Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Cila është origjina e Ditës së Gënjeshtrave?

5 vjet ago
in Kryesore, Kuriozitete
Cila është origjina e Ditës së Gënjeshtrave?

Dita e Gënjeshtrave që kremtohet çdo vit më 1 Prill në mbarë botën, është një traditë disa shekullore me origjinë nga kultura të ndryshme, ndonëse origjina e saj e saktë mbetet një mister. Traditat e ditës së parë të muajit prill, përfshijnë gënjeshtrat apo shakatë ndaj njëri-tjetrit duke bërtitur “Budallenjtë e Prillit!”.

Historia e saktë e kësaj feste është e mbështjellë me mister. Por disa historianë spekulojnë se Dita e Gënjeshtrave daton që në vitin 1582, kur Franca kaloi nga kalendari Julian në atë Gregorian, siç u kërkua nga Këshilli i Trentos në vitin 1563.

Sipas Kalendarit Julian, ashtu edhe atij Hindu, viti i ri fillonte me ekuinoksin pranveror rreth datës 1 prill. Njerëzit që merrnin lajmet me vonesë ose që nuk arritën ta kuptonin se fillimi i vitit të ri ishte zhvendosur më 1 janar, vazhduan ta festonin atë gjatë javës së fundit të Marsit deri më 1 prill, ata ranë pre e shakave dhe gënjeshtrave duke u quajtur “Budallenjtë e Prillit”.

Ndër shakatë më tipike, ishte ajo e ngjitjes fshehurazi të një letre pas shpine në të cilën ishte vizatuar një peshk, me referencën “Poisson d’Avril” (Peshku i Prillit), që thuhet se simbolizon një peshk të ri, të kapur lehtësisht dhe një person të thjeshtë.

Ndërkohë, historianët e kanë lidhur Ditën e Gënjeshtrave me festivale të tilla tradicionale

si Hilaria (që në latinisht do të thotë festa e gëzimit), që kremtohej në Romën e lashtë në fund të muajit mars nga pasuesit e kultit të Sibelës.

Gjatë kësaj feste njerëzit mbanin maska të ndryshme dhe talleshin me bashkëqytetarët, madje edhe me gjykatësit. Dhe thuhej se kjo festë frymëzohej nga legjenda egjiptiane e Isis, Osiris dhe Set.

Ekzistojnë gjithashtu spekulime se Dita e Gënjeshtrave ishte e lidhur me ekuinoksin pranveror, ose ditën e parë të pranverës në Hemisferën Veriore, kur Nënë Natyra i mashtroi njerëzit me një mot të ndryshueshëm dhe të paparashikueshëm.

Dita e Budallenjve të Prillit, u përhap në Britaninë e Madhe gjatë shekullit XVIII-të. Në Skoci, kjo traditë u shndërrua në një festë 2-ditore, duke filluar me “gjuetinë e gouk”, në të cilën njerëzit dërgoheshin në porosi të rreme (gouk është një fjalë për zogun e qyqes, pra një simbol për dikë që etiketohet si budalla) dhe u pasuar nga Dita e Tailie, e cila përfshinte shakatë që bëhen me njerëzit, të tilla si lidhja e bishtave të rremë nga pas.

Në kohët moderne, njerëzit janë përpjekur shumë për të krijuar shaka të veçanta për Ditën e Gënjeshtrave. Gazetat, radiot dhe stacionet televizive dhe faqet e internetit kanë marrë pjesë në traditën e 1 prillit, duke raportuar lajme të rreme që kanë mashtruar deri edhe frikësuar audiencat e tyre.

Në vitin 1957, BBC raportoi se fermerët zviceranë ia kishin dalë të kultovonin makaronat spageti në një pemë, duke treguar për këtë edhe pamje filmike të njerëzve që mblidhnin makaronat nga degët e pemëve.

Në vitin 1985, gazetari i “Sports Illustrated” Xhorxh Plimpton mashtroi shumë lexues kur ai shkroi një artikull të trilluar mbi një sportist të ri me emrin Sid Finç që mund të gjuante topin e bejsbollit me një shpejtësi mbi 168 milje në orë.

Në vitin 1992, Radio Publike Kombëtare në SHBA,raporti se ish-presidentin Riçard Nikson do të garonte sërish për president. Radio madje pretendoi se i kishte marrë një intervistë ish-presidentit. Sigurisht ai ishte një aktor, dhe jo Nikson.

Në vitin 1996, zinxhiri i restoranteve të ushqimit të shpejtë “Taco Bell”, mashtroi shumë njerëz kur njoftoi se kishte rënë dakord për të blerë “Liberty Bell” të Filadelfias, dhe synonte ta riemërtonte atë “Libery Bell Taco”. Në vitin 1998, kur “Burger King” reklamoi një produkt të ri “Left-Handed Whopper”, shumë klientë kërkuan sanduiçin e rremë.

Edhe motori i kërkimit Google, bën çdo vit nga një shaka me rastin e Ditës së Gënjeshtrave, mbi gjithçka që nga “kërkimi telepatik” tek aftësia për të luajtur Pac Man në Google Maps. Për mashtruesit e zakonshëm, ekziston gjithmonë shakaja klasike e Ditës së Budallenjve, ajo e mbulimit të tualetit me mbështjellës plastik apo hedhjes së sheqerit dhe kripës.

burimi:https://www.history.com/topics/holidays/april-fools-day

Përshtatur për Tirana Today

Tags: 1 prillidita e genjeshtravehistorik

TË LIDHURA

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia
Aktualitet

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së
Aktualitet

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar
Aktualitet

Kapen 60 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet një 18-vjeçar

19:27 | 16/03/2026
Next Post
Bindje apo rebelim?

Kërcënimi, ‘Shpëtoni ushtarin Rama’!

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 26-vjeçari

Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në makinë, vihet në pranga 26-vjeçari

Dhimbja e shpinës, simptomat dhe disa zgjidhje. Kur ndalohet operimi

Dhimbja e shpinës, simptomat dhe disa zgjidhje. Kur ndalohet operimi







JU REKOMANDOJMË

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

Irani shpalos 3 kushte për fundin e luftës pas bisedës me Putin

21:19 | 11/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

Egli Tako në një romancë të re me ish-banorin e Big Brother?

20:33 | 11/03/2026




TË FUNDIT

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë
Bota

“Ka qenë i shkëlqyer”, Trump vlerëson Grenell: Do të punojmë bashkë

by mirseda
22:40 | 16/03/2026
0

Pasi e largoi nga drejtimi i qendrës ‘Kenedy’, presidenti amerikan Donald Trump i ka caktuar një detyre...

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

PD organizon komunikimin digjital, ja kush janë anëtarët e grupit të ri

22:36 | 16/03/2026
Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

Sherr mes të rinjve në Tiranë! Pesë persona dhunojnë dy vëllezërit me grushte, ndërhyn policia

22:05 | 16/03/2026
Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

Vëllai iu arrestua për trafik droge, Elda Hoti shfaqet krah Berishës në mbledhjen e PD-së

21:22 | 16/03/2026
Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

Seferi protagonist në Turqi, dhuron asist me Bodrumspor

20:57 | 16/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com