Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Suedia dhe Danimarka planifikojnë ”pasaporta vaksinimi” ndaj koronavirusit

4 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
Suedia dhe Danimarka planifikojnë ”pasaporta vaksinimi” ndaj koronavirusit

Deri në verë Suedia dhe Danimarka duan të aplikojnë pasapotën digjitale ndaj vaksinës së koronavirusit – për të lehtësuar p.sh, udhëtimet. Kush përfiton dhe kush jo? Si paraqitet gjendja në vendet e tjera?

Suedia deri tani ka ndjekur një rrugë të veçantë në pandeminë e koronavirusit. Në vend të masave izoluese dhe kufizimeve si në vendet e tjera europiane, suedezët fillimisht i varën shpresat tek imuniteti i tufës – dhe më vonë tek arsyeja e njerëzve. Për këtë kjo strategji u kritikua shumë, kryesisht në sfondin e rritjes së numrit të infeksioneve. Sipas Universitetit John Hopkins deri tani në Suedi janë infektuar mbi 600.000 vetë me koronavirus.

Tani ky vend bashkë me Danimarkën sërish duan të ndjekin një rrugë të tyren duke dashur të aplikojnë deri në verë certifikatën digjitale të vaksinës ndaj koronavirusit.

Për çfarë është menduar pasaporta e vaksinimit?

Fillimisht synohet, sipas ministrit të Digjitalizimit Anders Ygeman, që në këtë mënyrë të vërtetohet, që personi është i vaksinuar.

Të tilla dëshmi mund të ndihmojnë p.sh. për udhëtimet në vende të tjera ose janë të rëndësishme edhe në veprimtaritë kulturore e sportive. Infrastruktura digjitale për vaksinën duhet të jetë gati deri më 1 qershor. Në këtë proces marrin pjesë disa dikastere.

Danimarka i bëri publike shumë më përpara planet e saj për pasaportën e vaksinimit. Kjo synon që të lehtësojë udhëtimet me shërbim pune. Ky dokument mund të jepet në formë digjitale përmes faqeve të internetit të institucioneve të shërbimit shëndetësor në Danimarkë ose përmes smartphone. Mundësi të tjera për përdorimin e saj nuk janë bërë të ditura.

Si po ecën vaksnimi në Danimarkë e në Suedi?

Aktualisht nga pasaporta digjitale e vaksinimit përfitojnë vetëm pak njerëz. SIpas platformës online “Our World in Data” (përditësuar më 14.02.) deri tani në Danimarkë janë vaksinuar 6,87 përqind e popullsisë, në Suedi 4,53 përqind. Në këtë mënyrë kuota e vaksinimit në të dyja vendet është e ngjashme si edhe në Gjermani (4,95 përqind) dhe në BE në përgjithësi. Sa për krahasim, vendi kryesues Izraeli ka vaksinuar deri tani rreth 74 përqind të popullsisë.

Eshtë e paqartë nëse në Suedi shumica e njerëzve do të pranojë të vaksinohet. Ky vend është në përgjithësi kritik ndaj vaksinimit, qëkurse pas vaksinimit masiv përpara dhjetë vjetësh ndaj gripit të derrit tek fëmijët dhe të rinjtë u konstatuan pasoja të rënda shëndetësore. Qindra u sëmurën në mënyrë të pashërueshme prej narkolepsisë, ku njerëzit zhvillojnë varësi prej gjumit të papritur, Vaksina e atëhershme konsiderohet si një ndër skandalet më të mëdha mjekësore në vend dhe ende ajo ka mbetur e ngulitur në memorjen kolektive të njerëzve.

Me një pasaportë vaksinimi të vaksinuarit mund të gëzojnë privilejge. Por ajo që duket si pozitive në vështrim të parë, ka edhe anën tjetër të medaljes. Kritikët druajnë, që kështu i hapet porta vaksnimit të detyruar – kryesisht për njerëzit, që duan ose u duhet të udhëtojnë ose të marrin pjesë në jetën shoqërore.

