Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Impotenca seksuale dhe kurimi, sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

5 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Impotenca seksuale dhe kurimi, sa e njohin meshkujt shqiptarë andrologun?

Të kesh probleme me ereksionin, me uljen e dëshirës seksuale apo me frikëra të ndryshme nuk është diçka e jashtëzakonshme.  Por të diskutosh dhe të gjesh zgjidhje nuk është aspak e lehtë për shkak të paragjykimeve që kanë mjaft njerëz në hapjen e bisedave të tilla me mjekun edhe për ta ky problem mund të kthehet në një tronditje familjare.

Andrologu Dr. Evi Dani,shprehet se është me shumë rëndësi që meshkujt të gjejnë rrugët që problemin e tyre ta diskutojnë me mjekun që të shmangin jo vetëm pasojat shëndetësore por edhe ata që më pas vendosin për rrjedhën familjare. ”Mashkulli, përpara një problemi seksual frikësohet, trembet, ai ndjen ankth e pasiguri. Por unë i rekomandoj të gjithë meshkujt që ta kontrollojnë veten e tyre, pasi kështu ata do të kenë një jetë të qetë e të sigurt shëndetësore,” shprehet Dani, duke shpjeguar se, problemet e organeve seksuale te meshkujt, sigurisht që janë të veçanta. “Shpesh problemet e meshkujve konsiderohen nga kushdo jetë private dhe sekrete. Çdo pacient ka një farë ngurrimi, për ta trajtuar problemin e tij te mjeku androlog”, shprehet Dani.

Pyetja që më së shumti i bëhet “në intimitet” ka të bëjë me zgjatjen e ereksionit, ku jo pak meshkuj ankohen lidhur me kohën e shkurtër në këtë proces, që duket se i privon edhe nga kënaqësia që ëndërrojnë të marrin. “Nëse e mbani mendjen gjithë kohën se si ta zgjasni ereksionin, do të ndjeni presion në vetvete dhe nuk do të arrini kurrë ta bëni një gjë të tillë. Më parë duhet të qetësoheni dhe t’i gëzoheni çdo momenti që kaloni në intimitet me partneren tuaj, pa qenë nevoja për një ereksion shumë të gjatë. Edhe zgjatja e ereksionit më shumë se normalja, është shumë i dëmshëm. Nëse partnerja juaj është e kënaqur, duhet të jeni edhe ju. Lojërat paraprake, siç është preludi i dashurisë, janë një akt shumë i mirë për të zgjatur intimitetin”, shprehet Dani teksa i drejtohet një të riu që duket se ka problemin se nuk do të duket një mashkull i aftë përballë partenres.

Doktor Dani shpjegon se mund të ndodhë edhe  ulja e nivelit të testosteronit te një mashkull. Në këtë rast ai sugjeron konsulta dhe analiza që të rikthejë nivelin e testosteronit, që të ketë një jetë të shëndetshme seksuale. Gjithashtu, edhe diabeti ndikon në uljen e potencës seksuale. Ai shpjegon se shumë meshkuj kërkojnë përdorimin e preparateve të ndryshme për të rikthyer jetën seksuale. “Përveç viagrës që merret për rritjen e potencës seksuale, ka edhe ilaçe të tjera, siç janë Levitra dhe Cialis. Një metodë tjetër është dhe injeksioni intrakavernoz, i cili ka një efekt shumë të mirë. Megjithatë, unë do të rekomandoja këdo që të fliste më parë me mjekun specialist dhe me mjekun androlog , e më pas të këshillohet se çfarë mund të përdoret.

Ndërkaq, Dani tërheq vëmendjen për kujdes ndaj fëmijëve kur kalojnë sëmundjen që njihet si “shytat”.  “Po të trajtohen siç duhet shytat dhe të mos kalojnë në infeksion, nuk rrezikon të bëhet steril. Shytat janë një sëmundje virale që shkakton imunitet të përhershëm. Çdo dëmtim i organeve të riprodhimit nga orkidet apo infektimi i tyre, bëhet premisë për dëmtimin e tubave seminite, përgjegjëse për prodhimin e spermatozoidëve. Kështu, duhet patur kujdes, ato duhet të trajtohen siç duhet që të mos kalojnë në infeksion”, thotë Dani.

Tags: androloguimpotencamjeksiashendeti

TË LIDHURA

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës
Aktualitet

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

12:23 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend
Aktualitet

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA
Aktualitet

Nancy VanHorn vizitë në aeroportin e Rinasit, Grupi “Kastrati” po vendos pajisje kontrolli nga SHBA

09:21 | 02/04/2026
Next Post
Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni për censusin

Rama apel shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut: Regjistrohuni për censusin

Fauci jep deklaratën e fortë: Nuk do të kthehemi në normalitetit deri në fund të 2021

“Islamo-majtizmi”, Franca po hyn në epokën e saj të gjuetisë së shtrigave

Biden: Demokracia “u vu në provë”, por qëndroi e fortë

Presidenti Biden thotë se do të rikandidojë në vitin 2024







JU REKOMANDOJMË

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

Poloni-Shqipëri/ Nis ndeshja, kuqezinjtë duan fitoren

20:54 | 26/03/2026
Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026




TË FUNDIT

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës
Aktualitet

35-vjetori i 2 Prillit, Sali Berisha në Shkodër: Homazh për 4 martirët, akuza të forta ndaj Ramës

by mirseda
12:23 | 02/04/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është i pranishëm në ceremoninë përkujtimore të 35-vjetorit të ngjarjes së...

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

Italia jashtë Botërorit, por jo italianët, 3 trajnerë “azzurr” në “FIFA2026”

12:22 | 02/04/2026
Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

Interpleanca e Tabakut, shumica e deputetëve braktisin sallën. Ja çfarë ndodh në Kuvend

12:17 | 02/04/2026
Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

Britania mobilizon 35 vende për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit

12:16 | 02/04/2026
Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,

Dosja “Partizani” në GJKKO, mbrojtja e Berishës dhe dhëndrit të tij kërkuan Ramën të dëshmojë,

11:14 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com