Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Komision i ri në Pentagon për sulmet seksuale në ushtri

5 vjet ago
in Bota
Komision i ri në Pentagon për sulmet seksuale në ushtri

Senatorja amerikane Kirsten Gillibrand i ka quajtur sulmet seksuale në ushtri një epidemi. Pentagoni po përpiqet ta trajtojë këtë problem duke filluar me një analizë të pavarur që do të hetojë këtë çështje.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin krijoi një Komision të Pavarur për të Hetuar Sulmet Seksuale në Ushtri. Dhjetë nga trembëdhjetë anëtarët e panelit janë gra.

Por kritikët thonë se komisione të tilla nuk kanë arritur të japin rezultate në të kaluarën.

“Unë mendoj se ajo që nuk është bërë në të kaluarën është të analizojmë se cilat praktika kanë funksionuar në ambjente të civilëve, që mund t’i provojmë në ushtri? Dha nga ana tjetër, cilat janë atributet e veçanta të mjedisit ushtarak që na mundësojnë të ndërmarrim hapa që nuk bëhen dot mes civilëve? Mendoj se ky krahasim është shumë i rëndësishëm. ”

Në mars, senatorja amerikane Kirsten Gillibrand drejtoi një seancë dëgjimore mbi sulmet seksuale në ushtri.

“Çdo gjeneral ose komandant që ka dalë përpara këtij organi në dhjetë vitet e fundit na ka thënë, ‘Po marrim masa, e kemi gjendjen nën kontroll’. Nuk është e vërtetë!”

Senatorja Gillibrand bëri presion në Senat për të ecur përpara me Ligjin për Përmirësimin e Drejtësisë në Ushtri, që ajo e ka paraqitur në vitin 2013, por ka ngecur.

Koloneli Don Christensen është president i grupit Protect Our Defenders – që punon për t’i dhënë fund përdhunimeve dhe sulmeve seksuale në ushtri:

“Mendoj se komisioni është një hap pozitiv përpara, besoj se do të sjellë ndryshim. Sistemi i drejtësisë ushtarake duhet të ndryshojë. Senatorja Gillibrand është përpjekur për miratimin e këtij legjislacioni që nga viti 2013. Dhe ka patur mbështetje dypalëshe. Është një nga nismat e rralla ku senatorët Elizabeth Warren dhe Ted Cruz janë në një mendje. ”

Në të kaluarën Pentagoni nuk e ka mbështetur propozimin e senatores Kirsten Gillibrand për të larguar komandantët nga procesi për miratimin e ndjekjeve penale në rastet e sulmeve seksuale. Zonja Rosenthal tha se komisionin i saj do ta shqyrtojë propozimin sepse të gjitha opsionet janë në tryezë:

“Unë mendoj se ajo që ndryshon sot është se nuk përjashtohet asnjë mundësi. Sekretari dhe presidenti kanë thënë që të gjitha opsionet duhet të jenë në tryezë dhe kjo është ndryshe sot. Ky është lloji i udhëheqjes që nuk kemi patur më parë”.

Luz Helena Thompson ishte në Marinë, duke shërbyer në Japoni kur tha se ishte sulmuar seksualisht. Ajo e raportoi incidentin në atë kohë por nuk foli publikisht deri 13 vjet më pas, kur takoi një aktiviste, e mbijetuar e sulmeve seksuale në ushtri, Trina McDonald.

McDonald u shfaq në një dokumentar të vitit 2012 me titull “Lufta e padukshme” rreth sulmeve seksuale në ushtri.

“Sekretari i Mbrojtjes Austin dëshiron të shohë një perspektivë të re, do të ketë në thelb një rikthim të vëmendjes tek kjo temë. Por pjesa e dhimbshme e saj është histori më vete. Për një kohë të gjatë nuk u bë asgjë. Dhe mendoj se pjesa fatkeqe është se do të detyrojë shumë të mbijetuara që të flasin hapur për traumën e tyre, në mënyrë që të ketë ndryshim”, thotë ajo.

“Por problemi është se flitet shumë dhe nuk veprohet sa ç’duhet. Dhe ne shpresojmë që ndoshta ka ardhur koha kur mbarojnë fjalët dhe fillojnë veprimet“, thotë e mbijetuara Luz Helena Thompson.

Sipas raportit vjetor të Pentagonit, numri i rasteve të sulmeve seksuale në ushtrinë amerikane në 2019 u rrit me 3% krahasuar me vitin 2018, duke arritur në 7825. /VOA/

Tags: SHBAsulme seksualeushtria e shba

TË LIDHURA

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi
Bota

Gol dhe asist, Muçi vazhdon shkëlqimin në Turqi

20:55 | 22/12/2025
Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës
Bota

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime për t’i dhënë fund konfliktit vdekjeprurës

17:40 | 22/12/2025
Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë
Bota

Trump emëron guvernatorin e Luizianës të dërguar special në Groenlandë

09:28 | 22/12/2025
Next Post

Lypës & prostituta

Alergjia e syve, si kurohet

Alergjia e syve, si kurohet

Mashtronin duke kërkuar 25 mijë euro për një person të sëmurë, 2 në pranga

Tiranë, 4 qytetarë në pranga, nga narkotikët tek prishja e qetësisë publike







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik
Showbizz

Krijuesi i “Call of Duty” humb jetën në aksidentin tragjik

by mirseda
22:37 | 22/12/2025
0

Krijuesi i videolojës “Call of Duty”, Vincent Zampella ka humbur jetën në një aksident me makinë në...

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

I rrethuar me para në avion privat, Jake Paul mburret edhe pas disfatës së rëndë

21:58 | 22/12/2025
Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

Pse meshkujt priren të pëlqejnë dhe të dalin me femra më të reja në moshë?

21:55 | 22/12/2025
Inter në kërkim të një portieri

Inter në kërkim të një portieri

21:28 | 22/12/2025
Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

Protesta e opozitës, shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë

21:23 | 22/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com