Kjo mund ta përçajë shoqërinë, argumenton ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer. Po ashtu një hap i tillë mund të trondisë besimin tek politika, që deri tani e ka përjashtuar vaksnimin e detyruar.

Në Suedi u bazuan gjatë tek arsyeja, ndonëse numri i infeksioneve ishte i lartë. Për aq kohë sa nuk ka mjaftueshëm vaksina, avantazhet për të vaksinuarit nuk janë korrekte, thonë kritikët. Kësaj i shtohet edhe fakti, që jo të gjithë njerëzit mund të vaksinohen pa asnjë kufizim. Sepse ka njerëz, që vuajnë nga alergjitë e rënda dhe marrin medikamente për forcimin e imunitetit, gratë shtatzëna dhe nënat lehonë do të duhej më mirë t‘i shmangeshin vaksinimit. Kësisoj këta njerëz do të përjashtoheshin me pa të drejtë nga avantzahet.

Çfarë është planifikuar në vendet e tjera europiane?

Edhe vende të tjera europiane si Greqiam Qiproja dhe Spanja kërkojnë aplikimin e unifikuar të pasaportës së vaksinimit, në mënyrë që të vaksinuarit të mund të udhëtojnë sërish. Kjo do t’i jepte sërish një hop turizmit. Polonia dhe Rumania kanë shfuqizuar detyrimin për karantinë për udhëtarët, nëse ata janë të vaksinuar ndaj koronavirusit. Edhe BE është duke e shqyrtuar mundësinë e pasaportës së vaksinimit. Komisarja e Shëndetësisë Stella Kyriakides deklaroi, se ajo nuk është për pasaportë, por për „certifikatë” vaksinimi. Dallimi është sipas saj që „në këtë dokument që ne mendojmë do të regjistrohet vetëm të dhënat mbi vaksinimin.”/DW/

TË LIDHURA

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë
Bota

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit
Aktualitet

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C
Bota

Valë rekord nxehtësie në Britaninë e Madhe, me temperatura deri në 33°C

21:50 | 12/07/2025
Next Post
Klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e Thomas Strakoshës

Klubi i madh europian nis bisedimet për transferimin e Thomas Strakoshës

Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë, spektakël flake dhe tymi (Video)

Shpërthen vullkani më aktiv në Evropë, spektakël flake dhe tymi (Video)

Rama kërkon mandatin e tretë, Hajdari: Nuk fillon çdo gjë nga zero se ikën ai

Rama kërkon mandatin e tretë, Hajdari: Nuk fillon çdo gjë nga zero se ikën ai

JU REKOMANDOJMË

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

37 tërmete brenda pak orësh tronditin vendin – raportohet për viktima dhe dëme

20:55 | 09/07/2025
Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

Shkopet: U prezantuan si policë, detaje të reja për rrëmbimin e vrasjen e Renis Dobrës

18:22 | 09/07/2025
Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

Fifi konfirmon ndarjen nga bashkëshorti në TikTok: “Do të doja të mos të të kisha njohur kurrë”

14:35 | 08/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!
Showbizz

Meriton Mjekiqi dhe vëllai në kërkim nga policia – dyshohen për dh*në!

by mirseda
22:51 | 12/07/2025
0

Moderatori i njohur, Meriton Mjekiqi, bashkë me vëllain e tij ndodhet në kërkim nga organet e rendit....

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

Finalja e Kupës së Botës për Klube, trajneri i Chelseat: Jemi më gati se asnjëherë

22:07 | 12/07/2025
Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

Trump Tower ndërtohet në Bukuresht, familja Trump zgjeron praninë në Europë

22:04 | 12/07/2025
Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

Pezullohet AKU, Denaj: Ankesa për sigurinë ushqimore, inspektorët para komisionit

22:01 | 12/07/2025
Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

Pesë ushqimet që mund të hani gjatë gjithë kohës pa u shëndoshur

21:57 | 12/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com