Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Opinion: Pse i harruam gratë në pandemi?

4 vjet ago
in Bota, Editorial - Opinione
Video/Ja cilat janë vendet më të pasigurta për femrat

Efektet e pandemisë së virusit Corona i kanë goditur gratë në mënyrë joproporcionale, sipas një raporti kthjellues të Amnesty International. Ne e kemi injoruar gjendjen e tyre të vështirë, thotë Manuela Kasper-Claridge.

Fytyra e tmerrshme e Coronës shfaqet si sëmundje, si vdekje dhe dëshpërim për shumë vetë. Gratë përballen me këtë çdo ditë, sepse ato mbajnë një barrë veçanërisht të rëndë gjatë pandemisë. Gratë janë më të prekura nga papunësia, kanë qasje më të dobët në kujdesin shëndetësor dhe shumë shpesh ato nuk marrin ndonjë mbështetje ekonomike ose sociale.

Pandemia e ka shtuar masivisht pabarazinë gjinore. Ky është përfundimi dëshpërues i raportit vjetor prej 408 faqesh të Amnesty International. Ky raport i duhet dërguar çdo politikani, sepse situata është dramatike për shumë gra.

Ato kanë nevojë për mbështetje të posaçme, por në shumë vende ajo vështirë se merret parasysh në situatën e tyre të veçantë. Në Indi gratë kanë humbur vendet e punës në mënyrë disproporcionale gjatë valës së parë të pandemisë. Vetëm në mars dhe prill 2020, mbi 15 milion indiane mbetën papritmas pa punë. Një pamje e ngjashme shfaqet në Amerikën Latine.

Rrezik i shtuar për humbjen e vendit të punës

Rreziku që gratë të humbasin punën u rrit gjatë pandemisë me 44 përqind. Eshtë marramendëse se me sa indiferencë pranohet kjo. Çuditërisht shpesh harrohet që 70 përqind e infermiereve në të gjithë botën janë gra. Ato përmbajnë një rrezik më të lartë të infeksionit dhe janë veçanërisht në rrezik të infektimit me COVID-19.

Kemi nevojë për masa që mbrojnë gratë, veçanërisht në pandemi. Proaktive dhe jo reaktive – përndryshe shpesh është tepër vonë. Ne kemi nevojë për udhëheqje. Politikat e guximshme që njohin situatën e grave, promovojnë gratë dhe nuk i margjinalizojnë ato.

Por të tilla shihen shumë pak. Në vend të tyre fokusi është vetëm në luftën afatshkurtër të politikave shëndetësore kundër pandemisë dhe nuk vihet re se ku tjetër situata po përkeqësohet.

Le të marrim për shembull faktin se strehimoret urgjente dhe pikat e tjera të kontaktit për gratë janë mbyllur prej më shumë se një viti në shumë vende dhe ndoshta do të qëndrojnë kështu. Kjo do të thotë se për shumë gra nuk ka shpëtim nga dhuna në familje. Për një numër të konsiderueshëm grash dhe vajzash në Afrikën e Jugut, katër muret e shtëpisë janë bërë po aq të rrezikshëm dhe kërcënues sa virusi jashtë, nëse jo më kërcënuese.

Rrezik më i lartë prej dhunës

Dhuna ndaj grave është rritur në mënyrë dramatike jo vetëm në Afrikën e Jugut por në të gjithë botën. Në Meksikë autoritetet regjistruan 969 vrasje grash. Qoftë në Brazili, Republikën Dominikane apo Paraguai: gratë nuk ndihen të sigurta në Amerikën Latine.

As në Evropë. Në Spanjë – gjithashtu një vend veçanërisht i goditur rëndë nga pandemia – u vranë nga partnerët e tyre 19 gra brenda një vere. Ato që kanë nevojë për mbrojtje nuk mund të mbrohen në mënyrë adekuate gjatë pandemisë. Dhe në disa vende dhuna ndaj grave konsiderohet jo si problem madhor, ose madje dhe mbështetet – ky është rezultati tronditës.

Një bilanc që duhet të na zgjojë. Tani duhet vepruar. Mbroni gratë. Për shkak se krizat nuk janë neutrale sa i përket gjinisë. As pandemia e Coronës. Gratë kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet, pa frikë, në çdo kohë, kudo. Kjo është e drejta tyre dhe e drejta jonë njerëzore. /DW/

Tags: Amnesty Internationalcoronadhuna ndaj grave

TË LIDHURA

Analiza e DW: Si Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Analiza e DW: Si Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

08:29 | 30/06/2025
Mot i nxehtë, temperatura deri në 36 gradë Celsius
Bota

‘Përvëlohet’ Evropa/ Temperatura deri në 46 gradë, alarm i kuq në disa shtete

08:23 | 30/06/2025
Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës
Editorial - Opinione

Ushqimet që duhen shmangur gjatë ditëve të nxehta të verës

22:21 | 28/06/2025
Next Post
“Porodica”, seriali televiziv mbi Sllobodan Milosheviçin që po përçan serbët

“Porodica”, seriali televiziv mbi Sllobodan Milosheviçin që po përçan serbët

KQZ gjobit kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj (Shuma)

Erion Veliaj nga Rrogozhina: "Ky vend ka zot, e ka emrin Edi Rama"

Rëndësia e acidit folik për trupin tonë. Në cilat ushqime e gjejmë më shumë

Rëndësia e acidit folik për trupin tonë. Në cilat ushqime e gjejmë më shumë

JU REKOMANDOJMË

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

Operohet Luiz Ejlli: Ja ku më filluan krizat

11:16 | 24/06/2025
Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

Trump i habitur nga Putini: “Është e vërtetë apo ëndërr? Më njoftoni menjëherë!”

20:11 | 23/06/2025
VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

VIDEO/ Çnjerëzore në Rusi – bjellorusi 31-vjeçar përplas fëmijën iranian që i shpëtoi bombardimeve

20:02 | 25/06/2025




TË FUNDIT

Analiza e DW: Si Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit
Bota

Analiza e DW: Si Evropa Lindore planifikon brez minash kundër Putinit

by mirseda
08:29 | 30/06/2025
0

Që nga fillimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vështirë se...

Mot i nxehtë, temperatura deri në 36 gradë Celsius

‘Përvëlohet’ Evropa/ Temperatura deri në 46 gradë, alarm i kuq në disa shtete

08:23 | 30/06/2025
Skafi i vjedhur në Greqi gjendet në Sarandë, nxirret nga deti me vinç – arrestohet vinçieri

Skafi i vjedhur në Greqi gjendet në Sarandë, nxirret nga deti me vinç – arrestohet vinçieri

08:19 | 30/06/2025
Këmbimi valutor sot – Kursi i lekut ndaj valutave kryesore dhe lëvizjet e monedhave të tjera

Këmbimi valutor sot – Kursi i lekut ndaj valutave kryesore dhe lëvizjet e monedhave të tjera

08:16 | 30/06/2025
Testi i Gjuhës së Huaj/ 28 mijë minimaturantë përballen me provimin ditën e sotme

Testi i Gjuhës së Huaj/ 28 mijë minimaturantë përballen me provimin ditën e sotme

08:13 | 30/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com