Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Një lojë me pesë emra, në cilin xhep është çelësi i Kryeministrit

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Edi Rama, mes mëkatit të ligjit dhe detyrës së moralit

Nga: Lorenc Vangjeli

Ata janë tre në skenë dhe dy pas tyre. Rama, Basha e Kryemadhi kanë një marëdhënie të komplikuar me njëri-tjetrin, të cilën e shton edhe më tepër ekzistenca nga pas e dy personazheve të tjerë shumë të fuqishëm me pushtet e ndikim real e moral mbi ta dhe rreth tyre, Meta dhe Berisha. Në shikim të parë duket sikur Rama është krejt i vetëm në një front unik me kundërshtarë të bashkuar, por kjo është dukja që gënjen. Shpesh aleancat e padukshme që dikton interesi dhe llogaria janë shumë më të fuqishme se ato që palët lënë të diktohen nga publiku.

Aksioma kryesore e demokracisë se vendos shumica, nuk mund të ekzistojë e vetme pa pohimin tjetër aksiomatik se shumë shpesh, përballë shumicës dërmuese, është pakica ajo që ka të drejtë. Dhe ky është rasti klasik kur mes këtyre pesë emrave, Rama tenton të shfaqet pakica që ka të drejtë. Së paku, për të verifikuar se ka të drejtë të bëjë hapin e parë për të nesërmen, pavarësisht se është pakicë mes peshëses, të jetë shumicë me shqiptarët e qeverisur në mënyrë ciklike nga këta pesë emra.

Në pritje të prillit, Rama tregoi i pari të vërtetën e tij. Atë të vërtetë që është verifikuar nga koha. “Bashkë me Bashën vendosëm ta çojmë LSI-në për skrap”, tha Rama duke hedhur një nga ato gurë që shënjojnë më shumë se dy-tre zogj në ajër. Edhe aksionin, edhe diversionin. Rama ju referua sërish 2017-ës, kohën kur vetëm Meta dhe Berisha e kuptuan me vonesë se mes Ramës dhe Bashës kishte funksionuar kimia dhe llogaria. Meta nuk e kuptoi atëherë sepse nuk e la të shihte përtej ngjarjeve skota e madhe e servilëve naivë e të padobishëm që i ishin bërë mur përreth dhe Berisha sepse ishte në dilemë nëse duhet të bënte sikur nuk kuptonte çpo ndodhte apo të priste që të ndodhte shndërrimi i Ramës në urën e vetme për të kaluar në pushtet.

Gjysma e fushatës së katër vjetëve më parë kishte një Ramë që i faturonte çdo mëkat qeverisjeje partnerit të vet Meta dhe një Bashë që fliste kundër ish-partnerit të vet Meta sikur kishte katër vjet në bashkëqeverisje me Ramën. Vetëm “rastësia” e pengoi një koalicion të gjerë PS e PD, sipas modelit gjerman, që në atë kohë. Por me kohë, kjo mundësi është një nga versionet më të mundshme për të ndodhur në paskohën e zgjedhjeve.

Për të kuptuar se çdo të ndodhë nesër, duhet parë se çfarë ka ndodhur dje. Si tani, edhe si atëherë, në marrëdhënien mes kryeministrit të 2017-ës dhe liderit të çadrës që kërkonte të bëhej kryeministër, përfshihej edhe ndjesa financiare e kërkuar nga Rama për pallatin e hedhur në erë në Vlorë. Kritikët e Bashës që përmendin financat e tij të rritura gjatë opozitës, për të cilat flet përditë Erion Veliaj, për shembull, por asnjëherë Edi Rama, mund ta shënjojnë këtë fakt me më shumë vlerë si dhoma e gjumit ku fle djalli. Sepse në këtë rast, detaji i zakonshëm i gjumit të djallit, është më i madh se disa vila që kryebashkiaku Veliaj i hipotekon në emër të Bashës.

Asokohe, njëlloj si tani, Rama është në të njëjtën linjë me qëndrimin e tij të hershëm që Shqipëria është bipolare dhe se fituesi duhet t’i marrë të gjitha, me një opozitë fasadë sa për të justifikuar pluralizmin si skemë dhe demokracinë si sistem.

