Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Për sa kohë do të vazhdojnë tendencat e shekullit XXI?

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Për sa kohë do të vazhdojnë tendencat e shekullit XXI?

Nga: Muhitin Ataman “Daily Sabah”

Sistemi modern ndërkombëtar u krijua pas Luftërave Napoleonike në vazhdën e Revolucionit Francez. Ndonëse Franca, shteti që përfaqësonte epokën e re, u mund nga perandoritë tradicionale, vlerat dhe institucionet e Revolucionit Francez dominuan në kontinentin evropian përgjatë gjithë shekullit XIX-të, dhe në pjesën tjetër të botës gjatë gjithë shekullit XX-të.

Idetë dhe institucionet e prezantuara nga Revolucioni Francez, i dominuan edhe marrëdhëniet ndër-evropiane, dhe i dhanë jetë një sistemi të ri ndërkombëtar, “Koncerti i Evropës”.Pas ngritjes së Gjermanisë, ekuilibri i fuqive në Evropë ndryshoi,dhe përpjekjet gjermane për kolonizim çuan në Luftën e Parë Botërore.

Pra,në aspektin politik shekulli XIX filloi me Revolucionin Francez të 1789-ës, dhe përfundoi në vitin 1914 kur nisi lufta. Në vazhdën e Luftës së Parë Botërore, fuqitë e mëdha evropiane ranë, dhe dy superfuqitë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, filluan që të dominonin sistemin ndërkombëtar.

Politikisht, shekulli XX-të filloi në vitin 1917 kur SHBA-ja hyri në Luftën e Parë Botërore, dhe kur u themelua Bashkimi Sovjetik pas Revolucionit Bolshevik në Rusinë Cariste. Ai shekull përfundoi po politikisht me rënien e Bashkimit Sovjetik dhe fundin e Luftës së Ftohtë në vitin 1991.

Shekulli XXI nisi në atë moment. Por që nga ajo kohë, asnjë nga fuqitë e mëdha, përfshirë SHBA-në, nuk ka qenë në gjendje që të diktojë sistemin e ri global. Prandaj, pas 3 dekadash, shekulli XXI po përballet ende me destabilitet politik dhe ekonomik.

Duket se paqëndrueshmëria dhe periudha e tranzicionit do të vazhdojnë edhe për një fare kohe, për shkak se ne po jetojmë në një botë në të cilën asnjë fuqi e madhe ose rajonale, nuk është e kënaqur me sistemin global ose rajonal.

Pakënaqësia e Perëndimit

Nga njëra anë, fitimtarët e Luftës së Ftohtë, SHBA-ja dhe aleatët e saj perëndimorë, nuk janë të kënaqur me sistemin aktual ndërkombëtar, pasi kjo nuk u shërben më interesave të tyre. Për këtë arsye, Amerika nuk i respekton vendimet e Kombeve të Bashkuara, teksa kohët e fundit është tërhequr nga disa prej institucioneve të OKB-së.

Nga ana tjetër, asnjë fuqi tjetër globale nuk po pretendon hegjemoninë globale. Shtetet sfiduese si Kina, nuk janë gati qëtë paguajnë çmimin duke pretenduar një hegjemoni të re globale. Për momentin, fuqitë e mëdha preferojnë të vazhdojnë si “kalorës të lirë”.

Dy sfidante

Ekzistojnë 2 sfidante kryesorë kundër hegjemonisë perëndimore të udhëhequr nga SHBA-ja, dhe njëherazi 2 kandidate për t’u bërë superfuqi. E para është Kina dhe e dyta Rusia. Kina zotëron një potencial më të madh për ta sfiduar hegjemoninë perëndimore të udhëhequr nga SHBA-ja.

Duke pasur avantazhe të krahasueshme me SHBA-në, dhe duke qenë ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë, ajo ka ekonominë më të madhe dhe më të fortë sot në botë. Me aftësinë e saj për të përdorur energjinë bërthamore, me nëndetëset bërthamore, raketat ndërkontinentale dhe një ushtri të madhe, Kina gëzon një fuqi të madhe politike për ta sfiduar Perëndimin.

Si një nga fuqitë më të fuqishme ushtarake në botë, Rusia vazhdon që të paraqesë një kërcënim të madh për aleancën perëndimore dhe hegjemoninë amerikane. Edhe pse disa e konsiderojnë Rusinë një superfuqi në rënie, ajo sërish konsiderohet si rivalja “tjetër”kryesore e aleancës së NATO-s.

Nën udhëheqjen e fortë të presidentit Vladimir Putin, Rusia është përpjekur që ta konsolidojë pozicionin e saj brenda klubit të fuqive të mëdha. Ky vend është përpjekur që të rikuperojë humbjet e tij pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Prandaj, disa analistë e konsiderojnë Rusinë një fuqi të ringjallur.

