Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pse duhet përdorur politikisht edhe një krizë si ajo e Kakavijës

5 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
“21 janari i Edi Ramës”

Nga Skënder Minxhozi

Prej muajsh, qëkurse ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Ilir Meta vazhdon të flasë dhe të sillet jo sikur është President i vendit, po sikur është një eurodeputet, që një shërbim nga ata më banalët e të zakonshmit, e ka hedhur nga Strasburgu a Brukseli për disa ditë në Tiranë, për të dhënë ca mend e këshilla, e për të ikur sërish nga ishte nisur. Vazhdon të bëjë politikë nga ajo më e keqja, të heqë nga vetja çdo përgjegjësi, dhe të mbajë ndezur një sherr të vazhdueshëm me maxhorancën. Aq sa rregullisht po fut në siklet edhe palën tjetër, opozitën, e cila shumë shpesh flet më butë kundër qeverisë, sesa vetë “simboli i unitetit të kombit”!

Para pak ditësh kilometra të tëra makinash, me mijëra njerëz të të gjitha moshave, u bllokuan për tre ditë me radhë në kufijtë jugorë me Greqinë. Një emergjencë humanitare me jo pak vuajtje për shqiptarët, që duhej të ishte zbutur e mpakur me ndërhyrjet energjike të të gjitha institucioneve të shtetit që kishin në dorë të bënin diçka.

Nuk është aspak e ekzagjeruar të thuhet se radhët e ngjashme të krijuara në Bullgari apo shtete të tjera kufitare me Greqinë, nuk janë një alibi e plotë dhe shteruese për qeverinë tonë. Ministra e zyrtarë të tjerë që merren me emergjencat, duhet të kishin shkuar më herët në Kakavijë e Kapshticë, megjithë karvanet e ndihmave nga pas, pasi të kishin bërë sensibilizimin e palës greke, në kanalet diplomatike që njihen e praktikohen në këto raste. Shtetit tonë nuk i funksionuan në kohë dhe qysh në orët e para reflekset e alarmit, që duhej të ishin vënë në lëvizje më shpejt dhe më fuqishëm, përballë një situate që si shkak primar ka kaosin që ka mbjellë mes shteteve pandemia e Covid 19.

Në këtë mozaik emrash, fytyrash, kompetencash dhe kartëvizitash VIP, Presidenti i Republikës është parimisht një ndër dy-tre protagonistët e parë që duhej të përpiqej të ushtrojë pushtetin që i jep zyra që mban, për të zgjidhur situata si ajo e Kakavijës. Ashtu siç zbriste në Laç e Durrës thuajse përditë, kur ra tërmeti, Ilir Meta nuk kishte pse ta këqyrte nga Jugu maisjen e vargut të makinave në kufijtë tanë me Greqinë, për të ardhur më pas në Tiranë e për të sulmuar Edi Ramën.

Kemi President Republike një politikan me njohje të gjera në të gjitha shtetet rrotull nesh, me përvojë diplomatike dhe instinkt natyral reagimi në momente krizash. Asnjëra nga këto cilësi nuk i pamë kësaj radhe. Pamë vetëm përdorimin e shëmtuar politik që Ilir Meta i bëri një halli treditor të mijëra bashkëkombësve të vet, të cilët e njohin për kryetar shteti, por që e shohin të sillet si kryetar partie.

Presidenti kishte detyrën institucionale që të merrte telefonin dhe të tentonte të lidhej me homologen e tij Sakellaropoulou. Ashtu si Pandi Majko mori në telefon Janullatosin, Meta kishte detyrimin që të bënte diçka konform pozicionit të tij, që në fund të fundit, të justifikonte më pas edhe politizimin që i bëri krizës së Kakavijës. Por kur vetë Presidenti qëndron krejt pasiv, nëse ai shkon e del në fotografi me hudhra e qepë apo endet maleve të Labërisë për të konsumuar pushimet e gushtit, nuk ka më pas asnjë të drejtë të ankohet për ata që s’kanë bërë punën në Tiranë.

Tags: kakavijakrizepolitikishtskender Minxhozi

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit

Marrëveshja në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit

UEFA merr vendimin për klubin e Prishtinës

UEFA merr vendimin për klubin e Prishtinës

Michelle Obama: Trump, “presidenti i gabuar” për vendin

Michelle Obama: Trump, “presidenti i gabuar” për vendin

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Pl*gosi bashkëjetuesen pas sh*rrit në shtëpi, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

by mirseda
13:37 | 16/08/2025
0

Një plagosje ka ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme. 41-vjeçari me iniciale F. C., ka plagosur me...

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

13:15 | 16/08/2025
Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

12:45 | 16/08/2025
Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com