Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Tensionet në Mesdhe/ Merkel telefonon Mitsotakis dhe Erdoganin

5 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Tensionet në Mesdhe/ Merkel telefonon Mitsotakis dhe Erdoganin

Një nga temat që u diskutuan në takimin e ministrave të jashtë të BE të premten pasdite, veç sanksioneve të mundshme kundër Bjellorusisë ishte përshkallëzimi në Mesdheun lindor.

Greqia dhe Qiproja mbështeten nga BE në mosmarrëveshjen për të drejtat e shpimit për gaz në Mesdheun Lindor. Sipas BE, Turqia po kërkon ilegalisht gaz në ujërat territoriale greke dhe qipriote. Por për momentin BE nuk do të vendosë masa ndëshkuese.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu i kishte siguruar kolegët e tij evropianë, pak para se ata të lidheshin me video, se Ankaraja nuk dëshironte që konflikti të përshkallëzohej. Sidoqoftë, sipas Cavusoglut, edhe Greqia duhet të sillet “në mënyrë të arsyeshme”. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias theksoi se vendi i tij shpresonte se nuk do të krijohej konflikt po të “mbeten të gjithë me mendje në kokë dhe të respektojnë ligjin ndërkombëtar”.

Kancelarja Merkel ndërmjetëson

Kancelarja Angela Merkel kishte telefonuar me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan për të qetësuar punët. Ajo u bëri thirrje të dyve për dialog dhe çshkallëzim.

Në Mesdheun lindor po qarkullon një anije eksploruese turke e shoqëruar nga marina turke. Erdogan njoftoi se kërkimet do të vazhdojnë deri më 23 gusht. Franca kishte filluar manovra detare me marinën greke para ishullit të Kretës për të frikësuar Turqinë. Ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e akuzoi Francën se sillej si “gangstere”.

Tre palët e konfliktit, Turqia, Greqia dhe Franca, janë aleatë të NATO-s. Greqia dhe Turqia grinden prej dekadash për çështje territoriale. Turqia akoma mban të pushtuar pjesën veriore të Qipros, anëtare e BE. /DW

TË LIDHURA

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar
Bota

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar

19:08 | 14/01/2026
Nga Rusia te Irani dhe…/ DASH pezullon përpunimin e vizave për 75 vende nga 21 janari
Bota

Nga Rusia te Irani dhe…/ DASH pezullon përpunimin e vizave për 75 vende nga 21 janari

17:09 | 14/01/2026
Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar
Bota

Pas kërcënimeve të Trump, kërkohet evakuim i menjëhershëm i bazës ushtarake amerikane në Katar

13:13 | 14/01/2026
Next Post
Përmbyset makina në rrugën kryesore, tre të plagosur

Shoferi humb kontrollin, furgoni i mallrave kthehet përmbys

“Normaliteti i ri kërkon kujdes”, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë

“Normaliteti i ri kërkon kujdes”, Manastirliu lëshon thirrjen e fortë

U kap ‘mat’ me modelen, Robert Berisha flet për herë të parë për jetën e tij (FOTO)

U kap 'mat' me modelen, Robert Berisha flet për herë të parë për jetën e tij (FOTO)







JU REKOMANDOJMË

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

“Mashkull pervers, zhigolo”, babai i Selinës ‘shpërthen’ ndaj Mirit: Nuk dua t’i…

14:45 | 08/01/2026
E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

E shpëtojnë udhëtarët e rastësishëm, nga ura e Vashës i riu tenton të …

13:55 | 09/01/2026
Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

Familjarët e Mirit reagojnë pas akuzave të ashpra të babait të Selin

19:49 | 08/01/2026
La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

14:01 | 14/01/2026




TË FUNDIT

Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”?
Showbizz

Kjo moderatore do prezantojë “Ferma VIP 3”?

by mirseda
19:51 | 14/01/2026
0

Sipas burimeve të “Kryefjalës”, moderatores Arbana Osmani i është besuar prezantimi i sezonit të tretë të reality-show-t...

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar

Trump paralajmëron Iranin, Britania tërheq personelin nga baza amerikane në Katar

19:08 | 14/01/2026
SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

SHBA pezullon vizat e emigracionit për Shqipërinë, refuzimi nis më 21 janar dhe pa afat

18:43 | 14/01/2026
Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

Tension dhe përplasje në “Elbasan Arena”, hidhen edhe stolat

18:38 | 14/01/2026
Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

Tregu te ‘5 Maji’ shkrumb e hi, shitësit dhe qytetarët: Duhen kushte sigurie

18:18 | 14/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com