mbështetja e 10 republikanëve për të siguruar miratimin e masës. Nuk pritej që senatorë republikanë të votonin pro masës, pasi shumë prej tyre mbeten besnikë ndaj ish-Presidentit Trump dhe ishin gjithashtu nën presionin e udhëheqësit të republikanëve në këtë Dhomë, Mitch McConnell, i cili ishte shprehur kundër ngritjes së komisionit.

Zoti McConnell, i cili ka thënë në të kaluarën se zoti Donald Trumpi ishte përgjegjës për “provokimin” e sulmit, kojët e fundit e cilësoi propozimin për ngritjen e komisionit si asgjë më tepër se sa thjesht “një manovër politike” pasi disa komisione ekzistuese të Senatit po zhvillojnë hetime mbi dështimet në masat e sigurisë të Senatit gjatë sulmit.

Më 6 janar, mijëra përkrahës të zotit Trump të mbledhur në Uashington në një protestë kundër rezultateve të zgjedhjeve që nxorën fitues demkratin Joe Biden, sulmuan me dhunë ndërtesën e Kapitolit duke lënë të vdekur pesë vetë, përfshirë një polic të Kapitolit.

Propozimi për komisionin hetimor pritej të hidhej në votë të enjten, por u shty për më vonë pas shqyrtimit të një tjetër propozimi.

Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga demokratët, e miratoi masën me mbështetje nga disa anëtarë republikanë./VOA/

Tags: republikaneSenatSHBA

TË LIDHURA

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë
Bota

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

13:40 | 02/04/2026
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit
Bota

Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

12:16 | 02/04/2026
13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër
Bota

13-vjeçari ‘braktis’ mësimin, shkon të vjedhë një postë duke i kërcënuar me pistoletë lodër

10:08 | 02/04/2026
Next Post
Covid-19/ Në Kosovë mbërrijnë edhe mbi 3,500 vaksina të Pfizer/BioNTech

Kosova blen 1.2 milion doza të Pfizerit

Fundjava vjen me mot të qëndrueshëm dhe rritje të lehtë temperaturash

Fundjava vjen me mot të qëndrueshëm dhe rritje të lehtë temperaturash

Njihuni me këmbimin valutor, 29 maj 2021

Njihuni me këmbimin valutor, 29 maj 2021







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën
Aktualitet

Ulsi Manja mungon në seancë, i pranishëm në Kuvend përmes video telefonatës me…Ervin Hoxhën

by mirseda
14:17 | 02/04/2026
0

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me dy interpelanca me ministrat e qeverisë, por edhe me pyetje-përgjigje...

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

Opozita kërkoi mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, reagon Presidenti Begaj

14:13 | 02/04/2026
Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

Tensione në Kuvend, ndërpritet seanca

14:09 | 02/04/2026
Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

Aktivistët kundër gjuetisë së balenave përplasen me anijen industriale në Antarktidë

13:40 | 02/04/2026
Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

Ndalimi i monopatinave, Kapri-Lamallarit: Ulni kokën para të fortëve

13:35 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com