Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Dermatologia: Ja rreziqet e sëmundjeve të lëkurës nga ekspozimi në diell

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Dermatologia: Ja rreziqet e sëmundjeve të lëkurës nga ekspozimi në diell

Në Pavijonin e Dermatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, por edhe në shumë klinika dermatologjie, janë shtuar pacientët që kanë probleme kronike me lëkurën. Sipas mjekëve dermatologë, shqiptarët akoma nuk janë emancipuar përsa i përket trajtimit të problemeve të lëkurës, për mbrojtjen e saj nga rrezet e forta të diellit dhe parandalimin nga dëmtimet që mund t’i shkaktojë ai.

Këtë fakt e konfirmojnë edhe mjekët dermatologë, të cilët shprehen se zakonisht shqiptarët janë neglizhencë dhe iu drejtohen mjekëve dermatologë vetëm në rastet kur kanë probleme. Entela Shkodrani, mjeke dermatologe, tregon disa nga masat që duhet të marrim përpara se të ekspozohemi në diell dhe si duhet ta trajtojmë lëkurën nëse jemi djegur nga ekspozimi i tepruar në rezet ultraviolet.

Doktoreshë, a mendoni se shqiptarët janë të informuar për rrezikun që u kanoset nga ekspozimit në diell?

Në përgjithësi shqiptarët janë më neglizhentë dhe ende në masë nuk ekziston kultura e duhur për trajtimin e problemeve të lëkurës nga dielli, pra për fotoproteksionin. Në përgjithësi drejtohen tek mjeku dermatolog për t’i zgjidhur problemet e tyre dhe jo për t’i parandaluar.

Pra në rastin konkret për të trajtuar njollat e diellit, për të eleminuar tharjen e lëkurës dhe për të zbutur disi rrudhat e shkaktuar nga ekspozimi pa fotombrojtës. Vihet re një interesim i tepërt për të frekuentuar kabinat solare për nxirrjen uniformë pa kontaktuar më parë me mjekun dermatolog për llojin e lëkurës për fototipin e duhur dhe për SPF-në përkatëse individuale.

Cilat janë pasojat që shkakton djegia nga dielli nëse nuk tregohemi të kujdesshëm?

Që dielli mund të shkaktojë kancerin e lëkurës është një fakt i njohur tanimë nga të gjithë. Këto janë dhe pasojat më fatale nga ekspozimi i tepërt dhe i pakujdesshëm në djell. Pasoja që shpesh rezultojnë të jenë fatle. Kancerët kryesorë të lëkurës janë melanoma, kanceri bazoqelizor dhe kanceri spinoqelizor. Melanoma është kanceri i nishaneve dhe, siç dihet, origjinën e tij e ka nga melanocitet e lëkurës. Nga të tre llojet e kancerit është më i rrezikshmi pasi është mjaft metastatik dhe përhapet në mënyrë të shpejtë në të gjithë trupin.

Kanceri bazoqelizor është forma më e shpeshtë e kancerit të lëkurës i cili nuk metastaton por invadon gjithnjë e më tepër indin në të cilin është vendosur. Ky lloj kanceri vendoset kryesisht në vëndet e ekspozuara dhe ne njerëzit që qëndrojnë për një kohë të gjatë në diell si pushuesit që frekuentojnë plazhet dhe ekspozohen në diell në orët e pikut ashtu dhe fermerët apo punëtorët e ndërtimit. Ndërsa kanceri spinoqelizor është forma e dytë më e shpeshtë e kancerit dhe në ndryshim nga kanceri bazoqeizor është metastatik por jo aq sa melanoma. Vendoset në pjesët e eskpozuara por më tepër prek veshin dhe buzën.

Cilat janë dëmtimet më të dukshme?

