Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja sesi romakët fshinin çdo provë të ekzistencës së njerëzve të padëshiruar

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ja sesi romakët fshinin çdo provë të ekzistencës së njerëzve të padëshiruar

Historia është shkruar dhe shkruhet ende për t’iu përshtatur axhendës së atyre që janë në pushtet. Librat shkollorë rishikohen vazhdimisht për t’iu përshtatur ideve të caktuara. Ndonjëherë, faktet e pakëndshme lihen qëllimisht jashtë. Ndonjëherë fshihen pasazhe të tëra.

Historia shkruhet nga ata që mbijetojnë ose fitojnë.“Damnatio memoriae” është një shprehje latine që do të thotë një “dënimi përmes fshirjes nga kujtesa”. Në fakt vetë romakët e lashtë nuk e përdorën këtë shprehje. Ajo u shfaq për herë të parë në një disertacion gjerman të vitit 1689.

Romakët e lashtë e praktikonin shpesh rishikimin e historisë. Pas vdekjes së një individi të padëshiruar, Senati Romak dekretonte një “Damnatio memoriae”. Në shumicën e rasteve, individi në fjalë kishte pësuar një vdekje të dhunshme.

Romakët e lashtë shkatërronin përmendoret, rrotullat dhe pikturat, dhe çdo gjë tjetër që kishte lidhje apo ku përmendej personi i padëshiruar. Qëllimi i “Damnatio memoriae”, ishte të fshinte çdo gjurmë të ekzistencës së një personi. Në total 16 perandorë romakë pësuan “Damnatio memorae” pas vdekjes së tyre.

Këtu përfshihej Neroni, Kaligula, Komodusi, Elagabalusi dhe Diokleciani etj. Një shembull i mirënjohur i kësaj praktike ishte Sejanusi (Viti 20 P.E.S- 31 E.S). Ai ishte një komandant i Gardës Pretoriane, si dhe një këshilltar i besuar i Perandorit të dytë Romak Tiberit.

Kur ky i fundit u largua nga Roma për në vilën e tij në Kapri, Sejanus donte të merrte fronin për vete. Tiberi urdhëroi ekzekutimin e Sejanusit dhe gjithë familjes së tij në vitin 31. Ekzekutimi i tij u pasua nga miratimi nga Senati i një “Damnatio memoriae”.

Romakët ndryshuan edhe monedhat që mbanin imazhin e Sejanus. Një shembull tjetër është ai i perandoreshës nimfomaniake Valeria Mesalina, e cila komplotoi për të përmbysur burrin e saj, perandorin Klaudi. Për pasojë, Klaudi e ekzekutoi atë në vitin 48. Më pas, Senati miratoi një tjetër “Damnatio Memorae”.

Emri i saj u hoq nga të gjitha vendet publike dhe statujat e saj u shkatërruan. Ndërkohë perandori romak Komodus, djali i Mark Aurelit, ishte paranojak dhe i çuditshëm. Ai luftoi si një gladiator në Koloseum, duke i bërë shumë romakë të besojnë se ai ishte babai i një gladiatori.

Kur u vra në vitin 192, romakët shkatërruan statujat e tij. Ndërkohë një rast tjetër ishte ai i perandorit Elagabalus, që donte të ishte një grua. Ai theu disa nga ligjet më të shenjta Romake, si martesa me një Priftëreshë të Virgjër.

Gjithashtu, ai vishej si grua, gjë që ishte e papranueshme në shoqërinë hiper-mashkullore romake. Garda pretoriane e masakroi për vdekje në vitin 222. Pasardhësi i tij Aleksandër Severus dekretoi një “Damnatio Memorae” kundër tij. Por disa nga shembujt më të hershëm të dënimit me zhdukje të kujtesës historike datojnë që 4.000 vjet më parë në Egjiptin e Lashtë.

Pas vdekjes së faraoneshës Hatshepsut që sundoi në vitet 1479-1458 Para Erës Sonë, egjiptianët i shkatërruan të gjitha statujat e saj. Atyre nuk u pëlqeu që si faraon të sundonte një grua. Ndërkohë faraoni Akhenaten, që sundoi në vitet 1353-1336 Para Erës Sonë, themeloi një fe monoteiste kushtuar zotit Aten.

Ndryshimi i traditës, nuk u prit aspak mirë nga egjiptianët e lashtë. Pas vdekjes së tij, egjiptianët i përmbysën reformat e tij fetare. Pasardhësit e braktisën kryeqytetin e tij të ri Amarna. Qyteti u ri-zbulua vetëm në shekullin XVIII-të.

Ish-Bashkimi Sovjetik është një shembull tjetër i spikatur i rishikimit të historisë. Një vështrim i shpejtë në fotot zyrtare të Stalinit, na tregon se çdo disa vjet dikush hiqej nga ato foto. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, u shkatërruan shumica e statujave të Stalinit dhe Leninit. Qytetet, rrugët dhe sheshet që mbanin emrat e tyre u riemëruan.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/damnatio-memoriae-a1facb4b249e

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: njerëzromakëtte padeshiruar

TË LIDHURA

Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore
Bota

Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13:01 | 18/10/2025
Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos
Bota

Trump i jep amnisti ish-kongresmenti republikan, George Santos

09:29 | 18/10/2025
Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe
Bota

Trump pret Zelenskyn: Do i japim fund luftës në Ukrainë, edhe Putin do paqe

21:08 | 17/10/2025
Next Post
Portugali: 16,500 tifozë në stadium për finalen e Champions League

Portugali: 16,500 tifozë në stadium për finalen e Champions League

KAS pranon kërkesën e LSI: Rinumërim votash në 108 kuti votimi në Durrës

KAS pranon kërkesën e LSI: Rinumërim votash në 108 kuti votimi në Durrës

Basha & politikanë, na duhen mjekë e mësues, e jo Juve

E megjithatë do na udhëheqi nacionalizmi pozitiv







JU REKOMANDOJMË

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

Shkarkime dhe emërime, Rama bën ndryshime në qeveri

16:54 | 15/10/2025
ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

ChatGPT shuan kuriozitetin e serbëve, parashikon rezultatin ndaj Shqipërisë

17:05 | 11/10/2025
Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

Makina merr flakë në lëvizje në aksin Librazhd–Prrenjas, shpëton drejtuesi

22:36 | 14/10/2025
Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

Miliona euro pasuri dhe biznese në ndërtim, familjarët e Adriatik Zotkaj nën lupë

22:50 | 15/10/2025




TË FUNDIT

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit
Sport

Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

by mirseda
16:23 | 18/10/2025
0

Vllaznia vuan por fiton 0-1 ndaj Bylis, në një ndeshje dramatike. Në pjesën e parë në Ballsh...

Polici i Komisariatit Nr. 5 u konfliktua në një lokal, merret në hetim nga AMP

Polici i Komisariatit Nr. 5 u konfliktua në një lokal, merret në hetim nga AMP

15:20 | 18/10/2025
Do të parandalojë futjen e sendeve të jashtëligjshme, pritet vendosja e sistemit anti-dron në burgje

Do të parandalojë futjen e sendeve të jashtëligjshme, pritet vendosja e sistemit anti-dron në burgje

13:04 | 18/10/2025
Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

Suedia përgatitet për kërcënimin rus, nis grumbullimin e rezervave ushqimore

13:01 | 18/10/2025
Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen dy persona në Tiranë

12:58 | 18/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com