Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Ja pse dështojnë ligjet kundër duhanit në Ballkanin Perëndimor

Nga Nikola Gjorgjevic “Emerging Europe”

Për shumicën e evropianëve perëndimorë, ditët dhe netët e shpenzuara restoranteve, bareve dhe klubeve të mbushura plot me tym, kanë ikur prej kohësh. Për më tepër, numri i njerëzve që pinë duhan ka rënë ndjeshëm gjatë 2 dekadave të fundit, si rezultat i një serie masash të shëndetit publik, që synojnë të ushtrojnë një lloj presioni të butë ndaj duhanpirësit, për të hequr dorë nga ky zakon.

Në Ballkan, kjo rënie ka qenë shumë më pak e theksuar, për arsye ligjore dhe kulturore. Në fakt, sipas disa burimeve, në rajon ka vende ku numri i njerëzve që pinë duhan është rritur, si për shembull në Mali i Zi.

Ekspertët në të gjithë rajonin, bien dakord se qeveritë dhe palët e tjera të interesuara, duhet të bëjnë më shumë për të rritur ndërgjegjësimin lidhur me rreziqet e pirjes së duhanit, dhe për t’i ndryshuar ligjet në rajon në përputhje me standardet e BE-së.

“Problemi i pirjes së duhanit në Maqedoni, ashtu si në të gjithë rajonin e Ballkanit, është ndikuar nga shumë faktorë, ndaj është shumë i vështirë për t’u adresuar. Në rajon ka një traditë të rritjes, përpunimit dhe konsumimit të duhanit, si dhe një pranim të lartë shoqëror të këtij fenomeni. Nga ana tjetër, ekziston një nivel i ulët i edukimit shëndetësor, ka një mungesë të programeve aktive dhe agresive arsimore dhe parandaluese, si dhe mungesë të ilaçeve mbështetëse”– thotë dr.Deska Dimitrievska nga Fakulteti i Mjekësisë në Shkup.

Sikur të mos mjaftonte kjo situatë problematike, janë shfaqur format e reja të produkteve të duhanit si cigaret elektronike, të cilat shpesh përjashtohen nga ligjet anti-duhan.

Ndërsa mund të jetë e vështirë të përcaktohet saktësisht se cili vend në Ballkan ka më shumë duhanpirës, ​​statistikat në dispozicion, tregojnë se pirja e duhanit është ende një shqetësim i rëndësishëm për shëndetin publik, dhe numri i atyre që konsumojnë duhan thjesht nuk po bie aq shpejt sa duhet.

Serbia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, kryesojnë jo vetëm në Evropë por edhe në botë, kur bëhet fjalë për numrin e njerëzve që pinë ende duhan.

Në Serbi, sipas të dhënave nga Monitorimi i Duhanit i Organizatës Botërore të Shëndetit, 40.6 për qind e atyre mbi moshën 15 vjeç nga të dyja gjinitë, konsumojnë një formë duhani.

Në të dhënat e OBSH-së, 38.9 për qind e bullgarëve janë pirës të duhanit, pak përpara Bosnjes me 38.3 për qind. Të dhënat të sakta për Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi nuk ka, por vlerësimet e vendosin në të njëjtën nivel përqindjen e pirësve të duhanit.

Për ta kuptuar këtë problem, duhen theksuar 2 çështje të rëndësishme. E para është se disa vende në rajon nuk e kanë ndaluar ende pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, ndërsa e dyta është se edhe kur ligjet përpiqen të adresojnë këtë çështje, nuk arrijnë ta bëjnë këtë.

Serbia është përpjekur ta frenojë pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura në bare dhe restorante. Por për shkak të presionit nga bizneset, ndalimi nuk ishte i plotë.

Situata është edhe më e tmerrshme në Bosnje, vend që nuk ka miratuar ende ndonjë ligj për të ndaluar pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura. Gjatë viteve të fundit, u bënë përpjekje nga OJF të ndryshme dhe aktorë të tjerë të interesuar, por propozimi i vitit 2018 nuk është bërë ende ligj

Industria e turizmit dhe autoritetet e shëndeti publik, janë shpesh në kundërshtim me njëra-tjetrën, diçka që është përkeqësuar që nga fillimi i pandemisë së Covid-19. Një shembull tipik është Maqedonia e Veriut, kur ligji disi i rreptë anti-duhan, që ndaloi pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat e brendshme dhe publike u ndryshua në vitin 2017, për të lejuar pirjen e duhanit në ambiente të veçanta.

Ndërsa OJQ-të dhe madje disa aktorë shtetërorë siç janë spitalet dhe ministritë e shëndetësisë, drejtojnë fushata të rregullta kundër pirjes së duhanit në pjesën më të madhe të rajonit, mungesa e përpjekjeve të bashkërenduara nga qeveritë, parandalon ndodhjen e ndryshimeve domethënëse.

Ka disa që do të thonë se pirja e duhanit, është thjesht shumë e ngulitur në kulturën ballkanike, dhe se kalimi i pirjes nga ndonjë kafene në një ambient në natyrë (dhe në disa ambiente të brendshme) sigurisht që e mbështet atë përfundim. Është e qartë se nuk ka një “ilaç” kundër pirjes së duhanit në Ballkan.

Për shkak të kompleksitetit të pirjes së duhanit, si një varësie dhe faktorëve të panumërt socialë dhe ligjorë, nuk është realiste të presësh që gjërat të ndryshojnë shpejt. Por, ekspertët janë të qartë në një pikë:qeveritë duhet të vendosin ligjin, para se të fillojë të ndodhë ndonjë gjë domethënëse.

Burimi i lajmit: https://emerging-europe.com/news/why-culture-makes-smoking-a-hard-habit-for-the-western-balkans-to-kick

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: Ballkani Perëndimorligji kunder duhanit

TË LIDHURA

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi
Bota

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin
Bota

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025
I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit
Bota

I riu amerikan i merr jetën fëmijës së sapolindur sepse “qante shumë” dhe fajin ia hodhi biberonit

18:53 | 11/08/2025
Next Post
Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Ndërron jetë legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona

Nga sot, hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e Covid-19 në Kosovë

Komuna e Prishtinës do të ndihmojë financiarisht të infektuarit me koronavirus

Xi Jinping uron Biden-in: Kina dhe SHBA-ja të shmangin përplasjet

Xi Jinping uron Biden-in: Kina dhe SHBA-ja të shmangin përplasjet

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com