Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA zotohet të rivendosë sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit

5 vjet ago
in Bota
SHBA zotohet të rivendosë sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit

Uashingtoni planifikon t’i zbatojë sanksionet që do të jepen këtë fundjavë dhe javën e ardhshme.

“Ne do të kthehemi tek Kombet e Bashkuara për të rivendosur sanksionet në mënyrë që embargoja e armëve të bëhet e përhershme javën e ardhshme“, tha sekretari i Shtetit Mike Pompeo të mërkurën gjatë një konference të përbashkët shtypi me Sekretarin e Jashtëm britanik Dominic Raab.

“Mendoj se jemi plotësisht dakord që Irani nuk duhet të lejohet kurrë që të ketë një armë bërthamore“, tha zoti Raab. “Ne gjithashtu ndajmë mendimin se dera diplomatike është e hapur për Iranin për të negociuar një rrugë paqësore. Ky vendim apo zgjedhje është aty për udhëheqjen e atij vendi”. Por zoti Raab nuk dha shumë detaje nëse apo si Britania do t’i zbatonte sanksionet.

Britania, Franca dhe Gjermania, grupimi i ashtuquajtur E3, thanë në gusht se ata nuk mund ta mbështesin lëvizjen e SHBA-së për të rivendosur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit, duke thënë se ky hap ishte i papajtueshëm me përpjekjet për të mbështetur marrëveshjen bërthamore për Iranin.

“Mbetet për t’u parë nëse ato vende do të injorojnë sanksionet e OKB-së, nën rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të organizatës“, u tha gazetarëve i dërguari special i SHBA-së për Iranin dhe Venezuelën Elliott Abrams gjatë një konferencë telefonike të mërkurën. Ai shtoi se grupi E3 dhe vendet e tjera evropiane i kishin thënë Uashingtonit se ata nuk duan që embargoja e armëve ndaj Iranit të marrë fund, por ata nuk ishin në gjendje të ndërmerrnin ndonjë veprim që ta mbanin në fuqi embargon. Zoti Abrams tha se sanksionet “do të ndalonin Iranin që të përfshihet në aktivitete të lidhura me pasurimin dhe ripërpunimin, ndalimin e testimit dhe zhvillimin e raketave balistike si dhe sanksione mbi transferimin e teknologjisë bërthamore e raketore në Iran“.

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë se një Iran i lirë nga kufizimet do të çonte në destabilizim të mëtejshëm rajonal, konflikte të intensifikuara dhe një garë rajonale të armëve.

SHBA u përpoq, por dështoi në 14 gusht të zgjaste një embargo të skaduar të armëve kundër Iranit përmes një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Embargoja kundër shitjes ose transferimit nga ose në Iran të armëve konvencionale pritet të skadojë më 18 tetor, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Me bllokimin e zgjatjes së embargos, Uashingtoni pa rikthimin tek sanksionet e OKB-së, nën Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit, si rrugën e vetme për rivendosjen e embargos së armëve. Ndërsa SHBA përgatitet të rivendosë sanksionet kundër Iranit këtë fundjavë, vendet e E3-it ka gjasa të mos i përfillin ato.

Sipas JCPOA-së, pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB, plus Gjermania, ranë dakord me Iranin për të hequr gradualisht sanksionet ndërkombëtare në këmbim të kufizimeve në veprimtaritë bërthamore të Teheranit, për ta penguar atë të prodhojë bomba bërthamore. Marrëveshja gjithashtu hapte tregun iranian për më shumë investime të huaja.

Shtetet e Bashkuara u tërhoqën nga marrëveshja me Iranin në maj 2018, duke vendosur përsëri sanksione të njëanshme mbi Teheranin. Si përgjigje, Teherani rifilloi disa nga aktivitetet e tij bërthamore dhe në korrik 2019-s, theu marrëveshjen duke tejkaluar kufijtë si në pasurimin e uraniumit ashtu edhe në nivelet e rezervave. Irani ka mohuar që aktiviteti i tij bërthamor është për qëllime ushtarake./VOA/

Tags: iransanksioneSHBA

TË LIDHURA

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas
Bota

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati
Bota

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme
Bota

Zelensky para bisedimeve me Rusinë: Mundësi reale për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

18:43 | 02/02/2026
Next Post
Temperaturat ulen në mëngjes, por ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Ulje temperaturash, si do jetë moti ditën e sotme

Investigimi bombë për politikën pas plehrave/ Lidhjet e Arben Ahmetajt me biznesmenin në hije të inceneratorëve

Investigimi bombë për politikën pas plehrave/ Lidhjet e Arben Ahmetajt me biznesmenin në hije të inceneratorëve

Horoskopi, 21 prill 2020

Paraja, dashuria, fati/ Horoskopi, 18 shtator 2020







JU REKOMANDOJMË

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026
Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

Detaje të reja nga plagosja në Shijak/ Shkak një femër, kushërinjtë i drejtuan 45-vjeçarit pistoletë

10:41 | 28/01/2026
Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Dibrës, zbardhet arsyeja. Ja kush e zëvendëson

13:27 | 30/01/2026




TË FUNDIT

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera
Aktualitet

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

by mirseda
21:38 | 02/02/2026
0

Konflikti mes dy aksionerëve të Aeroportit të Vlorës është ashpërsuar më tej, teksa Behgjet Pacolli ka denoncuar...

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Shefi i NATO-s, Mark Rutte vizitë nesër Kiev/ Pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

21:07 | 02/02/2026
Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

Policia kap 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë

20:39 | 02/02/2026
Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

Netanyahu paralajmëron: Kush na sulmon, do përballet me pasoja, Izraeli gati

20:25 | 02/02/2026
Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

Aksident në Pukë–Qelëz, makina në greminë, shoferi në spital

20:19 | 02/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com