Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Si po synohet të prodhohet energji nga valët e oqeanit

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Si po synohet të prodhohet energji nga valët e oqeanit

Nga: Mihai Andrei “ZME Science”

Kompania japoneze thotë se kjo metodë është më efikase sesa energjia e erës apo dielli. Kalimi në një ekonomi pa djegien e karburanteve dhe ndotjen e atmosferës me karbon, nuk është një detyrë e lehtë. Kjo do të kërkojë çdo grimë energjie që mund të gjejmë.

Energjia hidrike ka qenë tradicionalisht e shkëlqyer, por ajo në tokë është shfrytëzuar në maksimum. Energjia e erës dhe e diellit janë në një rritje të ndjeshme. Por ato kanë edhe mangësitë e tyre, për sa i përket disponueshmërisë dhe kapacitetit. Ndërsa energjia bërthamore nuk po preferohen më aq shumë.

Dhe e ardhmja tani duket se është në energjinë që vjen nga valët e detet. Fuqia e valës është e dallueshme nga fuqia e baticës. Prodhimi i energjisë nga valët nuk është një teknologji e përdorur gjerësisht, megjithëse është hulumtuar që nga vitet 1980.

Në vitin 2000, pajisja e parë e këtij lloji në botë u vendos në Skoci. Ndërkohë,në vitin 2008 në Portugali u hap ferma e parë eksperimentale me shumë gjeneratorë që prodhojnë energji nga valët e detit dhe oqeanit. Tani në lojë po hyn fuqishëm kompania japoneze e inxhinierisë  IHI.

IHI ka promovuar prodhimin e një turbine me peshë30 ton, e aftë të prodhojë100 kw energji nga helikat e pasme. Testimi i saj është planifikuar të fillojë në vjeshtën e këtij viti, dhe do të zgjasë për më shumë se 1 vit. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kompania do ta hedhë shumë shpejt në treg këtë produkt.

Thelbësore është gjetja e një vendi të mirë për ta vendosur këtë pajisje. Ky gjenerator-provë do të ushqehet nga rryma Kuroshio, një rrymë në Paqësor që shtrihet përgjatë bregdetit japonez. “Kuroshio është një nga rrymat më të forta në botë, dhe një burim energjie shumë premtues”- thotë Shigeki Nagaja, menaxheri i zhvillimit të IHI që po e mbikëqyr projektin.

Kompania po punon me një teknologji të quajtur gjeneratori lundrues nënujor, i cili mund të vendoset kudo ku ka rrymë të mjaftueshme, si në lumenj po ashtu edhe në oqeane.

Sigurisht, turbinat e lumenjve do të duhej të ishin të një shkalle shumë më të vogël. Vlerësohet se rryma detare e Kuroshio ka një potencial energjitik prej rreth 200 Gigavat. Gjeneratorë të ngjashëm janë instaluar në fundin e deteve në brigjet e Skocisë, por edhe në  vende të tjera.“Pasojat e kësaj teknologjie janë shumë të mëdha”-thotë profesori kryesor i eksperimentit Tsumoru Shintake.

“Përdorimi edhe vetëm i 1 për qind të bregdetit të Japonisë kontinentale, mund të gjenerojë rreth 10 gigavat energji, që është ekuivalente me 10 termocentrale bërthamore”- tha ai në një njoftim për shtyp në emër të Institutit të Okinavas.

Struktura mbështetëse e turbinave është frymëzuar nga natyra, dhe është modeluar në një mënyrë të tillë që imiton fleksibilitetin e luleve. Por gjithashtu ajo është ndërtuar që t’i bëjë ballë presionit ekstrem të valëve të pamëshirshme dhe cunameve të mundshme.

Në vend se t’i kundërvihen atyre, turbinat përkulen si kërcelli i një luleje nga forca e erës, thotë Shintake. Ato janë të ankoruar në dyshemenë e detit përmes kabllove të ankorimit. Kjo lloj energjie nuk do të jetë e lirë, të paktën jo në fillim. Gjithsesi, ndërsa prodhimi do tërritet dhe teknologjia do të përsoset më tej, çmimi do të bjerë. Kompania IHI vlerëson se deri në vitin 2030, çmimi do të bjerë nën atë që paguan sot qytetari mesatar japonez për energjinë elektrike.

Sidoqoftë, efikasiteti i funksionimit të gjenerimit të energjisë në oqean, vlerësohet të jetë rreth 50-70 për qind, dukshëm më i lartë se 30-40 për qind që kanë sot “fermat e erës” në det, apo 10-15 për qind që është rendimenti i paneleve të energjisë diellore.

Pra, IHI shpreson shumë në perspektivën e një tregu të cilin po përpiqet ta krijojë. “Ne parashikojmë një operacion me vlerë qindra miliarda jen”- thotë Nagaja. Kompania parashikon zgjerimin në zona të tjera si Bregu Lindor i SHBA-së apo Tajvani.

Nga këto turbina ka edhe një përfitim tjetër:Ato mund të mbrojnë nga erozioni bregdetar. Në një mjedis ideal, turbinat do të instalohen midis shkëmbinjve nënujorë koralorë mbi struktura çimentoje në formë piramide, që do t’i thyejnë valët dhe do të zvogëlojnë erozionin e shkaktuar nga valët.

Shintake parashikon një të ardhme ku një teknologji e tillë do të zhvillohet aq shumësa do të bëhet më se e zakonshme. Tani jemi ende në fillim, por dikur edhe turbinat e erës konsideroheshin si diçka e rrallë.“Unë jam duke e imagjinuar planetin pas 200 vjetësh. Shpresoj që këto turbina të punojnë relativisht në heshtje dhe mjaft mirë në secilin plazh në të cilin do të vendosen”- thotë ai.

TË LIDHURA

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari
Bota

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë
Bota

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg
Bota

Erdogan optimist pas takimit me Putinin: Paqja në Ukrainë nuk është larg

16:08 | 13/12/2025
Next Post
Çfarë lidhje kanë trombozat me vaksinat anti-Covid?

Çfarë lidhje kanë trombozat me vaksinat anti-Covid?

Shpërndante lëndë narkotike, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Tiranë, arrestimet në 24 orët e fundit, nga patenta fallco tek përndjekja

Pse kryebeteja e “Këçëkëizmit” do dështojë

Tre shkallët e rënies së fushatës së Marshallit (Ramës)







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

E quajti mosmirënjohës, Sany i kundërpërgjigjet Rozana Radit: Kam qenë falenderues

21:09 | 11/12/2025




TË FUNDIT

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani
Kosovo

Vjosa Osmani kërkon njohjen e Kosovës nga Vatikani

by mirseda
22:41 | 13/12/2025
0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot është pritur në Selinë e Shenjtë, në audiencë nga...

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

Abuzim me të mitur në paraburgim, protesta në Hungari

22:29 | 13/12/2025
Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

Reagimi i ish-banores ndez debat jashtë BBVK, thumb ndaj Olta Gixharit

22:24 | 13/12/2025
Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

Tiranë, automjeti përplaset me motorrin, vdes drejtuesi, plagoset pasagjerja

22:08 | 13/12/2025
Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

Stuhitë në Gaza vrasin 14 palestinezë, përfshirë 3 fëmijë

21:15 | 13/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com