Përveç këtyre 2 fuqive të mëdha, disa fuqi të tjera si Bashkimi Evropian, India, Brazili, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, janë të etur që zënë vendin e tyre në lidershipin e sistemit botëror. Me rritjen e mosbesimit midis fuqive globale, të gjithë aktorët e mundshëm globalë, duan që të ndjekin një politikë të jashtme të pavarur që mund ta çojë botën drejt multipolaritetit.

Periudha e tranzicionit

Çdo ndryshim sistematik në ekuilibrin global të fuqisë, do t’i japë fund tendencës së këtij shekulli, dhe do të fillojë një prirje të re. Dhe kjo nënkupton vendosjen e një rendi të ri sistemik që do t’i japë fund periudhës së sotme të tranzicionit, dhe që do ta çojë botën në një shekull të ri.

Gjithsesi, duket se periudha aktuale e tranzicionit do të vazhdojë edhe për disa vite. Në këtë kontekst politik, mosbesimi i shtuar midis shteteve kërkon një lojë realpolitike, në të cilën fuqitë globale dhe rajonale formojnë vetëm aleanca të përkohshme.

Për shkak të një niveli të lartë mosbesimi, as shtetet hegjemoniste perëndimore (SHBA-ja dhe aleatët e saj evropianë), dhe as shtetet sfiduese të Lindjes (Kina, Rusia dhe Irani) nuk mund të krijojnë aleanca të qëndrueshme.

Për rrjedhojë, SHBA-ja e ka humbur shumicën e aleatëve të saj, pasi politikat e saj izolacioniste dhe të njëanshme i kanë distancuar aleatët e saj, sidomos në 2 dekadat e fundit. Për më tepër, shfaqja dhe ngritja e llojeve të rinj të aktorëve dhe kërcënimeve në politikën ndërkombëtare, po e dëmtojnë sigurinë kombëtare të të gjitha shteteve-kombe, përfshirë vetë SHBA-në.

Rritja e rrezikut të sëmundjeve infektive, zgjerimi i përmbajtjes së konceptit të sigurisë dhe përhapja e inovacioneve teknologjike e komplikojnë edhe më tej të ardhmen e sistemit global. Prandaj, është e vështirë të parashikosh të ardhmen e sistemit botëror.

Rritja e numrit dhe efektivitetit të aktorëve të dhunshëm jo-shtetërorë si Al-Kaida dhe ISIS, zotërimi prej tyre i armëve të shkatërrimit në masë, shtimi i rrezikut të sëmundjeve infektive, zgjerimi i përmbajtjes së konceptit të sigurisë, dhe përhapja e inovacioneve teknologjike, e ndërlikojnë më tej të ardhmen e sistemit global. Prandaj, është e vështirë të parashikohet e ardhmja e sistemit botëror.

Burimi i lajmit: https://www.dailysabah.com/opinion/columns/how-long-will-21st-century-trends-continue

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: koheshekulli 21tendence

TË LIDHURA

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin
Bota

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin

13:27 | 01/04/2026
Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie
Bota

Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie

12:57 | 01/04/2026
Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein
Bota

Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein

12:35 | 01/04/2026
Next Post
Nëse jeni të dyzuar për Ramën apo Bashën, vlerësoni si drejtuan Tiranën

Nëse jeni të dyzuar për Ramën apo Bashën, vlerësoni si drejtuan Tiranën

Devijon trafiku në sheshin “Shqiponja”/ Si do bëhet hyrja dhe dalja nga Tirana

Devijon trafiku në sheshin “Shqiponja”/ Si do bëhet hyrja dhe dalja nga Tirana

Vjedhje spektakolare, grabitësit boshatisin dyqanin brenda 90 sekondave (Video)

Vjedhje spektakolare, grabitësit boshatisin dyqanin brenda 90 sekondave (Video)







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

Skënder Hitaj, profili i një drejtuesi për Policinë e Shtetit

15:45 | 26/03/2026




TË FUNDIT

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin
Bota

Financial Times: Izraeli pritet të shtojë sulmet ndaj Hezbollahut pas luftës me Iranin

by mirseda
13:27 | 01/04/2026
0

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) do të shtojnë sulmet kundër milicive të Hezbollahut në Libanin jugor sapo...

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge

Kapet në Këlcyrë 51-vjeçari i dënuar me 10 vite burg në Itali për trafik droge

13:19 | 01/04/2026
Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie

Trump sinjalizon fundin e luftës me Iranin, tregjet rriten dhe nafta bie

12:57 | 01/04/2026
Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein

Irani sulmon objektet e Amazon Web Services në Bahrein

12:35 | 01/04/2026
U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli:  Dua takim me Berishën,

U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës shkkojnë në seli: Dua takim me Berishën,

12:01 | 01/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com