E shtunë, 12 Qershor, 2021
26.5 C
Tirana

Spahiu: PD po fundoset si Titaniku

Ish- kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka reaguar sërish pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Spahiu shprehet se partia po fundoset si anija e Titanikut, pasi të gjithë po largohen nga paniku.

Ndër të tjera, ai tha se pas Agron Dukës do të largohen edhe aleatët e  të tjerë si Narnd Ndoka, Vangjel Dule, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Shehi.

”PD po fundoset si Titaniku. Të gjithë po largohen nga paniku: Duka sapo iku. Pas Dukës, do largohet Ndoka, Dule, Idrizi, Shehi….. Pas tyre 3 deputetë e LSI. Ish-presidenti Nishani me 20 drejtues sapo kanë parë që “Titaniku” është shpuar kudo dhe ngado. Nëse hapen kufijtë mijëra demokrat do largohen nga anija e mbushur me llum duke notuar të zhgënjyer drejt oqeanit.

Do mbetet në fund “Kapiteni” plak dhe “violinisti” muzikën e të cilit nuk e dëgjon askush. Të dy do marrin me vehte çelsat e anijes thellë mes ndryshkut të një relike që nuk do i vlej askujt. Koha do prodhojë mijëra anije më të mëdha dhe më të shpejta, që do mbërrijnë në destinacionin që keni ëndërruar”, shkruan Spahiu në rrjetin social, Facebook.

- Reklama -

Më shumë nga kategoria




Të fundit

Lexo edhe :   Salianji: Gruevski si Rama mori mandat të tretë, por ra brenda një viti

Ushtarët e Antikrimit s’mund t’i hidhen krimit

Nga: Preç Zogaj Drejtësia e re me bashkautorësi amerikane dhe europiane, në konceptim dhe zbatim, të cilën unë e kam mbështetur e do të vazhdoj...

Asisti i Shaqirit nuk mjafton, Zvicra ndalet nga Uellsi (Video)

Përfundon ndeshja e dytë e kampionatit europian ''EURO 2020''. Ndeshja e vlefshme për grupin A, midis Uellsit dhe Zvicrës është mbyllur në barazim, me...

Zgjedhje për kreun e ri/ Gjana: Komisionerët e kandidatëve vetëm nga degët e PD

Komiosionerët e çdo kandidati për kryetar në PD duhet të jenë anëtarë të degës përkatëse të PD-së ku do propozohen për këtë proces. Ka...

Asnjë viktimë nga koronavirusi, 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Situata epidemiologjike në vendin tonë paraqitet e qëndrueshme. Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 12 raste të reja me Covid-19, nga 2.916 testime...

”Shpresoj të mos jetë si Trump”/ Putin flet për Biden para takimit në Gjenevë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin shpreson se homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të jetë më pak impulsiv se paraardhësi i tij, Donald...