Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Hokse, qyteza nepaleze ku të gjithë banorët kanë vetëm një veshkë

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Hokse, qyteza nepaleze ku të gjithë banorët kanë vetëm një veshkë

Hokse, është një qytet i vogël i vendosur në lindje të Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit. Ai ka shtëpi karakteristike me tulla prej balte, dhe është i njohur për banorët e tij që udhëtojnë në kryeqytet për punë, pasi jetesa në fshatin e tyre do të thotë të fitosh më pak se 2 dollarë në ditë duke punuar në fermat e vogla.

Por ai që duket të jetë një fshati vogël normal, fsheh një sekret të errët. Nga 75 familje që jetojnë në një lagje, secili ka të paktën një anëtar që e ka shitur njërën nga veshkat. Historia filloi kur trafikantët e organeve vizitonin rregullisht Hokse dhe fshatrat e tjerë të vegjël për më shumë se një dekadë, në një përpjekje për t’i bindur banorët e varfër dhe të paarsimuar që të kryenin operacionet për shitjen e organit të veshkës në Indinë e Jugut.

Një nga mashtrimet e tyre të zakonshme, ishte shfrytëzimi i naivitetit të tyre. Kështu trafikantët u thoshin banorëve se veshkat e tyre do të rriteshin prapë!Disa viktima u rrëmbyen dhe u detyruan të hiqnin dorë nga një organ, ndërsa disa të tjerë u gënjyen se ishin të sëmurë dhe kishin nevojë për një operacion.

Organi iu vodh gjatë operacionit pa dijeninë e tyre. Fshatarët e tjerë ishin më të vetëdijshëm për rreziqet e kësaj procedure. Gjithsesi edhe ata u bindën të shisnin një nga organet e tyre jetësore, me shpresën se paratë e fituara në këmbim do t’i lejonin ata që të blinin një copë tokë për të ndërtuar një shtëpi të mirë.

Ata nuk ishin të dhënë pas parave për kënaqësi, përkundrazi,ata shpresonin t’u siguronin nevojat më themelore familjeve të tyre. Ndërsa siguronin një shumë të mirë parash në monedhën e tyre, fshatarët u mashtruan për të shitur veshkat e tyre për më pak se 160 paund britanikë, ndërsa veshkat u shiteshin marrësve për mbi 6500 paund.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, mashtrime të ngjashme të paligjshme kanë sjellë rreth 10.000 operacione të organeve njerëzore në tregun e zi, që gjenerojnë çdo vit një fitim deri në 650 milion paund. Në Hoske, çdo banor ka shitur vetë ose ka lidhje familjare me dikë që ka shitur veshkën e tij.

Nga 4.000 njerëz që jetojnë atje, të paktën 321 prej tyre janë konfirmuar si raste të trafikimit të veshkave. Por në fakt, numri vlerësohet të jetë shumë më i lartë pasi shenjat fshihen lehtësisht nën një këmishë, dhe shumë fshatarë u zhvendosën diku tjetër pas operacionit të tyre për të shmangur zërat mbi të në një qytet të vogël.

Shumica e njerëzve që jetojnë me një veshkë, duhet të kryejnë vizita të rregullta mjekësore, për t’u siguruar që veshka e mbetur të mos ketë probleme. Por banorët e Hoske nuk ka të ngjarë që ta bëjnë këtë, si për shkak të mos të kuptuarit të pasojave të mundshme shëndetësore, por edhe sepse ata stepen nga kostoja e lartë e vizitës spitalore.

Për fat të keq, të vetmit njerëz që fituan një sasi të madhe parash, ishin tregtarët sekserë,që fituan nga shfrytëzimi i fshatarëve nepalezë. Por kjo histori e tmerrshme nuk mbaron këtu!Shumica e fshatarëve humbën një pjesë të trupit për të blerë tokë dhe për të ndërtuar një shtëpi, të cilat u shkatërruan në tërmetin e fortë që goditi Nepalin në vitin 2015.

Pikërisht atëherë kur dukej se jeta e këtyre fshatarëve mund të ishte paksa me e mirë, një tërmet katastrofik me madhësi 7.8 goditi Nepalin më 25 prill 2015,duke e shkatërruar ëndrrën e tyre për të pasur një shtëpi. Ndërsa qeveria nepaleze miratoi në vitin 2017 një ligj që ndalon shitjen e veshkave, tërmeti sigurisht e përkeqësoi situatën pasi shumë banorë kishin dëshpërimisht nevojë për para në mënyrë që të mbijetonin.

Burimi i lajmit: https://historyofyesterday.com/the-shocking-village-where-everyone-has-only-one-kidney-8f7aa2153c5

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: banorehoksenepalnje veshke

TË LIDHURA

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore
Bota

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit
Bota

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet
Bota

Rusi: Sulm në shkollë, një i vrarë dhe tre të plagosur; autori arrestohet

18:07 | 11/02/2026
Next Post
Brataj: Nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen, mund të kemi kufizime ekstreme

Numri i ulët i testimeve, Brataj: E pamundur të gjurmosh kontaktet

Kryemadhi: Duhet përmbysur ky regjim i kalbur

Kryemadhi: Duhet përmbysur ky regjim i kalbur

Klodiana Lala: Në Kavajë dyshohet të ketë ndodhur tjetër rast abuzimi seksual

Vrasja e bosit të drogës/ Gazetarja: Ishte i përfshirë në fushatë elektorale







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com