Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Tre rreziqet e “diktaturës” Rama

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha

Nga: Blendi Kajsiu

Prej kohësh tashmë, në rre thet opozitare është krijuar ideja se Edi Rama ka instaluar në Shqipëri një “regjim”.

Ndonëse të gjithë e përdorin dhe askush nuk e përkufizon, termi regjim përdoret si sinonim për diktaturë apo sistem autoritar. Kjo del qartë nga fakti që në leksikun tonë, termi “regjim” historikisht është përdorur në tri raste; regjimi zogist, fashist dhe komunist. Të tria ishin regjime pa demokraci.

Ndaj jo rastësisht Rama krahasohet me Erdoganin dhe Putinin në mediat tona.

Pak rëndësi ka që analistë dhe gazetarë të njohur e sulmojnë Kryeministrin ditë e natë në ekranet dhe gazetat kryesore dhe nuk u hyn gjemb në këmbë. Shumë ndryshe nga kolegët e tyre gazetarë në Turqi apo Rusi, ku një kritikë ndaj Erdoganit apo Putinit të çon në burg ose varr.

Përveçse tejet i pasaktë ky karakterizim i qeverisjes Rama si diktaturë, prodhon tri efekte negative.

Së pari, injorimin e problemeve reale të qeverisjes aktuale, siç është degradimi i administratës publike. Së dyti, kërkimi i rrugëve antidemokratike për “rrëzimin” e Ramës. Së treti, mungesën e reformimit të opozitës. Lufta kundër diktaturës imagjinare të Ramës jo vetëm injoron, por edhe delegjitimon kritikën reale që mund t’i bëhet qeverisjes së tij siç është degradimi i administratës publike.

Ndonëse para 8 vitesh socialistët premtuan se do bëjnë shtet, sot jemi ende larg këtij qëllimi. Burokracia, që është shpirti i shtetit, si dhe punësimi në sektorin publik në përgjithësi, janë shumë larg të qenurit meritokratike.

Ky problem themelor i shtetit shqiptar duket pothuajse i parëndësishëm përballë luftës e kundër “diktaturës” Rama. Por nëse mund të tregohet qartë që Shqipëria sot ka një problem madhor me degradimin e administratës dhe sektorit publik, është e pamundur të argumentosh se jemi në Putinizëm apo Erdoganizëm.

Madje, qeverisja Rama nuk arrin as nivelet e autoritarizmit të Viktor Orban në Hungari, në zemër të Europës. Ndaj kritika opozitare e legjitimon qeverisjen Rama kur godet problemet e saj imagjinare dhe jo ato reale.

Kjo prodhon zgjidhje sa të varfra, aq edhe jo demokratike, që bazohen te rrëzimi i dhunshëm i “diktaturës Rama”, që nuk mund të ndryshojë me votë. Ndaj në krahun opozitar ka thirrje për mospjesëmarrje në zgjedhje, dalje nga sistemi dhe protesta. Ajo që të habit është se ideja që Rama nuk përmbyset me votë bazohet thjesht te dështimi elektoral i opozitës aktuale.

Pra, fakti që Basha, Berisha dhe Meta nuk fituan shumicën e votave në zgjedhjet e 2021, vërteton se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira.

Ama, të thuash se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira sot sepse shumica e shqiptarëve nuk duan të qeverisen nga e njëjta aleancë PD-LSI dhe të njëjtat fytyra që penalizuan në zgjedhjet e lira të vitit 2013, është sa absurde, aq edhe problematike.

Sipas kësaj logjike problem nuk është opozita, por zgjedhjet. Ndaj duhet të ruajmë opozitën që kemi dhe të zëvendësojmë zgjedhjet me revolucion. Ky lloj argumentimi vret dy zogj me një gur.

Eliminon nevojën e reformimit të opozitës dhe deligjitimon zgjedhjet si mekanizëm për rrotacionin e pushtetit. Pa këta dy zogj, demokracia në Shqipëri gjithmonë do zvarritet dhe kurrë nuk do të ngrihet nga toka./panorama

Tags: Blendi Kajsiudiktatura ramaopiniontre rreziqe

TË LIDHURA

Aktualitet

“Po jetojmë kohë të pasigurta”, Antonio Costa: Zgjerimi i Bashkimit Europian, domosdoshmëri

13:07 | 02/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Aktualitet

ODIHR opinion urgjent mbi ligjin për financimin e partive politike: Më shumë transparencë

10:23 | 14/05/2026
Next Post

Koronavirusi/ 1 humbje jete në 24 orët e fundit, bien ndjeshëm rastet aktive

Një replikë me Blendi Kajsiun për regjimin e Ramës

Ekzekutohet një person në Pejë, ja çfarë njofton policia







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026

Berisha “spastron” Këshillin Kombëtar të PD-së, jashtë listës mbeten dhjetëra emra të njohur

17:16 | 30/05/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

Rama qytetarit në Zvërnec: Më ke dëgjuar gabim, s’jam takuar me pronarët

by mirseda
18:01 | 05/06/2026
0

Rama: Doja që të flisja me ju. Ju më keni dëgjuar. Unë kam dëgjuar plot që flasin...

Foto/ “Ai për Berlin, unë për Vlorë”, Rama takon Merz në Tivat

17:48 | 05/06/2026

Kryemadhi në GJKKO: Dosja ndaj meje dhe Metës bazohet në thashetheme

17:31 | 05/06/2026

Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohet një anije

17:26 | 05/06/2026

Cakrani: Vendimi për Metën pas kafazit të xhamtë, i turpshëm dhe i pajustifikuar

17:22 | 05/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com