Dje Argjentina mposhti Bolivinë me rezultatin 2-1 me përmbysje, pasi e kishte parë veten në disavantazh më parë. Por përkundrejt rezultatit, vëmëndjen e ka marrë një incident, që ka shpërthyer në fyerje e revoltë të hapur.
Gjithçka ka ndodhur në fundin e ndeshjes, ku protagonist ishte ylli argjentinas, Leo Mesi. Ky i fundit ka pasur një përplasje me një nga pjesëtarët e stafit të Bolivisë.
“Ku e ke hallin bir kur*e?! Keni gjithë ndeshjen që më bërtisni, pse krijon telashe?”, i tha sulmuesi Lukas Navasit, me të cilin ka pasur një përplasje verbale. Për të qetësuar dy palët është dashur ndërhyrja e futbollistëve të të dyja skuadrave.