Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Mkultra: Çfarë ishte projekti amerikan për kontrollin e mendjes njerëzore

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Mkultra: Çfarë ishte projekti amerikan për kontrollin e mendjes njerëzore

Gjatë shekujve të fundit, janë eksperimentuar shumë teknika të një natyre psikologjike, të cilat synojnë të kontrollojnë mendjen e njerëzve, të organizojnë operacione të dobishme për të kapërcyer momente vështirësie, mendimet negative dhe përvojat traumatike që kushtëzojnë të tashmen.

Por ato janë gjithashtu shumë të rrezikshme nëse kryhen për qëllime të tjera nga ato mjekësore. Në përgjithësi, këto teknika synojnë të kontrollojnë disa mekanizma të sjelljes dhe të kushtëzojnë karakterin, zakonet, prirjen dhe vetëdijen e subjektit që i nënshtrohet atyre. Ndër teknikat e kontrollit të mendjes që janë zbatuar përgjatë historisë përmendim:hipnozën, izolimin e detyruar, ndryshimin e zakoneve të ngrënies, dhe përsëritjen e vazhdueshme të disa mendimeve.

Teknikat e manipulimit të mendjes njerëzore ishin në qendër të projektit MKULTRA, i  hartuar nga CIA, me pjesëmarrjen e shkencëtarëve të paskrupullt dhe përfaqësuesve të qeverisë, dhe që ndikoi për 2 dekada në jetën politike dhe jo vetëm në SHBA.

Por si lindi projekti MKULTRA?Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, u desh pak kohë për të gjetur një ekuilibër midis fuqive që deri disa vjet më parë kishin sfiduar njëra-tjetrën për epërsi. Ky ekuilibër e ndau botën në dy blloqe:në njërin u përhap fuqia e madhe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe në tjetrin fuqia po aq imponuese e Bashkimit Sovjetik, dy prej kombeve që e fituan Luftën e Dytë Botërore.

Kjo përplasje, kryesisht jo e armatosur, por psikologjike dhe më e sofistikuar midis dy superfuqive amerikane dhe sovjetike, mori emrin Lufta e Ftohtë, një përballje e fortë politiko-ideologjike që zgjati deri në fundin e viteve 1980, pikërisht më 9 nëntor të vitit 1989 me shembjen e Murit të Berlinit, që i parapriu shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik për disa vjet dhe bashkë me të gjithë bllokut komunist.

Programi, i porositur nga drejtori i CIA-s Allen Dalles, u quajt në fillim projekti Sialia dhe u drejtua nga Divizioni i Inteligjencës Shkencore nën drejtimine ish-biokimistit me origjinë hebreaike Sidni Gotlieb, që për aftësitë e tij fitoi nofkën “Magjistari i Zi”.

Synimi projektit ishte të arrinte të vendoste nën kontroll mendjen e njerëzve përmes eksperimentimit të teknikave të ndryshme që do të përdoreshin gjatë marrjes në pyetje, të gjitha këto pak a shumë, të paligjshme dhe shtypëse të lirisë njerëzore.

Po kundër kujt do të përdoreshin këto teknika? Në shënjestër ishin individë që synohej të diskreditoheshin publikisht, duke i bërë ata të thoshin fraza të papërshtatshme ose ide jo logjike, që do të kishin rrënuar autoritetin e tyre, por edhe ushtarët dhe agjentët sekretë, që nëse binin në duart e sovjetikëve të mos tregonin asgjë pavarësisht torturave fizike dhe mendore.

Por në shënjestër të atyre testeve misterioze ishin edhe politikanë të huaj, për të cilët mendohej se një ditë do të hynin në kontakt me qeverinë amerikane. Për t’i provuar këto praktika, nevojiteshin disa “kavie” njerëzore, të cilët merreshin zakonisht nga shtresat më të ulëta të shoqërisë amerikane, të dënuar, prostituta, pakica etnike etj.

Për më tepër, në zona të ndryshme të Azisë dhe Evropës,të cilat ishin nën ndikimin Amerikan në vitet e pas Luftës së Dytë Botërore (si Japonia, Filipinet dhe Gjermania Perëndimore) u ndërtuan qendra të fshehta të paraburgimit, në të cilat kryheshin të gjitha llojet e torturave psikofizike.

Projekti sekret angazhoi një grup psikologësh me një CV jo shumë të pastër siç ishte Donald Kameron, mjeshtër i shpëlarjes së trurit, por dhe profesionistë të tjerë të fushës, me pak skrupuj dhe që kishin dhënë prova se ishin shumë të rezervuar për punën e tyre.

Në atë kohë u përdorën mjete të ndryshme të “torturës së lehtë” si mesazhet subliminale, valët zanore, hipnoza dhe seksione të goditjes me elektroshok, abuzim verbal etj. Gjithashtu u përdorën shumë ilaçe që synonin t’i detyronin individët të thoshin ose të mos thoshin atë që synohej, të kujtonin apo harronin atë që dëshironin shërbimet sekrete.