Dëmtimi më i dukshëm që dielli mund të shkaktojë në lëkurën tonë është: shtimi i pigmentit dhe formimi i njollave në zona të caktuara, kryesisht në fytyrë, të cilat i quajmë lentigo solare. Në përgjithësi njollat nuk kanë lidhje me moshën por me ekspozimin e zgjatur ndër vite në diell pa përdorur kremrat mbrojtës. Këto njolla më evidente janë te personat që kanë fototipin I dhe II të lëkurës. Pra personat me lëkurë të çelët, bionde, digjen më me lehtësi në diell. Gjithashtu rrezet ultraviolet mund të shkaktojnë edhe njolla të bardha të vogla kryesisht të lokalizuara në ekstremitete. Ekspozimi i tepërt ne rrezet ultraviolet mund te shkaktoje efekte te padëshirueshme në lëkurë ndër të cilët mund të përmendet si tharja e tepërt e saj apo dehidrimi i cili manifestohet me thellimin e tepërt të rrudhave ekzistuese, ashtu dhe hollimi i lëkurës në vende të caktuara i cili shkakton shfaqjen e rrudhave të reja të holla. Një manifestim tjetër i efekteve të padëshiruara të diellit është teleangioektazia apo zgjerimi i vazave të vogla të gjakut (kapilarëve) kryesisht në fytyrë.

Çfarë masash duhet të marrim për të mos u djegur nga dielli?

Mënyra me e mire për te mos u djegur nga dielli është përdorimi i kremrave mbrojtës të cilat njihen me emrin kremra SPF (Sun protecting factor) apo ne shqip faktorë mbrojtës nga dielli. Përbërësit e këtyre kremrave ndahen në: 1. përbërës që bllokojnë fizikisht rrezatimin dhe 2. përbërës që absorbojnë rrezatimin. Bllokuesit e rrezatimit janë mjaft të efektshëm në reduktimin e ekspozimit të lëkurës si nga rrezet UVA dhe nga rrezet UVB. Përbërësit e vjetër të këtyre formulave si oksidi i zinkut ishin opake dhe në përgjithësi estetikisht nuk kanë qenë të pëlqyeshëm por tani janë përpunuar disa formula të reja që përmbajnë dioksid titaniumi të oksiduar të cilat nuk janë opake dhe kanë një efekt mbrojtje dhe estetik të shkëlqyer. Përbërësit absorbues ndaj rrezatimit ndahen në 1. absorbues të rrezeve UVA dhe absorbues ndaj rrezeve UVB. Pikërisht efekti i tyre është thithja e rrezeve ultraviolet duke bërë të mundur eliminimin e kontaktit të rrezeve ultraviolet me lëkurën.

Po rrudhat a janë pasojë e ekspozimit në diell?

Po, një nga faktorët që ndikon më shumë në formimin e rudhave është dhe ekspozimi në diell, sidomos në orët e pikut. Kjo për shkak të zgjerimit të vazave te vogla te gjakut apo siç quhen ndryshe kapilarët.

Si duhet ta trajtojmë djegien e lëkurës?

Pavarësisht nga shkalla e djegies që mund të këtë një person është e këshillueshme të kontaktohet mjeku më i afërt që mund të japë ndihmën e duhur, mundësisht mjek dermatolog. Që në momentin e parë dhe më tej kontakti sa më i afërt me mjekun dermatolog i cili do rekomandojë trajtimin. Nuk do këshilloja përdorimin e produkteve shtëpiake qoftë dhe për efekt lehtësues deri në kontaktin me mjekun për shkak të sterilitetit të lëkurës së prekur.

Cila është arsyeja e krijimit të njollave në trup apo në fytyrë?

