Angli
Premier Liga ka luajtur ndeshjet e javës së fundit dhe e ka mbyllur këtë edicion me gola, surpriza dhe luftë në distancë për vendin e 4-t, që të shpie në Ligën e Kampionëve.
Liverpuli e mbylli në vednin e tretë sezonin pasi fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Kristal Palasit me dopietë të Sadio Manesë.
Kombinuar kjo fitore me dy humbjet e kundërshtarëve direktë i jep Liverpulit biletën për në Championsin që nis në shtator.
Leister Siti bëri vetëvrsje teksa humbi me rezultatin 2-4 ndaj Totenhemit në shtëpi. Pasi kaluan dy herë në avantazh, dhelprate e Brendan Roxhersit nuk përfituan dot nga humbja e Çelsit 2-1 në Birmingam përballë vendasve të Aston Vilës.
Blutë e Londrës ruajtën me fat vendin e 4-t dhe të shtunën luajnë finale e këtij sezoni në Champions që sido që të shkojë do t’i mirëpresë sërish vitin tjetër londinezët.