Real Sociedadi mundi rivalët e rajonit bask Athletic Bilbaon 1-0 në finalen e Copa del Rey duke arritur të marrë në duar një trofe madhor për herë të parë që nga viti 1987.
Kapiteni Mikel Oyarzabal shënoi golin e parë dhe të vetëm të kësaj sfide duke dërguar portierin Unai Simon në drejtim të kundërt nga pika e penalltisë në minutën e 63-të pasi shoku i ekipit, sulmuesi Portu u rrëzua në zonë nga mbrojtësi i Bilbaos Inigo Martinez.
“Është një ditë e mahnitshme,” tha Oyarzabal në lot.
“Të vijnë në mend të gjithë, të gjithë njerëzit që dëshironin të ishin këtu, njerëzit që na lanë. Kjo është për të gjithë, familjen time, miqtë e mi. Do të thotë gjithçka. “