Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Shtohet vëmendja ndaj misioneve hapësinore

5 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji, W-Instant
Shtohet vëmendja ndaj misioneve hapësinore

Vëmendja ndaj misioneve hapësinore është shtuar!

Të premten, raketa gjigante Falcon 9 e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kepi Kanaveral i Floridës, me 57 satelitë në bord për instalimin e një sistemi interneti në hapësirë.

Raketa mbante gjithashtu dy anije hapësinore për klientin e fluturimeve BlackSky. Po gjatë javës që po mbyllet, dy astronautë të NASA-s u ulën me sukses në Tokë pas një udhëtimi drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Udhëtimi historik me njerëz në bordin e anijes komerciale të kompanisë SpaceX, i pari i këtij lloji, ka shtuar shpresat për të ardhmen.

Një verë plot zhvillime për kërkimet hapësinore kulmoi me zbritjen në Tokë të astronautëve Bob Behnken dhe Doug Hurley. Kjo ishte zbritja e parë në oqean e astronautëve amerikanë në 45 vjet.

Astronauti amerikan Bob Behnken tregoi mbi eksperiencën gjatë një konference shtypi.

“Ndërsa zbritëm përmes atmosferës, motorët punonin pothuajse papushim. Zhurma që bënin, dhe kam regjistruar disa momente, nuk tingëllon si zhurmë makine, por si një bishë”, tha zoti Behnken.

Në konferencën e shtypit foli edhe kolegu i tij në këtë mision, astronauti Doug Hurley.

“Futja në atmosferën e Tokës ishte shumë dinamike. Nga kapsula shihet vetëm një pamje e përgjithshme dhe është një mjedis që kërkon shumë punë. Flitet për flakët që pushtojnë anën e jashtme të kapsulës dhe padyshim edhe dritaret nuk u kursyen nga zjarri”, tha zoti Hurley.

Të dy udhëtuan në kapsulën “SpaceX Dragon” duke shënuar udhëtimin e parë në një mjet komercial të ndërtuar nga një kompani private në historinë 20 vjeçare të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Suksesi nënkupton një udhëtim së shpejti të një ekuipazhi me anijen SpaceX dhe ndoshta fluturime turistike vitin që vjen.

Ditë më parë, NASA nisi drejt planetit Mars mjetin hapësinor “Perseverance” për kërkime mbi mundësinë e gjurmëve të jetës.

Shkencëtarja Bethany Ehlman jep sqarime për misionin.

“Do të jemi në gjendje, sikurse me mjetet e tjera robotike, të studiojmë shkëmbinjtë që kanë rëndësi dhe të marrim kampione me madhësi sa një copë shkumës”, thotë dr. Ehlman.

Profesori i Universitetit “Stony Brook”, Scott McLennan thotë se për të studiuar më mirë mostrat e mbledhura nga automjeti robotik, ato do të sillen në Tokë.

“Mostrat janë dhurata që vazhdojnë të na befasojnë sepse ato janë aty ndërsa aftësitë tona për matje do të evoluojnë. Me kalimin e kohës ato përmirësohen. Gjithmonë mund të kthehemi mbrapa dhe të shqyrtojmë këto mostra të sjella në Tokë”, thotë profesor McLennan.

Mostrat mund të kenë të dhëna nëse jeta ka ekzistuar ndonjëherë në planetin e kuq. NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës do të bashkëpunojnë për sjelljen e tyre në Tokë rreth vitit 2031, shkruan “Voa”.

Tags: mision hapesinorraketëvemendje

TË LIDHURA

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç
Bota

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban  përgjegjësi
Aktualitet

Bllokohet e-Albania, paralizohet aktiviteti i bizneseve dhe fiskalizimi, AKSHI nuk mban përgjegjësi

15:14 | 27/01/2026
Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Next Post
Si paraqitet situata nga pandemia në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Si paraqitet situata nga pandemia në Itali? Dalin të dhënat e fundit

Hyrja e forcave serbe në Kosovë/ Hoti “thumbon” Haradinajn

Hyrja e forcave serbe në Kosovë/ Hoti “thumbon” Haradinajn

Pipero: Situata është shqetësuese, do hapet spitali Covid-3

Pipero: Situata është shqetësuese, do hapet spitali Covid-3







JU REKOMANDOJMË

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Sherr masiv në Tiranë, të rinjtë përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

19:29 | 04/02/2026
Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

Tragjedi! Tre motra u hodhën nga kati i nëntë i pallatit, më e vogla vetëm 12 vjeç

09:25 | 05/02/2026
Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

Thellohet konflikti në Aeroportin e Vlorës/ Pacolli: Po më marrin duty free-t dhe shërbimet e tjera

21:38 | 02/02/2026




TË FUNDIT

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, tre persona të plagosur

by mirseda
10:17 | 05/02/2026
0

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e sotëm rreth orës 09:15, në rrugën nacionale Gjirokastër–Tepelenë. Në aksident...

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

U helmuan nga rrjedhja e gazit, zbulohen identitetet e familjes shqiptare që humbën jetën në Itali

10:10 | 05/02/2026
Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj  459 fëmijëve

Tronditëse në Australi, një 27-vjeçar akuzohet për abuzim seksual ndaj 459 fëmijëve

09:59 | 05/02/2026
Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

Shiste ora “Rolex” imitime kontrabandë, e pëson pronari i dyqanit në Berat

09:55 | 05/02/2026
Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

Lufta për mineralet kritike, si SHBA synon të thyejë dominimin e Kinës

09:38 | 05/02/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com