Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Skandalet e dopingut që ndryshuan sportet

5 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Skandalet e dopingut që ndryshuan sportet

Përgjatë historisë, sportistët kanë qenë të gatshëm të gëlltisin gjithçka për të përmirësuar performancën e tyre në fushë. Për shembull, disa atletet në Greqinë e Lashtë konsumonin shumë fiq, ndërsa të tjerët përdornin kërpudha. Ndërkohë, egjiptianët e lashtë, besonin se konsumimi i pluhurit të thundrave të mushkave mund të rriste aftësinë e tyre sportive.

Në vitin 1807, një vrapues në Britani konsumoi laudanum për të qëndruar zgjuar gjatë gjithë kohës në një garë. Një vrapues në maratonën Olimpike të vitit 1904, konsumoi një përzierje stiknine, vezë të gjallë dhe alkool. Ai e fitoi garën por mezi mbijetoi, dhe u largua shpejt nga sporti.

Dhe në vitet 1930 një klub futbolli anglez mburrej se u jepte lojtarëve ekstraktin e gjëndrës

së majmunit. Dekadat e fundit, substancat që rrisin performancën përbëhen nga steroidet, hormoni i rritjes njerëzore dhe eritropoetina që rrit volumin e gjakut. Dopingu në shekujt XX dhe XXI ka prodhuar fitore të pista dhe skandale famëkeqe. Ja cilat janë disa prej tyre:

1967: Çiklisti Tom Simpson vdiq gjatë Tour de France

Çiklisti britanik Tom Simpson vdiq gjatë Tour de France më 13 korrik 1967, ndërsa po pedalonte në Mont Ventoux në një ditë shumë të nxehtë. Shkaku i vdekjes së Simpson u rendit si një sulm në zemër për shkak të dehidratimit.

Por me vete iu gjetën disa kokrra amfetaminë, dhe autopsia gjeti gjurmë të amfetaminës në trupin e tij. Vdekja e tij tragjike çoi në vendimin e Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit për të ndaluar përdorimin e ilaçeve për rritjen e performancës në çiklizëm.

1970-1980: Qeveria gjermano-lindore, i detyroi atletët e saj të përdorin steroide

Në vitet 1970-1980, qeveria komuniste e Gjermanisë Lindore, vendosi t’u japë atletëve të saj ilaçe që rrisin performancën fizike, dhe sidomos steroide, duk besuar se fitoret në sport do të tregonin epërsinë e komunizmit. Atletët vunë re se trupat e tyre po ndryshonin, por nuk kishin zgjedhje tjetër përveçse t’i bindeshin një sistem autoritar.

Në Lojërat Olimpike të vitit 1976 në Montreal të Kanadasë, ekipi i notit për femra të Gjermanisë Lindore fitoi 11 medalje të arta nga 13 të mundshme, ndërsa në total delegacioni gjermano-lindor fitoi 40 medalje ari. Konkurrentët dhe vëzhguesit dyshuan se gjermano-lindorët po merrnin steroide, por komunistët përdorën ryshfetin për të vazhduar garat dhe për të mbuluar programin e dopingut.

Në përgjithësi, të paktën 9.000 atletëve u janë dhënë ilaçe për rritjen e performancës. Pas ribashkimit të Gjermanisë në vitin 1990, disa autorë të skemës së dopingut u gjykuan dhe u shpallën fajtorë. Sidoqoftë, këtu nuk u përfshi dëmi i shkaktuar ndaj atletëve, shumë prej të cilëve jetuan me probleme shëndetësore gjatë gjithë jetës, përfshirë sëmundjet e zemrës, infertilitetin dhe kancerin.

1988: Ylli i spintit Ben Xhonson rezulton pozitiv për steroide

Kur atleti kanadez Ben Xhonson fitoi medaljen e artën në garën e 100 metrave në Lojërat Olimpike të Seulit në Korenë Jugut më 24 shtator 1988, ai vendosi jo vetëm një rekord të ri botëror por mposhti edhe rivalin e tij amerikan, Karl Luis. Por Xhonson rezultoi pozitiv për steroidin stanozolol.

Përballë këtyre provave, ai ktheu medaljen e artë, e cila më pas iu dha Luis. Xhonson kishte nënshkruar kontrata të majme financiare me shumë kompani për reklamimin e produkteve të tyre. Fama por edhe pasuria u zhduk pas atij skandali. Rasti i tij i ndërgjegjësoi të gjithë në Perëndim se dopingu, i vërejtur më parë si një dukuri tipike e bllokut komunist, po ndodhte kudo në atletikë.

1994: Përdorimi i efedrinës nga Maradona, sjell përjashtimin e tij nga botërori i atij viti

Futbollisti argjentinas Diego Maradona, që e udhëhoqi ekipin e tij drejt fitores në Kupën e Botës të vitit 1986, rezultoi pozitiv për 5 variante të ndryshme të efedrinës në botërorin e vitit 1994. Edhe pse ishte pezulluar për 15 muaj në vitet 1991-92, për shkak të përdorimit të kokainës, Maradona dukej se po rikthehej në formë.

