Dy prindër të moshuar kinezë janë ribashkuar me djalin e tyre, 38 vite pasi ai ishte rrëmbyer.
Burri 70-vjeçar dhe gruaja e tij kishin kaluar gati katër dekadat e fundit duke u lutur për kthimin e fëmijës së tyre, me nofkën Jin Shui, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tyre në moshën dy vjeç në vitin 1982.
Pamjet emocionale tregojnë familjen në lot ndërsa më në fund u përqafuan përsëri njëri-tjetrin sot pasi policia gjurmoi djalin me ndihmën e një baze të të dhënave kombëtare të ADN-së, shkruan Daily Mail.
Familja nga një fshat i largët në provincën veriperëndimore të Kinës, Shaanxi, bënte një jetë të thjeshtë dhe të lumtur para se të shkatërrohej e gjitha në orët e vona të 12 majit 1982.
Megjithatë, edhe pse kaluan dekada, të moshuarit ende luteshin që djali i tyre i humbur prej kohësh të kthehej një ditë.
Lutjet e familjes u përgjigjën më në fund kur u njoftuan nga policia të martën.
Pasi krahasuan mostrat e ADN-së në një bazë të dhënash kombëtare, oficerët gjetën Jin Shui, i cili tani është një burrë 40-vjeçar.