Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kultura

Ndahet nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari

5 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha, W-Instant
Ndahet nga jeta gjuhëtari Jorgji Gjinari

Është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, Prof. Dr. Jorgji Gjinari, gjuhëtari dhe dialektologu i shquar.

Gjithë jetën e tij Gjinari ia dedikoi hulumtimit të të folmeve të gjuhës shqipe.

Jorgji Gjinari lindi në Berat, ku edhe kreu shkollimin fillor e më pas shkollën e mesme pedagogjike.

Më 1951 filloi studimet e larta në Institutin Pedagogjik 4-vjeçar, që u çel atë vit në Tiranë.

U diplomua në degën e Gjuhës Shqipe dhe të Letërsisë në atë institut më 1955. Po atë vit u emërua si punonjës shkencor në Institutin e Historisë dhe të Gjuhësisë, të themeluar rishtas në kuadrin e Institutit të Shkencave.

Së bashku me Engjëll Angonin (1928–2017) dhe Anastas Dodin (1933–2008), ishte ndër gjuhëtarët e parë të shkolluar në Shqipëri.

Fusha kryesore e punës së Jorgji Gjinarit si gjuhëtar ka qenë dialektologjia: hulumtimi në terren i të folmeve të gjuhës shqipe, brenda e jashtë kufijve të vendit, hartimi i punimeve përshkruese për këto të folme dhe më tej vështrime përgjithësuese për dukuri të veçanta dialektore dhe për struktura gjuhësore të dialekteve.

Gjinari ndërmori një varg ekspeditash në vise të ndryshme të vendit, nga Jugu në Veri, po ashtu në Kosovë dhe te ngulimet arbëreshe të Italisë.

Me vëzhgimet dhe materialet e mbledhura në terren hartoi një varg punimesh përshkruese për të folmet e hulumtuara, si e folmja e qytetit të Beratit dhe të folmet e disa krahinave, si Opari, Skrapari, Mallakastra, Myzeqeja, Devolli, Korça (qyteti dhe fusha e Korçës), Bregu i Bunës, Tropoja.

Për vite me radhë Gjinari drejtoi punën për një nga veprat përgjithësuese madhore të gjuhësisë shqiptare, “Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe” (vëllimi i parë 2007, 464 ff. dhe vëllimi i dytë 2008, 601 ff), duke qenë edhe një ndër hartuesit kryesorë të tij.

Ai është marrë po ashtu edhe me çështje të shqipes së sotme letrare, veçanërisht me marrëdhëniet e gjuhës letrare me dialektet dhe me bazën dialektore të gjuhës letrare.

Jorgji Gjinari ka mbajtur për vite me radhë (1958–1989) leksionet e lëndës së dialektologjisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe ka mbajtur ligjërata universitare edhe në Kosovë e në Maqedoni.

Ai ka qenë anëtar i Këshillit shkencor të Institutit, anëtar i redaksisë së revistës “Studime filologjike” dhe i komisioneve për organizimin e të gjitha konferencave shkencore e për botimin e materialeve të tyre. Ka dhënë ndihmesën e tij të vyer edhe si anëtar i komisionit organizues dhe delegat në Kongresin eDrejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (nëntor 1972).

Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, me rastin e 85-vjetorit të tij të lindjes organizoi një konferencë shkencore të posaçme, ku u vunë në dukje meritat dhe ndihmesat e shumta të prof. dr. Jorgji Gjinarit në fushën e dialektologjisë dhe të gjuhësisë shqiptare në tërësi.

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare në emër të anëtarëve të saj i shpreh familjes Gjinari ngushëllimet më të sinqerta e të thella për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur, prindit të urtë, zemërgjerë e fisnik.

Tags: gjuhetarJorgji Gjinarivepra

TË LIDHURA

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së në Tiranë nderon 250-vjetorin e Trupës së Marinsave

12:01 | 18/11/2025
Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga
Kultura

Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga

14:55 | 15/11/2025
Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”
Kultura

Riviera shqiptare, në listën e gjigandit financiar “JP Morgan”

12:22 | 12/11/2025
Next Post
Presidenti Trump, urdhër ekzekutiv për ndihmën për pandeminë

Presidenti Trump, urdhër ekzekutiv për ndihmën për pandeminë

Rikthehen vranësirat, parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit, 9 gusht 2020

Historia e çuditshme e kimikateve që e shkaktuan shpërthimin në Bejrut

Historia e çuditshme e kimikateve që e shkaktuan shpërthimin në Bejrut







JU REKOMANDOJMË

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

U hodh nga ballkoni në sy të fëmijëve dhe gruas, ndërron jetë 40-vjeçari në Korçë

09:47 | 17/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

Ja kush është personi që u qëllua me armë zjarri në Shkodër, policia sqaron detajet

21:55 | 15/11/2025
Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

Kosovë: Përfundon numërimi i votave; Vetëvendosja fiton në Prishtinë, Viti dhe Mitrovicën e Jugut

16:49 | 15/11/2025




TË FUNDIT

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

by mirseda
19:51 | 18/11/2025
0

Emergjencat pranë Bashkisë së Vlorës janë pozicionuar në terren pranë urës së Mifolit, në shtratin e lumit...

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

Situata me motin e keq në vend, evakuohen 5 anëtarët e një familjeje në Thumanë

19:30 | 18/11/2025
Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

Shqipëria pret shortin e Play Off të Botërorit pas përditësimit të FIFA-s

19:05 | 18/11/2025
Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

Trump pret princin saudit: 600 mld $ investime dhe 48 avionë F-35

19:01 | 18/11/2025
Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

Begaj niset drejt Pragës, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Çeki

18:21 | 18/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com