Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Platforma e re e mediave sociale që po fiton popullaritet me shpejtësi

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, Teknologji
Platforma e re e mediave sociale që po fiton popullaritet me shpejtësi

Në hapësirën e mediave sociale është shfaqur një lojtar i ri që quhet “Clubhouse”. Por ndryshe nga platformat e tjera të mediave sociale, ajo nuk është e hapur për të gjithë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Mariia Prus i hedh një sy kësaj platforme që u bë me shpejtësi e njohur.

Autorja e suksesshme Rahaf Harfoush po mban një diskutim në një platformë të re të mediave sociale të quajtur, “Clubhouse”. Për të paktën dy deri në tre orë në ditë, tre herë në javë ajo drejton shfaqje, merr pjesë në aktivitete dhe ndjek disa të tjera. “Ka kuzhinierë dhe producentë filmash, sipërmarrës, artistë, shkrimtarë dhe atletë. Dhe të gjithë gjejnë grupin e përshtatshëm dhe të gjithë mendojnë se si mund të kontribuojnë”, thotë ajo.

Zonja Harfoush thotë se diskutimet më interesante ndodhin në grupe të mbyllura. Por edhe në dhoma dixhitale të hapura ka shumë për të dëgjuar: shfaqje të drejtuara nga njerëz si Elon Musk, Mark Zuckerberg ose Jared Leto. “Ju faleminderit që më ftuat, jam i kënaqur që jam me ju”, thotë Vlad Tenev, shef ekzekutiv për kompaninë Robinhood. “Vlad, na trego se çfarë ndodhi, na jep informacionin e brendshëm”, thotë Elon Mask. Në rrjet mund të marrësh pjesë me ftesë dhe tani për tani gjendet vetëm në iPhone.

Platforma nuk lejon diskutime të regjistruara – përveçse kur folësi jep një leje të veçantë. Dhe aftësia për të arkivuar disa biseda mund të jetë një nga arsyet që së fundmi u rrit ndjeshëm numri i përdoruesve të “Clubhouse”, nga 600’000 në 8 milionë, duke e çuar vlerën e kompanisë në 1 miliard dollarë. “Kjo u mundëson pjesëmarrësve që të kenë një përvojë audio në kohë reale, njësoj si një bisedë në grup me zë, por mund të lidhesh me njerëz që nuk i njeh akoma, ose mund të lidhesh me miqtë e tu”, thotë analisti i teknologjisë, Jeremiah Owyang i kompanisë “Kaleido Insights”.

Zoti Owyang deri tani ka identifikuar pothuajse 30 konkurrentë të ngjashëm me “Clubhouse” dhe deri në fund të vitit parashikon që të ketë më shumë se 100. Një defekt i madh janë çështjet e privatësisë: përdoruesit duhet që gjithmonë ta marrin si të mirëqenë që po regjistrohen. Por kjo nuk është e gjitha. “Për shembull, ngacmimi në internet ose keqinformimi ose veprime të tjera keqdashëse ose njerëz që thjesht kryejnë mashtrime ose madje edhe informacione të rreme që përhapen nga aktorë të shteteve të huaja dhe nga çdo vendndodhje e mundshme në botë”, thotë ai.

Tani për tani, “Clubhouse” është falas, por ekspertët thonë se në të ardhmen kompania mund të konsiderojë mundësinë e anëtarësimit me pagesë dhe të reklamave./VOA

Tags: clubhouseInovacionMedia socialeplatforma socialeteknologji

TË LIDHURA

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës
Aktualitet

Nga rruga te ujësjellësi, Rama inspektim në Tale të Lezhës

21:08 | 07/04/2026
“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies
Aktualitet

“Kronika e Pashkës”/ Gjekmarkaj: Nga Babua te Braçe, teatër mes absurdit dhe ambicies

19:40 | 07/04/2026
Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti lë të hapur mundësinë e kandidimit në Tiranë

19:21 | 07/04/2026
Next Post
Gjendet i pajetë Sala, shpëtoi 7 persona nga zjarri

Vdekja e 33-vjeçarit në Qendrën Tregtare, si nisi zjarri në magazinë

10 shprehje nga Balzaku, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

10 shprehje nga Balzaku, që të gjithë duhet t’i lexojmë të paktën një herë

Studimi, institucionet e reja të drejtësisë, pak rezultate në vitin e parë

Studimi, institucionet e reja të drejtësisë, pak rezultate në vitin e parë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme
Bota

Papa Leoni dënon kërcënimet e Trump ndaj Iranit: Të papranueshme

by mirseda
22:39 | 07/04/2026
0

Papa Leoni tha këtë të martë, 7 prill, tha se kërcënimet ndaj popullsisë së Iranit janë “të...

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

Irani paralajmëron SHBA-në në OKB: Nuk do të qëndrojmë duarkryq ndaj kërcënimeve për krime lufte

21:45 | 07/04/2026
Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

Kuvendi përjashton 2 deputetë të PD, Bardhi: Akt armiqësor dhe klimë tensioni nga mazhoranca

21:43 | 07/04/2026
Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

Alarm në Lindjen e Mesme: Gjermania dhe Holanda u kërkojnë qytetarëve të largohen nga Emiratet Arabe

21:32 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com