Të gjithë këtë histori Monika Kryemadhi e di më mirë se kushdo tjetër. Di që skema e bipolaritetit nuk ka nisur të kërkojë partner në 2017-ën, por u skicua që në ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dhe është një mundësi reale edhe për 2021-shin. Ajo e urren Ramën si një investim të Metës, por di se nuk mund t’i zerë besë Bashës që e ka gënjyer Metën më shumë se njëherë. E di që edhe Rama ka të drejtë kur citon të shkuarën dhe se me të mund të bisedohet vetëm nga pozita force dhe interesi dhe se kur nuk ka interes, nuk afron asgjë nga pushteti i tij. E ndjen dilemën e partnerit të saj në opozitë për çështje që kanë të bëjnë që nga listat e deputetëve e deri tek mënyrat e unifikimit të votës opozitare ndaj Ramës.

E di fare mirë edhe se ai ishte bashkëkomplist me Ramën në muhabetin për skrap dhe se do të distancohej prej partisë së saj në çdo moment që do t’ja diktonte interesi i çastit. Dhe kur i përgjigjet Ramës se do ta çojë atë në azil mbas zgjedhjeve, në rrethana të tjera, me gjithë vullnetin dhe dëshirën e saj do t’i jepte të njëjtën adresë edhe Bashës. Sa më shumë afron dita e zgjedhjeve, aq më shumë zonja Kryemadhi ndjen distancën me Bashën. Më shumë se pavendosmëri tek ai, ajo dallon dilemën e Bashës për të zgjedhur. Sa më shumë tentojnë të tregojnë unicitet në front, aq më shumë ata duken larg njëri-tjetrit. Me gjasë në llogaritë e saj, kushtëzuar nga momenti që të mbeten në heshtje, Kryemadhi pret vetëm çastin kur në 25 prill mandatet e saj të “fituara me gjak në 2017-ën”, të bëhen “të arta për nga vlera”, për secilën nga dy partitë që realisht e duan të ikë në shtëpi.

Si një hakmarrje për të dyja partitë e mëdha të së majtës dhe të djathtës. Atëherë do të vijë ora e të vërtetës për të gjithë, në një lojë ku vetëm Basha e ka shans të fundit. Sepse fati i tij që deri më tani vetëm i ka buzëqeshur, tani do ta verë realisht në provë. Në rrethana të tendosura kur Basha, njëlloj si ato gratë që kanë humbur martesën e parë sepse besuan më shumë se duhet tek postieri që ju solli një dhuratë në derë, vazhdon të mos besojë se në botën reale, postieri nuk troket kurrë dy herë në të njëjtën portë. Në portën e pushtetit me pesë brava, por që vetëm një çelës i hap të gjitha njëherësh: çelësi i kryeministrit.

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse shtohen të infektuarit

Brataj: Mund të mbyllemi në orën 18:00 ose 20:00, nëse shtohen të infektuarit

Kush ishte Xhafer Deva, organizatori i masakrës së 4 shkurt 1944 në Tiranë

Kush ishte Xhafer Deva, organizatori i masakrës së 4 shkurt 1944 në Tiranë

“Shqiptarët do vijnë me not nga Italia dhe në këmbë nga Greqia për të votuar”, Meta tregon çfarë do ndodhë në zgjedhjet e 25 prillit

Presidenti sot nuk ka shpërndarë asnjë lajm të keq







JU REKOMANDOJMË

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:15 | 04/04/2026




TË FUNDIT

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar
Aktualitet

Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, Presidenti Begaj: Mik i madh i popullit shqiptar

by mirseda
09:54 | 11/04/2026
0

Eliot Engel, ish-kongresmen demokrat i Nju Jorkut që përfaqësoi pjesë të Qarkut Westchester dhe veriun e Bronx-it...

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

Nga rrjetet sociale te debatet televizive dhe deri në sallën e Kuvendit, BIRN: Gjuha e urrejtjes…

09:19 | 11/04/2026
Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës gjatë 24 orëve të fundit

08:43 | 11/04/2026
20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

20 mijë të punësuar dhe mbi një dekadë punë, sa kushtoi misioni Artemis II drejt Hënës

08:37 | 11/04/2026
Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

Një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës! Ndërron jetë ish-kongresmeni amerikan, Eliot Engel

22:10 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com