Në mesin e këtyre ilaçeve, më i famshmi ishte i ashtuquajturi “serumi i së vërtetës”, një përbërës që i injektohej enkas subjektit të synuar, me qëllim kryerjen e një procesi psikoterapie të dobishme për marrjen e informacionit, që në rrethana të tjera nuk do ta kishte zbuluar asnjëherë.

Në vitet më të egra të Luftës së Ftohtë, serumi iu injektua disa agjentëve të KGB-së sovjetike. Për të njëjtin qëllim, nisën të përdoren masivisht edhe substanca psikotrope si LSD të fuqishme. Lajmet mbi eksperimentet e organizuara nga studiuesit dhe shkencëtarët e projektit MKULTRA, u bënë publike vetëm gjatë viteve 1970.

Siç pritej, lajmi shkaktoi shumë debate, dhe krijimin e 2 komisioneve hetimore, njëri prej të cilëve i drejtuar nga vetë zv/presidenti i SHBA-së, Nelson Rokfeler, nipi i manjatit të naftës Xhon Rokefeler. Hetimi ishte i plotë dhe në të njëjtën kohë shumë i shpejtë.
Raporti që bëri publik komisioni Rokfeler në vitin 1975,fliste për veprime të shumta të mbikëqyrjes së CIA-s ndaj qytetarëve amerikan, të tilla si kontrolli i disidentëve dhe censura e korrespondencës së tyre private, teksa u përshkruan për herë të parë eksperimentet e projektit MKULTRA.

Këto zbulime e shqetësuan shumë opinionin publik amerikan, që tashmë ishte trazuar jo pak nga skandali i Uotergejtit. Në vitin 1977 senatori Ted Kenedi, vëllai i Xhon dhe Robert Kenedit, u detyrua të deklarojë hapur se gjatë viteve 19500-1960“më shumë se 30 universitete dhe institute, kishin marrë pjesë në një projekt të gjerë të testimit, që përfshinte testimin e ilaçeve mbi njerëz jo vullnetare të të gjitha kategorive sociale, të larta dhe të ulëta, amerikane dhe të huaja.

Shumë nga këto teste kishin të bënin me dhënien e drogës LSD individëve që nuk dyshonin për atë që po ndodhte. Në atë kohë pati të paktën një vdekje:ajo e dr.Olson, pikërisht për shkak të këtyre aktiviteteve. Vetë CIA e pranoi që këto eksperimente nuk kishin ndonjë vlerë shkencore.

Agjentët që duhej të ndiqnin reagimet e individëve të testuar, nuk ishin vëzhgues shkencorë kompetentë. Kenedi konfirmoi vdekjen e të paktën një personi, por se sa të tjerë vdiqën apo pësuan ndryshime të gjendjes së tyre psiko-fizike nga këto teste që zgjatën për rreth 20 vjet, është e pamundur të dihet apo vlerësohet.

Arkivat në lidhje me projektin diabolik MKULTRA u shkatërruan nga fundi i viteve 1980, me urdhër të drejtpërdrejtë të drejtorit të CIA-s Riçard Helms, por disa dokumente, të klasifikuara si pa shumë rëndësi, i shpëtuan asgjësimit,dhe sot falë Aktit të Lirisë së Informacionit, janë de-klasifikuar dhe mund të lexohen nga publiku.

Burimi i lajmit: https://www.vanillamagazine.it/mkultra-il-progetto-statunitense-per-il-controllo-della-mente-umana

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: mendje njerezoreMkultraprojekti amerikan

TË LIDHURA

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës
Bota

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore
Bota

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës
Bota

“Amerika është në krah të Kievit”/ Zelensky falenderon Trump për mbështetjen ndaj Ukrainës

21:08 | 27/09/2025
Next Post
Luftimet në Gaza/ Shembet ndërtesa gjatë raportimit të gazetarit të BBC

Luftimet në Gaza/ Shembet ndërtesa gjatë raportimit të gazetarit të BBC

Futbollisti shqiptar lë nam në Angli, gjuajtja e tij është skandaloze (Video)

Futbollisti shqiptar lë nam në Angli, gjuajtja e tij është skandaloze (Video)

Partia Demokratike është në pikë të hallit

Partia Demokratike është në pikë të hallit

JU REKOMANDOJMË

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit
Aktualitet

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

by mirseda
22:50 | 27/09/2025
0

Sabah Nuzi, i dyshuar si ekzekutor i Klevis Lleshit në vitin 2020, kundrejt shumës prej 50 mijë...

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

NATO përforcon misionin në Detin Baltik pas shkeljeve me dronë në bazën më të madhe ushtarake të Danimarkës

22:34 | 27/09/2025
Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

Borë në Zvicër, bllokohen disa zona malore

22:14 | 27/09/2025
Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

Klima e biznesit, DASH publikon raportin për vendin tonë: Shqipëria me ekonomi të qëndrueshme, por me sfida strukturore përpara

21:40 | 27/09/2025
Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

Superliga/ Elbasani dhe Teuta ndajnë pikët, mbeten të pamposhtur

21:35 | 27/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com