Markovanbasten Çema nuk është më lojtar i Kukësit. Raportohet se nga sezoni i ardhshëm, sulmuesi do të jetë pjesë e Erzenit në Kategorinë e Parë.
Çema u bashkua me Kukësin verën e kaluar, por për shkak të konkurencës, nuk ka marrë shumë minuta me verilindorët.
22-vjeçari nuk kishte shumë minuta te Kukësi, dhe për këtë arsye zgjodhi të largohej në një skuadër ku do të gjente më shumë hapësira.