Ai kishte humbur 12 kg për t’u bërë gati për botërorin, dhe kishte treguar klasin e tij duke shënuar një gol dhe duke dhënë një asist. Pasi u largua në mesin e atij turneu, karriera e tij zgjati edhe disa vjet, por ai nuk luajti më kurrë për Argjentinën.

1998: Ekipi i çiklizmit Festina, kapet me doping gjatë Tour de France

Gjatë një kontrolli kufitar në Lilë, një qytet francez në kufi me Belgjikën, masazhatori i ekipit të çiklizmit Festina, u kap duke transportuar amfetamina, eritropoetinë dhe steroide, qëtë gjitha substancat që rrisnin performancën.

Pas disa ditësh marrje në pyetje nga policia, menaxheri i ekipit dhe mjeku pranuan marrjen e dopingut nga çiklistët e ekipit Festina. Ai u përjashtua nga gara. Ai skandali u bë një nga faktorët që çuan në krijimin e Agjencisë Botërore Anti-Doping në vitin 1999.

2012: Çiklistit Lens Armstrong i hiqen të gjithë titujt e fituar në Tour de France

Çiklisti amerikan Lens Armstrong fitoi 7 tituj kampionë në Tour de France në vitet 1999-2005. Fitoret e tij e bënë të famshëm dhe për shkak se ai i kishte mbijetuar më herët kancerit. Disa ekspertë patën dyshime mbi përdorimin nga ana e tij të barnave të mundshëm

për rritjen e performancës, por në fillim nuk pati asnjë akuzë zyrtare. Pastaj në vitin 2010, Floid Lendis, ish-pjesëtar i ekipit të tij, e akuzoi publikisht Armstrong për marrjen e dopingut. Në 2012, Agjencia Anti-Doping në SHBA e akuzoi Armstrong për përdorimin e ilaçeve për rritjen e performancës. Vetë Armstrong nuk i kundërshtoi akuzat, gjë që solli humbjen e titujve të fituar në Tour de France dhe përjashtimin e përhershëm për të mos marrë kurrë pjesë në garat e çiklizmit.

Vitet 2021-2022: Ndalimi i ekipit olimpik të Rusisë për doping i sponsorizuar nga shteti

Në vitin 2016, ish-shefi i një laboratori anti-doping në Moskë,zbuloi një program të drejtuar nga shteti për t’u dhënë atletëve rusë ilaçe për rritjen e performancës, dhe për ta fshehur këtë fakt gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014 në Soçi të Rusi.

Ai tha se shërbimi rus zëvendësonte urinën nga atletët rusë që merrnin doping, me mostra të sigurta që pastaj testoheshin. Agjencia Botërore Anti-Doping kërkoi një hetim që zbuloi prova të kësaj skeme mashtrimi. Ajo vendosi në fillim një ndalim 4-vjeçar të pjesëmarrjes së Rusisë në Lojërat Olimpike dhe aktivitetet e tjera ndërkombëtare.

Dënimi u reduktua në 2vjet nga Gjykata e Arbitrazhit për Sportet në vitin 2020. Atletët rusë do të jenë në gjendje të garojnë në Lojërat Olimpike 2021 dhe 2022, por jo nën flamurin rus apo himnin e vendit të tyre.

Burimi i lajmit: https://www.history.com/news/doping-scandals-through-history-list

Përshtatur nga TIRANA TODAY

TË LIDHURA

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash
Sport

ZYRTARE/ Asllani zbarkon në Stamboll, firmos për Beshiktash

11:21 | 30/01/2026
Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës
Sport

Mbrëmje e madhe/ “Ethet” e Champions, 18 ndeshjet e fundit në fazën e ligës

18:54 | 28/01/2026
Next Post
Mustafaj: Shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD

Mustafaj: Shpallja e Berishës “non grata” forcon pozitën e Bashës në PD

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

‘Plagjiatura në VNM’ shpëton Vjosën në Gjykatën Administrative

E rëndë/ 27-vjeçari humb jetën në minierën e Bulqizës, ndodhej 1500 m nën tokë

E rëndë/ 27-vjeçari humb jetën në minierën e Bulqizës, ndodhej 1500 m nën tokë







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026




TË FUNDIT

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura
Bota

Përmbytjet nga moti i keq, Gjermania jep 250 mijë paund për familjet e prekura

by mirseda
22:26 | 30/01/2026
0

Ambasada Gjermane në Tiranë njofton se do të dhurohen 250 mijë paund për familjet e prekura nga...

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

Europa mund të përdorë fondin e krizës mbi 500 miliardë dollarë për mbrojtjen

21:58 | 30/01/2026
Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para nisjes së emisionit

21:46 | 30/01/2026
Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

Kthesë në luftën në Gaza: Izraeli pranon rreth 70 mijë viktima palestineze

21:43 | 30/01/2026
Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

Urgjenca e Infektivit: Mbi 100 raste në ditë kërkojnë ndihmën e mjekut, rreth 40% shtrohen në spital

21:40 | 30/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com