Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

A është më Amerika një model?

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
A është më Amerika një model?

A është SHBA ende një shembull për demokracinë dhe lirinë? Pas trazirave të përgjakshme në Kapitol po shtohen dyshimet.

“Demokracia amerikane i mbijetoi Donald Trumpit; por atij nuk i ka mbijetuar imazhi, që gëzonte deri tani në botë demokracia amerikane”, analizon politologu i njohur bullgar Ivan Krastev në intervistë për DW sulmin e mbështetësve të Trumpit në Kapitol. Pra a mund të shërbejë më SHBA si një model për kombet e tjera? Përgjigjet ndaj kësaj pyetjeje janë krejt të ndryshme.

Eksperti rus: “SHBA nuk mund të jenë model”

Në Rusi p.sh. janë të shumtë ata që ende e kujtojnë kohën pak pas shpërbërjes së Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS). “Asokohe SHBA ishin modeli ynë i madh”, thotë për DW Alexander Baunov nga Carnegie Center. Në fillim të viteve 90-të shumë rusë besonin, që gjithçka në SHBA është më mirë se në Moskë. Me kalimin e viteve u shtuan dyshimet ndaj këtij modeli, thotë eksperti i Think-Tank-ut. “Madje edhe tek forcat liberale,” mendon Baunov, i cili dikur ka punuar edhe në Ministrinë e Jashtme ruse. Amerika si model është zbehur më së voni me zgjedhjen e Donald Trumpit. Kremlini me fitoren e Trumpit ndjeu të konfirmohej këndvështrimi i tij ndaj botës, sipas të cilit shoqëritë perëndimore janë shumë më keq, ndryshe nga sa e paraqesin veten ato; Ndaj Amerika nuk mund të jetë model për kombet e tjera. Baunov mendon, se sulmi i mbështetësve të Trumpit ndaj Kongresit vetëm sa e ka përforcuar mendimin negativ të shumë rusëve ndaj amerikanëve. Një imazh, që është karakterizuar edhe prej investimeve të “dyshimta” ushtarake në botë. Sulmi ndaj Kongresit ndonëse ishte i papritur, nuk shënon ndonjë “pikë-kthese”, thotë eksperti nga Moska.

“Institucionet e SHBA-së i bënë ballë sulmit”

Krejt ndryshe e sheh këtë Peter Ammon, një sekretar shteti në Ministrinë e Jashtme, që nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë ambasador i SHBA-së. Edhe ai thotë, se u shokua prej sulmit ndaj simboleve të demokracisë amerikane. Por vendimtare është, se si doli “beteja” në fund. “Institucionet më shumë se 200 vjet të vjetra të demokracisë rezistuan,” analizon për ai për DW. Në fund të fundit Kongresi vendosi, që të njihet fitorja e Joe Bidenit. “Institucionet e Amerikës i rezistuan sulmit”, thotë diplomati. Amerika vazhdon të jetë “themeli i Perëndimit”. Anë e mbanë në botë po shtohet numri i regjimeve autoritare, vëren Ammon. Imazhet e sulmit në Kapitol do të karakterizojnë presidentin e ri Biden, parashikon ish-ambasadori gjerman në Uashington. Nuk duhet të ketë një “edhe më tej kështu”. Përballja mes grupeve të ndryshme shoqërore është ashpërsuar.

“Dështim i shtetit”

Edhe përpara zgjedhjes së Donald Trump kështu ka qenë, nënvizon deputetja socialdemokrate Dagmar Freitag në bisedë për DW. Ajo është një ndër ekspertet kryesore për SHBA-në në Bundestag (parlamenti gjerman). Përpara katër vjetësh u përhap pakënaqësia ndaj Uashingtonit lidhur me zgjedhjen e Trumpit. Presidenti e ka çuar vendin në humnerë. Imazhet e trazirave në Kapitol do të mbeten në kujtesën e miliona njerëzve. Ajo e quan këtë “dështim të shtetit”. Për SHBA-në do të jetë e vështirë “të mbetet një komb lider që mishëron vlerat demokratike”, beson ekspertja e politikës së jashtme në partinë socialdemokrate. SHBA-së do t’i duhet mundim për ta rifituar pretendimin e të qenit model.

Demokracia rezistoi

Sigurisht funksioni i të qenit model është goditur; edhe sa i përket një ndryshimi paqësor të pushtetit në SHBA, thekson në bisedë për DW prof. Britta Waldschmidt-Nelson nga Universiteti i Augsburgut. Megjithatë nuk bëhet fjalë për “dështimin e një modeli të demokracisë perëndimore”, sikurse pretendon p.sh. regjimi në Iran. Eshtë pikërisht e kundërta, mendon historiania. Demokracia e SHBA-së, institucionet në fund të fundit kanë rezistuar. „Madje demokracia rezistoi pavarësisht armiqësive të forta të populistëve dhe një turme të acaruar”, thotë prof. Britta Waldschmidt-Nelson. Një rrezik mbetet megjithatë, që shumë amerikanë rrezikojnë të humbasin besimin tek funksionimi i sistemit të tyre./DW/

Tags: modelSHBAzgjedhjet presidenciale

TË LIDHURA

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

23:03 | 12/06/2025
Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?
Bota

Eksperti ngre dyshime pas tragjedisë: Pse goma e uljes ishte ende jashtë?

21:17 | 12/06/2025
Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont
Bota

Trump bën deklaratën e fortë: Një sulm ndaj Iranit është në horizont

21:01 | 12/06/2025
Next Post
Horoskopi, 16 dhjetor 2020

Horoskopi 9 janar 2021, parashikimi i yjeve për ju

Twitter i zhbllokon llogarinë Donald Trumpit

''Nxitje të dhunës''/ Twitter pezullon përgjithmonë llogarinë e Donald Trump-it

Përmbytjet/ Çako: Ka rënie të nivelit të ujërave, Lezha më e rrezikuara

Përmbytjet/ Çako: Ka rënie të nivelit të ujërave, Lezha më e rrezikuara

JU REKOMANDOJMË

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

Tragjedi: Foshnje dhe grua të pajeta, trupa të braktisur në shkurre!

22:29 | 07/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi
Bota

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

by mirseda
23:03 | 12/06/2025
0

Një nga vullkanet më aktivë në botë, Kilauea, ka rifilluar me intensitet të lartë aktivitetin e tij...

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

Një i vdekur dhe 3 të plagosur në aksidentin Milot-Thumanë; identifikohen personat

22:59 | 12/06/2025
Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

Rrëzohet në banesë 43-vjeçari në Pogradec, humb jetën në vend

22:57 | 12/06/2025
Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

Apeli në Tiranë liron Jeton Dervishin, rrëzon ekstradimin në Serbi

22:54 | 12/06/2025
Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

Gjesti nuk i reziston Kaderit, “shpërthejnë” fansat!

22:17 | 12/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com