Njollat që krijohen në trup e sidomos në fytyrë janë si pasojë e ekspozimit të tepërt në diell. Këto njolla quhen lentigo solare dhe kanë një frekuencë të njëjtë shfaqje si ne burrat dhe ne gratë. Këto njolla janë më të shumta ne individët me lëkurë të bardhë ne të cilët lëkura e ka aftësi më të madhe për të formuar pigment. Ky pigment nuk mund të shpërndahet në mënyrë uniforme pavresisht fotoproteksionit. Për të parandaluar shfaqjen e njollave të diellit duhet evituar ekspozimi në diell në oraret e rrezikshme si nga ora 10-3. Duhen mbajtur veshur rroba të lehta me ngjyrë të celët, kapele dhe duhen përdorur kremrat fotombrojtëse SPF 30 UVA dhe blokuese UVB.

Cilët kanë më shumë njolla, femrat apo meshkujt?

Është mëse e ditur që tek femrat një arsye që stimulon shfaqjen e lentigove solare është marrja për një kohë të gjatë e medikamenteve dhe nënshtrimi i terapive të ndryshme mjekësore. Gjithashtu një tjetër arsye e rëndësishme është dhe predispozita më e madhe e femrave pë të bërë solare. Kohët e fundit edhe në Shqipëri është mëse e modës sidomos për femrat pra, përdorimi i rrezeve ultraviolet artificiale, apo kabinave solare të cilat janë një faktor tjetër i shtimit të njollave në trupin e tyre.

Është mirë që kremrat mbrojtës nga dielli duhen përdorur edhe në periudha të tjera të vitit, e jo vetëm në verë. Në varësi të rrezatimit diellor, kuptohet që faktori SPF do jetë më i vogël në vartësi të efektit që ne dëshirojmë të arrijmë nga kremi. Këtu përjashtohen disa njerëz që vuajnë nga probleme kronike të lëkurës si Lupusi discoidi apo Akne rosacea, të cilët përdorin gjatë gjithë vitit një krem mbrojtës me SPF me të madh se personat e tjerë./ Tirana Today

Tags: dermatologeekspozimi ne diellentela shkodraniRreziqetsemundjet e lekures

TË LIDHURA

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë
Aktualitet

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria
Bota

Netët gjysmëfinale të Eurovision 2026, DATA kur do të konkurrojë Shqipëria

13:10 | 13/01/2026
Aksident rrugor në Kavajë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi
Aktualitet

Aksident rrugor në Kavajë, makina përplaset me mjetin e parkuar, plagoset drejtuesi

19:20 | 12/01/2026
Next Post
Fushata e vaksinimit dhe fshehja e të vdekurve në Serbi

Fushata e vaksinimit dhe fshehja e të vdekurve në Serbi

OBSH ngre alarmin: Vendet e varfra nuk po marrin vaksinën kundër Covid-19

OBSH jep alarmin: Rritje e rasteve me Covid-19 për të nëntën javë me radhë

Pse Shqipëria i ka udhëheqsit politik, më psikopat, banal, ordiner se Kosova?

Spahiu: PD po fundoset si Titaniku







JU REKOMANDOJMË

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

Trump: Rusia dhe Kina kanë frikë nga SHBA-të; Amerika do të jetë gjithmonë me NATO-n

16:20 | 07/01/2026
“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026




TË FUNDIT

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”
Showbizz

Kristi përplaset me Brikenën; ajo: “Nuk mund të më manipulojë”. Mateo: “Nuk e përdor për show”

by mirseda
22:56 | 13/01/2026
0

Pas diskutimeve për raportin e Mateos me Brikenën, kristi ka debatuar me banoren duke u shprehur se...

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

Keisi: Miri porosiste lule për dashnoret, banorja: “Turp të kesh”.

22:14 | 13/01/2026
Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

Arbri largohet për në Amerikë, Alketa Vejsiu e zëvendëson: “Po të kisha qëndruar në Top Channel…”

21:53 | 13/01/2026
Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

Arratisja e Altin Ndocit, mister: targat e “Audi”-t ishin vjedhur disa ditë më parë

20:43 | 13/01/2026
Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

Salianji shton takimet në bazën e PD-së, Berisha: Janë personale

20:23 | 13/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com