Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Rrëmbimi i avionit/Ç’po ndodh me gazetarin bjellorus dhe të dashurën e tij ruse

4 vjet ago
in Bota, Kryesore
Rrëmbimi i avionit/Ç’po ndodh me gazetarin bjellorus dhe të dashurën e tij ruse

Shtohet frika e familjarëve për jetën e gazetarit Roman Protasevich që u rrëmbye në kryeqytetin bjellorus pas urdhërit të presidentit Lukashenko. Gazetari Protasevich dhe e dashura e tij ruse, Sofia Sapega, prej dy ditësh ndodhen në paraburgim, ndërsa nëna e tij bën thirrje për shpëtimin e tij. “Unë i bëj thirrje gjithë bashkësisë ndërkombëtare për ta shpëtuar tim bir”, ka thënë nëna e tij Natalia Protasevich, duke shprehur frikën për jetën e të birit. Dyshimet e familjarëve janë se ai mund të flasë i detyruar nga autoritetet sikur është trajtuar mirë.

Sapega dhe Protasevich u arrestuan të dielën e 23 majit, kur një aeroplan që fluturonte nga Athina në Vilnius, në Lituaninë fqinje, u devijua për të ndaluar në Minsk, kryeqytetin bjellorus. Ndërkohë në lidhje me këtë incident kanë reaguar vendet perëndimore të cilat akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u ridrejtua pas një kërcënimi të supozuar për shpërthim bombe. “Sofia u mor në pyetje. Ajo u akuzua për kryerjen e një vepre penale. U zgjodh një masë parandaluese – paraburgimi për një periudhë prej dy muajsh, “i tha avokati i saj, Alexander Filanovich shërbimin rus të BBC një ditë më parë. Sapega tani është në një qendër paraburgimi të KGB në kryeqytetin bjellorus, tha ai.

Reagimet për arrestimin

BE ka kërkuar lirimin e gazetarit të arrestuar nga Bjellorusia Roman Protasevich dhe të partneres së tij, Sofia Sapega. Avioni në të cilin udhëtonte gazetari i opozitës u detyrua të ulej në Minsk pas urdhrit të Lukashenko-s.  Në përgjigje të veprimit të udhëheqësit bjellorus Lukashenko,  BE ka vendosur të ndalojë fluturimin e linjave ajrore Bjelloruse në  hapësirën ajrore europiane. Në një takim në Bruksel, udhëheqësit e 27 vendeve anëtare gjithashtu u kërkuan linjave ajrore të BE të mos fluturonin mbi hapësirën ajrore të Bjellorusisë dhe theksuan se do të vendosnin sanksione të mëtejshme ekonomike .

Roman Protasevich, 26 vjeç, po udhëtonte nga Greqia për në Lituani, por më pas avioni i tij u detyrua të ulej në Minsk  pas alarmit fals për një bombë. Vendet perëndimore akuzuan Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit të Ryanair. Autoritetet e Bjellorusisë publikuan të hënën videon e Protasevich, në të cilën gazetari detyrohet të zbresë më forcë nga avioni. Në video, gazetari tha se ishte mirë me shëndet dhe me sa duket rrëfeu për krimet për të cilat ishte akuzuar nga shteti Bjellorus. Por aktivistët, përfshirë udhëheqësin kryesor të opozitës së vendit, thanë se Protasevich ishte nën presion nga autoritetet bjelloruse.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i përshkroi veprimet e autoriteteve Bjelloruse të dhunshme duke thënë se ato ishin “sulme të turpshme si ndaj disidencës politike dhe lirisë së shtypit”.

Kundërshtar i flaktë i presidentit të Bjellorusisë, Protasevich u vendos në listën e ”individëve të përfshirë në veprimtari terroriste” nga vendi, për rolin e tij në protestat masive vitin e kaluar. Me akuzën e shkaktimin e trazirave masive, ai  mund të dënohet me deri në 15 vjet burg./ Tirana Today

Tags: bjellorusigazetarirrembimi i avionit

TË LIDHURA

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan
Bota

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

09:16 | 06/08/2025
Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy
Bota

Trump anulon financimin e vaksinës mRNA ,flet Kennedy

09:13 | 06/08/2025
Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës
Bota

Trump njofton se do të zëvendësojë Guvernatoren e Rezervës Federale deri në fund të javës

09:10 | 06/08/2025
Next Post
Aktorja kujton takimin traumatik me yllin e filmave aksion, Steven Seagal

Aktorja kujton takimin traumatik me yllin e filmave aksion, Steven Seagal

Përdhunimi/Tre të tjerë të përfshirë në ngjarje, çfarë u gjet tek celularët

Përdhunimi/Tre të tjerë të përfshirë në ngjarje, çfarë u gjet tek celularët

NBA/ Ja tabela e play-off-it në basketbollin amerikan, Miluoki 2-0 ndaj Majemit

NBA/ Ja tabela e play-off-it në basketbollin amerikan, Miluoki 2-0 ndaj Majemit

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

Maria Antoneta: Historia e vërtetë e mbretëreshës së Francës, që iu pre koka nga revolucionarët

16:59 | 28/08/2019




TË FUNDIT

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit
Aktualitet

BKH kryen kontrolle në zyrat e “Soft & Solution” të Ermal Beqirit

by mirseda
10:43 | 06/08/2025
0

Oficerë të BKH-së kanë ushtruar kontrolle në ambientet e kompanisë “Soft & Solution”, në pronësi të biznesmenit...

Sorensen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

Sorensen në Kosovë, takohet me Osmanin dhe Kurtin

10:40 | 06/08/2025
Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayernin

Thomas Muller kthehet në stërvitje me Bayernin

09:38 | 06/08/2025
U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi

U nis me jahtin e tij drejt Mykonos, mister zhdukja e biznesmenit turk në Greqi

09:35 | 06/08/2025
Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

Shefi i ushtrisë izraelite përplasje me Netanyahun, kundërshton planin për Gazan

09:16 | 06/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com