Vjedhje spektakolare, grabitësit boshatisin dyqanin brenda 90 sekondave (Video)

Një grup personash grabitën një dyqan telefonash në një kohë rekord, për më pak se 2 minuta. Ngjarja ka ndododhur në Moschato të Greqisë mëngjesin e 1 prillit.

Siç shihet nga kamerat e sigurisë 4 grabitësit janë futur me shpejtësi në dyqan, duke grabitur mbi 50 celularë, 2 laptop, 4 tablet si dhe qindra euro.

Edhe pse alarmi i sigurisë ka rënë, ata vazhdojnë misionin e tyre pa pasur frikën e policisë. Në momentin e mbërritjes së policisë në vendngjarje, ishte tepër vonë pasi grabitësit kishin larguar.

Ndërkohë, i njëjti filial i dyqanit por në qytetin e Koropit, u vu në shënjestër të grabitësve për herë të katërt në një muaj, duke shkaktuar dëme me vlerë 10,000 euro.