Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Politikë

“I çove sms Ramës”/ Gjekmarkaj i kthehet Patozit: Mos bëj garipin me mua

5 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“I çove sms Ramës”/ Gjekmarkaj i kthehet Patozit: Mos bëj garipin me mua

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Lezhë, Agron Gjekmarkaj ka debatuar me kryetarin e Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Patozi pretendoi se Gjekmarkaj në 2017-ën i është ankuar kryeministrit Edi Rama për mos përfshirjen në listat e Partisë Demokratike.

Kjo u mohua plotësisht nga Gjekmarkaj, i cili e konsideroi këtë pretendim si të pavërtetë, duke e cilësuar Patozin një shpifës, mashtrues dhe ordiner.

Pjesë nga debati:

Astrit Patozi: Në 100 vjet rresht nuk kam asnjë njeri të rreshtuar majtas, por kjo nuk do të thotë që nuk kam respekt për të majtën. E majta në Shqipëri është një faktor i rëndësishëm politik.

Agron Gjekmarkaj: Tani ti mendon se je më i djathtë se unë?

Astrit Patozi: Jo mo jo, ti je më i djathtë se të gjithë të tjerët. Si mund të jem unë më i djathtë se ti mor burrë?

Agron Gjekmarkaj: Mendon se je më i djathtë se unë nga pikëpamja historike?

Astrit Patozi: Agron, në vitin 2017 ke qenë legjendë urbane, sepse i shkruaje mesazhe cdo ditë, e zgjoje nga gjumi Edi Ramën, dhe i qaje hallet për Luolzim Bashën, që të kishte lënë jashtë listës dhe kishe hallin e Dekanit. Ky është një fakt.

Agron Gjekmarkaj: Kjo është diskutim banal, prej një njeriu ordiner, që po shpif, po gënjen. Mos më drejto gishtin, mos më bëj shenja prej gishti, prej cubi, se s’të llogaris fare për burrë, mos shpif, mos gënje. Mesazhet e Edi Ramës haji dhe piji vetë. Unë s’e kam për turp, me Edi Ramën kam pirë dhe verë. Unë i kam pasur hapur me të gjithë marrëdhëniet, sepse kam qenë analist. Mos m’u hiq si garip sepse s’më impresionon për asgjë.

Astrit Patozi: Të gjithë jetën time s’kam qenë kurrë garip, kam respektuar shumë njerëzit e shtypit, edhe kur s’e kanë merituar. Por tani s’je në rolin e një analisti, por në rolin e një politikani të keqpërdorur prej shumë vitesh. Mua ti Agron nuk më bën dot…

Agron Gjekmarkaj: Nëse kam çuar mesazh Edi Ramës, ku e din ti, të ka thënë Rama?

Astrit Patozi: Po cfarë rëndësie ka tani.

Agron Gjekmarkaj: Jo, ka rëndësi, mos shpif në këtë mënyrë se është ordinere kjo që bën ti.

Astrit Patozi: Për atë që thashë mbaj përgjegjësi, sepse është e vërtetë.

Agron Gjekmarkaj: Ti je i pacipë, je i pacipë morë burrë, si flet me këtë gjuhë, të të vijë turp. Ti po përdoresh në mënyrën më të pistë.

Astrit Patozi: Ti Agron do të bësh atë që ju bëni në Elbasan, sepse ti kërkon patjetër që të krijosh një sherr, të bësh përplasje. S’ta jep garanci.

Agron Gjekmarkaj: Ti po shpif mor zotëri, ti gënjen në mënyrën më të pacipë, sepse je garuzhdja e Edi Ramës në opinionin publik. Është e drejta jote, por unë s’të lejoj të gënjesh për imazhin tim. Kush je ti ta bësh. Je një gazetar mediokër.

Astrit Patozi: Kohën time ta marri ky.

Agron Gjekmarkaj: Ti ke hyrë si anonim në politikë, PD të ka dhënë emrin, ke emrin Astrit Patozi.

Astrit Patozi: Mjafton të flasë ky, kjo është Partia Demokratike.

Agron Gjekmarkaj: Ju jeni karikatura të Edi Ramës. Ti je njeriu që ke ardhur për të shpifur e gënjyer. Të të vijë turp. Si shpif në këtë mënyrë, si s’të vjen turp.

Astrit Patozi: Skema e Elbasanit është që po u zunë dy veta, perceptimi që krijohet thuhet se e kanë fajin të dy palët. Unë s’ta jap këtë shans, do të mbroj pikëpamjet e mia.

Agron Gjekmarkaj: Ti mbro veten dhe pikëpamjet e tua, por nos shpif, mos shpif mor zotëri.

Astrit Patozi: Ti je i njëjti person. Mjafton të marrësh vetëm gjërat që ke thënë e shkruar, lëri mesazhet se janë gjë tjetër.

Agron Gjekmarkaj: Do them ndonjë fjalë që se mban dot. Je ordiner mor burrë. Është turp, është skandal. Si shpif në këtë mënyrë.

TË LIDHURA

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht
Aktualitet

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

17:01 | 07/03/2026
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, kamioni përplaset me makinën, 4 të plagosur

15:53 | 07/03/2026
Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal
Aktualitet

Aksident në autostradën Vlorë-Fier, makina përfundon në kanal

15:48 | 07/03/2026
Next Post
Gjendet i pajetë Sala, shpëtoi 7 persona nga zjarri

Fundjavë Ndryshe dhe emisioni Stop mbledhin rreth 30 mijë dollarë për Salën

Studimi: Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

Studimi: Vaksinat Pfizer-BioNtech dhe Moderna, mjaft të efektshme

George Floyd dhe efektivi i policisë njiheshin, dalin detaje të tjera në dritë

Fillon gjyqi për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme në javën e dytë: Katari hap hapësirën ajrore, Irani kërkon falje

by mirseda
17:10 | 07/03/2026
0

Lufta në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet, ndërsa konflikti mes Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael ka hyrë...

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

Aksioni ndaj grupit të Inez Hajrullës, SPAK zbulon detajet zyrtarisht

17:01 | 07/03/2026
Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

Trump nga samiti në Florida: Lufta kundër Iranit po shkon shumë mirë

16:42 | 07/03/2026
Sky News: Teherani në alarm, milicitë paralajmërojnë protestuesit

Sky News: Teherani në alarm, milicitë paralajmërojnë protestuesit

16:29 | 07/03/2026
Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin Saudit për tensionet me Iranin

Starmer bisedon me Erdogan dhe Princin Saudit për tensionet me Iranin

16:27 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com