Ministria e Shëndetësisë bwn me dije se aktivitet sportive në vend lejohen të rinisin nga 1 qershori, por pa praninë e tifozëve.
Federata Shqiptare e Futbollit merr në këtë mënyrë miratimin zyrtar për të ristatuar sezonin futbollistik sipas programit të hartuar dhe publikuar kohë më parë.
Superliga starton më 3 qershor me 5 sfida, të vlefshme për javën e 27-të, katër prej do të luhen në orën 17:30 ndërsa sfida Partizani-Skënderbeu do të luhet në mbrëmje në orën 20. Kategoria e parë, sipas programit do të startoj më 7 qershor.