Kronologjia e raportimit:
11:59
Ka marrë një kthesë të re ngjarja ku u gjet i vdekur në mes të rrugës në një nga lagjet më të populluara të Elbasanit një person. Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë të mundur identifikimin e tij për “Balkanweb” duke thënë se personi i gjetur pa shenja jete e me damarë të prerë është Ramadan Kupi, 67 vjeç. Raportohet se ai jetonte vetëm në një pallat në katin e katërt të qytetit të Elbasanit. Siç sqarohet më tej, ai fillimisht ka prerë damarët dhe më pas është hedhur nga banesa ku jetonte. Kjo dinamikë e re, përjashton mundësinë që viktima të jetë vrarë nga ndonjë tjetër person siç u raportua fillimisht.
10:00
Njoftimi i Policisë:
Në lagjen “Vullnetari”, Elbasan, shërbimet e policisë kanë konstatuar në anë të rrugës pa shenja jete një shtetas të seksit mashkull rreth moshës 70-80 vjeç.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personit të pajetë dhe shkakun e humbjes së jetës.
09:25
Në Elbasan, është gjetur në mes të rrugës, në lagjen Visarion Xhuvani, pranë universitetit, mëngjesin e sotëm, trupi i pajetë i një personi, me 7 plagë të rënda në trup dhe në kokë, sipas raportimeve jozyrtare .
Viktima, është ende i paidentifikuar dhe trupi i tij është gjetur rreth orës 05:00, pa këpucë.
Trupi i pajetë është dërguar në morg, aty ku do të kryhen të gjitha ekspertizat për të zbardhur ngjarjen e plotë.