Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar bilancin e bërë, sa i takon periudhës para dhe pas zgjedhire për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Të gjitha prokuroritë e juridiksioneve, që nga periudha para zgjedhore deri në 18 maj 2021 kanë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet.
Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim.
Në process verifikimi paraprak, janë 41 njoftime për vepra penale, dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 20 njoftime të tjera. Ndërkohë, bëhet me dije se janë i transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime.
Ndër të tjera, Prokuroria informon se në lidhje me krimet zgjedhore, aktualisht po ndiqen penalisht për 11 persona, dhe janë arrestuar në flagrancë 5 persona
Njoftimi i Pokurorisë së Përgjithshme
Tiranë, 20 maj 2021. Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.
Nga raportimet e prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm mbi veprat penale në fushën e zgjedhjeve për periudhën parazgjedhore e deri më datë 18.05.2021 rezulton se prokuroritë kanë regjistruar procedimin penal për 47 njoftime për vepra penale në lidhje me zgjedhjet. Nga çështjet e regjistruara kanë përfunduar 6 prej tyre me 4 persona në hetim, prej të cilave 3 procedime me 3 persona nën hetim janë transferuar në SPAK, 1 është pushuar, 1 është pezulluar dhe 1 procedim me 1 të pandehur është dërguar për gjykim.
Në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm janë në proces verifikimi paraprak 41 njoftime për veprat penale në fushën e zgjedhjeve. Janë transferuar për kompetencë lëndore SPAK-ut 24 njoftime dhe është vendosur mosfillimi i procedimit penal për 20 njoftime për veprat penale si më poshtë:
Veprat penale në fushën e zgjedhjeve
Neni 325, Pengimi i subjekteve zgjedhjore
Neni 326, Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve
Neni 326/a, Dëmtimi me dashje i materialit zgjedhor
Neni 327, Shkelja e fshehtësisë së votimit
Neni 327/a, Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar
Neni 328, Korrupsioni aktiv në zgjedhje
Neni 328/a, Përdorimi i funksionit publik për veprimt. politike ose zgjedh.
Neni 328/b, Korrupsioni pasiv në zgjedhje
Neni 329, Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje
Neni 330, Pengimi i zgjedhësit
Neni 330/a, Braktisja e detyrës nga anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve
Neni 331, Shkelja e të drejtës së zgjedhjes
Neni 331/a, Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit
Neni 332, Shpërdorimi i autoritetit ushtarak
Neni 332/a, Shpërdorimi i autoritetit policor
Neni 248, Shpërdorimi i detyrës ne lidhje me aktet ligjore për zgjedhjet
Aktualisht po ndiqen penalisht për veprat e mësipërme 11 persona, janë arrestuar në flagrancë 5 persona dhe është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg” për 4 persona prej të cilave është pranuar kërkesa për 3 persona.
Përgjatë kësaj periudhe prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë marë në total 142 njoftime për vepra penale në fushën e zgjedhjeve, prej të cilave: -84 kallëzime në prokurori nga subjekteve politike/kandidatë, shtetas apo institucione shtetërore; -21 referime të policisë gjyqësore dhe -37 ardhur me transferim nga SPAK.