Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Rajoni

“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

5 vjet ago
in Rajoni
“Asistencë për Autostradën e Paqes”, BE: Shumë projekte në marrëveshjen e Uashingtonit po zhvillohen

Bashkimi Evropian tha se shumë prej projekteve të përfshira në marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, janë duke u zhvilluar në kuadër të Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor.

Ana Pisonero, zëdhënëse e BE-së për Partneritete Ndërkombëtare, Fqinjësi dhe Zgjerim, tha në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë se “BE-ja ka siguruar asistencë teknike për të gjithë Autostradën e Paqes dhe se tashmë ka miratuar investime për pjesët e para të autostradës në Serbi dhe në Kosovë.

Disa nga projektet janë të reja dhe duhet të vlerësohen plotësisht në terma të realizueshmërisë dhe pajtueshmërisë, sikurse edhe planet e BE-së për rajonin”, tha Pisonero.

Më 4 shtator në Uashington, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, në praninë e presidentit amerikan, Donald Trump.

Aty përfshihen investime në projekte të ndryshme rrugore dhe hekurudhore, që do të lidhin Prishtinën dhe Beogradin.

Në bazë të marrëveshjes, Kosova dhe Serbia do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA, e cila do të ndihmojë në financimin e projekteve.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me partnerët tanë amerikanë dhe mirëpresim kontributin e tyre të rëndësishëm financiar”, tha Pisonero.

“Kjo është veçanërisht e rëndësishme, pasi ne po punojmë në Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, i cili do të publikohet këtë vjeshtë. Qëllim i tij është ta sjellë rajonin më afër BE-së dhe të krijojë vende pune – që janë shumë të nevojshme – në dobi të bizneseve dhe qytetarëve”.

“Lidhshmëria, veçanërisht në transport dhe energji, tranzicioni i gjelbër, në veçanti dekarbonizimi i prodhimit të energjisë, dhe transformimi digjital, që përfshin qasje të gjerë në internet, do të jenë shtylla kurrizore e këtij plani”, tha Pisonero.

Bashkimi Evropian ndërmjetëson dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë qysh në vitin 2011.

Shtetet e Bashkuara, të cilat vazhdimisht e kanë mbështetur procesin, e kanë intensifikuar përfshirjen e tyre në muajt e fundit.

Tags: bemarreveshja kosove-serbi

TË LIDHURA

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026
Rajoni

Protestat e studentëve detyrojnë Vuçiçin: Zgjedhje të parakohshme në 2026

16:36 | 30/12/2025
Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore
Rajoni

Fermerët në Greqi nuk heqin dorë nga protesta, përgatitje për një bllokim të akseve kryesore

10:40 | 29/12/2025
Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës
Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë të energjisë elektrike për shkak të mungesës së naftës

18:11 | 25/12/2025
Next Post
Lëkundje tërmeti në Dibër, kreu i Bashkisë: Mos krijoni panik, ishin të lehta

E ndjetë tërmetin? Ja sa ishte magnituda

Zyrtarisht në vjeshtë! Shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Zyrtarisht në vjeshtë! Shirat e rrëmbyeshëm gjatë natës, ja sa do shkojnë temperaturat sot

Për këto shenja horoskopi pritet një javë plot ndryshime

Horoskopi, 23 shtator 2020







JU REKOMANDOJMË

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

Nesër takimi Trump-Zelensky, Putin i prerë: Nëse Ukraina nuk pranon fund paqësor të luftës

21:02 | 27/12/2025
Atmosfera e Krishtlindjeve në Lezhë, kryebashkiaku Ndreu: Festë që na bashkon të gjithëve.

“Kam informacion se Balluku ka kërkuar dorëheqjen disa herë, ende mund ta japë”, Pjetrin Ndreu

22:15 | 25/12/2025
Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

Lista e plotë/ Ja vendet ku shqiptarët udhëtojnë pa viza, por edhe ato ku viza duhet

21:18 | 24/12/2018
E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025




TË FUNDIT

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

by mirseda
21:12 | 31/12/2025
0

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes një mesazhi u ka uruar qytetarëve Vitin e Ri....

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

Meta nga qelia: 2026, viti i një Shqipërie më të drejtë

19:39 | 31/12/2025
Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

Ambasada e SHBA-së uron Kosovën për Vitin e Ri

18:40 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com