Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), ka zhvilluar sot mbledhjen e rradhës, për të shqyrtuar kadidaturat për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një njoftimi për mediat, KED bën me dije se nga 4 kandidatët, vetëm njëri prej tyre do të vazhdojë garën, dy janë skualifikuar, ndërsa një tjetër u tërhoq nga gara.
KED, ka vendosur lejimin e kandidimit të Altin Binaj, për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ka skualifikuar kandidatët, Artan Spahiu, Dedë Kasneci, ndërsa Gentian Mete u tërhoq.
Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji.
Ndërkohë, Presidenti i Republikës Ilir Meta, i dërgoi letër KED, ku i kërkonte marrjen e masave të menjëhershme për të bërë sa më shpejt funksionale Gjykatën Kushtetuese, dhe procesi të mos vonohet.