Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Efekti i imagjinatës: Fuqia që ka Placebo në kurimin e të sëmurëve

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Efekti i imagjinatës: Fuqia që ka Placebo në kurimin e të sëmurëve

Një pacient gëlltit një pilulë prej sheqeri e cila në fakt nuk përmbante asnjë ilaç aktiv, apo i nënshtrohet një“operacioni” në të cilin bëhen disa prerje, por nuk kryhet procedura terapeutike.

E megjithatë dhimbja zvogëlohet, të përzierat ndalen, humori i pacientit ngrihet.

Ndonjëherë, përmirësimet do të ndodhnin gjithsesi pa ndonjë ndërhyrje. Por herë të tjera, ajo që hyn në lojë është fuqia e mendjes që ndikon tek trupi. Ky efekt i famshëm i placebo, ka një histori të gjatë dhe të pasur, dhe sigurisht që ka luajtur një rol të madh në mjekësinë e shekujve të kaluar, kur pilulat dhe ilaçet e padobishme ishin shpesh gjithçka që mjekët kishin për t’iu ofruar të sëmurëve.

Shumë ndër dijetarët e kohë se dinin se me çfarë kishin të bënin. “Ka njerëz mbi të cilët funksionon thjesht edhe vetëm të parit e ilaçeve”-shkroi filozofi francez Mishel dë Montenj

në vitin 1572. Demonstrimi i parë shkencor i efektit placebo u krye në vitin 1799, kur mjeku britanik Xhon Hejgart, nisi të shiste disa shufra të shtrenjta metalike,të cilat ai pretendonte se nxirrnin çdo lloj sëmundje nga trupi.

Hejgart zbuloi se 4 nga 5 pacientët me reumatizëm raportuan se dhimbjet e tyre ishinzbutur. Ai i botoi gjetjet e tij në librin me titull“Mbi imagjinatën si shkak dhe si kurë e çrregullimeve të trupit”.Hejgart nuk e përdori termin “efekti placebo” për atë që kishte parë.

Megjithëse termi “placebo” ishte përdorur prej kohësh në kontekste të tjera, por siç e njohim sot u prezantua në një studim të vitit 1920 në revistën mjekësore britanike “The Lancet”. “Efekti Placebo” hyri në gjuhën popullore klinike disa dekada më vonë, kur anestezisti amerikan Henri K.Besher vuri re se disa burra të plagosur nga fushat e betejës së Luftës së Dytë Botërore, i duronin dhimbjet e plagëve edhe pa morfinë.

Që atëherë, shumë studime të kryera mbi Efektet Placebo, tregojnë se ato janë më të forta në kushtet kur perceptimet janë thelbësore, si dhimbja, ankthi dhe depresioni. Me nxitjen e Besher, Placebot nisën të përdoren në mënyra të reja në epokën moderne shkencore.

Ato u shndërruan në shtyllën kryesore të testeve klinike për të kuptuar më mirë efektet e vërteta të një ilaçi real. Në formën më të pastër të testeve të tilla, vetëm një nëngrup i pjesëmarrësve në studim merr një substancë që po testohet.

Të tjerët marrin një substancë të rreme, dhe askush nuk e di se kush e ka marrë njërën apo tjetrën deri në shpalljen e rezultateve të studimit. Mund të thuhet se një ilaç funksionon vetëm kur i kalon ndjeshëm Efektet Placebo dhe në një mënyrë statistikisht të rëndësishme. Sigurisht, fakti që placebo mund të ndikojë tek perceptimet dhe simptomat e pacientëve e ndërlikon jo pak çështjen:Kjo do të thotë që një ilaç që po testohet duhet të performojë jo vetëm më mirë se asgjëja, por duhet të garantojë më së miri fuqinë e mendjes mbi trupin.

Burimi i lajmit: https://www.discovermagazine.com/mind/the-imagination-effect-a-history-of-placebo-power

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: kurimplacebote semure

TË LIDHURA

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut
Bota

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus
Bota

Putin nënshkruan një ligj të ri që forcon kontrollin e FSB-së mbi internetin rus

18:43 | 21/02/2026
Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA
Bota

Donald Trump njofton tarifë 15% për importet në SHBA

17:31 | 21/02/2026
Next Post
Berisha ”non grata”/ Çipa: SHBA do të kapë peshqit e mëdhenj

Berisha ''non grata''/ Çipa: SHBA do të kapë peshqit e mëdhenj

Stop zgjidh trajtimin e vajzës me çrregullime të spektrit autik

Stop zgjidh trajtimin e vajzës me çrregullime të spektrit autik

Nisin hetime për krime lufte pas publikimit të videos së rrethimit të Sarajevës

Nisin hetime për krime lufte pas publikimit të videos së rrethimit të Sarajevës







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com